LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare

Berisha tha se kjo deklaratë tregon sesi Vuçiç sillet si një ultranacionalist që nuk respekton asnjë nga të Drejtat e Njeriut.

13 Mars 2023, 12:12 Nga f.g
Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të dënojë deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me asosacionin e komunave shqiptare. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo deklaratë tregon sesi Vuçiç sillet si një ultranacionalist që nuk respekton asnjë nga të Drejtat e Njeriut. Deklarata e Berishës është nxitur nga qëndrimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit i ka quajtur “marrëzi” kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët kërkojnë një Asociacion të Komunave Shqiptare në jug të Serbisë.

Deklarata e Berishës për Vuçiç: 

Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në një deklaratë të papërgjegjshme, kërkesës së shqiptarëve në Serbi, për një asociacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë. Ai, të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë, për të pasur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre, e quajti marrëzi. Marrëzi nuk mund të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asociacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standard për bashkëkombasit e tu, të cilin nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera. Të gjithë pakicat mund të kenë shoqatat e tyre në përputhje me Kushtetutën, por Vuçiç e quan marrëzi këtë sepse përdor metodat më të dënueshme spastrimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar, sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë lekët, paçka se i zoti i shtëpisë u vjen në dyqan duke bërë pazare. I çregjistron nga Gjendja Civile në mënyrën më absurde. Por regjistri më i fundit dëshmoi se në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë. Dënoj qëndrimin e tij. Dënoj gjithashtu deklaratat se në kuadrin e tij në rajonet e Serbisë, do vizitojë Kosovën. Këto janë deklarata që rrisin tensionet në rajon.

Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme, datës 18 mars, takimit që zhvillohet në Ohër për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare, por edhe rajonale. Të cilin kryeministri i Kosovës e ka miratuar plotësisht, por nuk e ka firmosur presidenti i serbomadhisë dhe tani nxjerr teori pas teorie. Kërkon duke i mohuar një etnie në vendin e tij të drejtën për asociacion. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj këtij autokrati serbomadh. Mbështes krijimin e asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Me politikat e tij, Vuçiç është gjeneratori kryesor i tensioneve në rajon./Dosja.al

sali berisha aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj