LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vendet e BE kanë bllokuar raportin IBAR pasi Rama bllokoi arrestimin e Ballukut

Në një njoftim për shtyp, Berisha thekson se vendimi i qeverisë për të mos lejuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka sjellë pasoja të menjëhershme, duke detyruar disa vende të BE-së të ndalin miratimin e raportit më të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

30 Mars 2026, 13:02 Nga I.A
Berisha: Vendet e BE kanë bllokuar raportin IBAR pasi Rama bllokoi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë bllokuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke ndikuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit të vendit. Në një njoftim për shtyp, Berisha thekson se vendimi i qeverisë për të mos lejuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka sjellë pasoja të menjëhershme, duke detyruar disa vende të BE-së të ndalin miratimin e raportit më të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Sipas tij, raporti IBAR, që vlerëson përparimin në sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në kapitujt 23 dhe 24, nuk është miratuar, duke e lënë Shqipërinë në “vendnumëro”. Berisha theksoi se pa miratimin unanim të këtij raporti nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria nuk mund të avancojë në procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave.

Ai bëri gjithashtu krahasimin me Malin e Zi, për të cilin raporti IBAR është miratuar unanimisht, duke e cilësuar këtë si provë të diferencës në ecurinë e integrimit mes dy vendeve.

“Ky vendim detyroi një numër vendesh anëtare të BE që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit. Raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë. Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se derisa vendet anëtare të BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve. Kjo është e vërteta. Pra, Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara. Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim. Pra, shqiptarët ta kenë të qartë se Edi Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij duke bllokuar me parlament arrestimin e Lubi Ballukut, bllokoi de facto procesin e integrimit në BE.

Bëj këtë sqarim për mediat, me lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte. Këto janë shpjegimet dhe komentet që bënë përfaqësuesit e Komisionit Europian për radion Europa e Lirë, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të mos mashtrohen nga propaganda e Edi Ramës, dhe ata të Serbisë nga propaganda e Aleksandër Vuçiç. Por, e vërteta është se IBAR për Malin e Zi kaloi pozitivisht. U votua unanimisht raporti i standardeve. Raporti IBAR për Shqipërinë, për shkak të kthimit mbrapa të Shqipërisë, nuk u votua dhe kërkon votim unanim. Janë disa vende, jo një vend, që kundërshtojnë në mënyrë të prerë pas vendimit të Edi Ramës për të asgjësuar sistemin e drejtësisë. Të marrim përpjekjet e Edi Ramës për të hequr dorë dhe për t’u anëtarësuar si vend anëtar i dorës së dytë jo me të drejta të plota në BE. Dhe këtu, shqiptarët duhet ta dinë se në BE nuk ekzistojnë anëtarë të dorës së parë dhe të dytë. Sigurisht janë vendet kryesore që kanë peshën më të madhe, por e vërteta është se këto, në tryezën e vendimeve, ulen si të barabarta të gjitha vendet dhe asnjë nuk ulet si i dorës së parë apo dorës së dytë.

Për BE-në, nuk ekziston kuadër ligjor për anëtarësime të dorës së dytë. Dhe për t’u miratuar ky kuadër ligjor, duhet të votojnë të gjitha vendet. Pra, përpjekja Rama-Vuçiç është thjesht një përpjekje e turpshme për të cilën ata dëshmuan se janë të gatshëm të sakrifikojnë interesa kombëtare, dinjitetin kombëtar për pushtetin e tyre. Dhe nuk ka pothuajse asnjë mundësi të pranohet si alternativë. Nuk ekziston kuadër ligjor. Por në rast se do ekzistonte një kuadër ligjor, Edi Rama mendon se me drejtësinë e kontrolluar prej tij, ai mund të përfitonte anëtarësimin si vend i dorës së dytë. Jo absolutisht. Sepse shteti ligjor dhe funksionimi i tyre janë kushte themelore për të qenë pjesë e BE. Hiq votat nga ti, është puna jote, vetëposhtërim. Zhvillo farsa elektorale, nuk pranohesh. Nuk ka shtet ligjor pa zgjedhje të lira. Nuk ka shtet ligjor pa drejtësi të pavarur. Nuk mund të jesh në hapësirën evropiane sepse interesat evropiane në këtë hapësirë janë të tillë. Pra, edhe letra famëzezë Rama-Vuçiç është një dokument turpi i arkivuar në histori pa asnjë vlerë,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj