LIVE UPDATES
Politike

"Bie ndesh me standardet e BE", Zhupa: Projektligji i zonave të mbrojtura sjell masakër mjedisore

Nga Kepi i Rodonit, ajo tha se projektligji është i pakonsultuar dhe bie ndesh me standardet e BE-së.

31 Janar 2024, 12:34 Nga r.ll
"Bie ndesh me standardet e BE", Zhupa: Projektligji i zonave të
Ina Zhupa

DURRËS- Deputetja Ina Zhupa denoncoi sërish projektligjin e zonave të mbrojtura.

Nga Kepi i Rodonit, ajo tha se projektligji është i pakonsultuar dhe bie ndesh me standardet e BE-së. Zhupa tha se projektligji sjell masakër mjedisore.

DEKLARATA PËR MEDIA

Sot ndodhem ne zonën e Kepit të Rodonit, është një zonë e mbrojtur që deri tani i ka shpëtuar masakrës mjedisore pikërisht nga mbrojtja që i vjen nga “Ligji i Zonave të Mbrojtura”.

Deputetë socialist pikërisht këtë gjë duan të shkatërrojnë, duan të ndryshojnë ligjin “Për Zona e Mbrojtura” duke i hapur rrugë ndërtimit, veprimtarive ekonomike në këto zona.

Para disa ditësh unë kam denoncuar nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe gjithashtu do të denoncoj zona të tjera për të kuptuar të gjithë qytetarët se kush janë targetët që kanë vendosur për të ndërtuar oligarkët dhe për të përfituar klientët e pushtetit.

Shkatërrimi i zonave të mbrojtura është i sigurtë me projektligjin që kanë sjellë në Kuvend 12 deputetë socialist sepse heq çdo barrierë për të ndërtuar apo për të bërë veprimtari të ndryshme ekonomike fitimprurëse brenda këtyre zonave.

Kepi i Rodonit përbën një nga pikat më të rëndësishme turistike, mjedisore, kulturore, historike të Shqipërisë dhe rrezikon shumë nëse ai ligj kalon.

Deputetët socialist nuk janë konsultuar me asnjë grup interesi, me shoqërinë civile, nuk janë konsultuar as me qytetarët pasi ky është një ligj që prek drejtpërdrejt interesat e qytetarëve sepse bëhet fjalë për zonat e mbrojtura në të gjithë Shqipërinë.

Po ashtu ky projektligj i deputetëve socialist shkon ndesh me standardet e Bashkimit Europian, ndërkohë që ne jemi një vend që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe kemi detyrimin përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian.

Diskutimet mediokre që janë zhvilluar në komisionet online na kanë treguar që nuk kanë arritur dot deputetët socialist që të tregojnë një arsye të vetme se pse duhet të bëhen këto ndryshime në ligjin e zonave të mbrojtura. Dhe e vetmja arsye sipas tyre është sepse nuk janë shfrytëzuar këto zona për të ndërtuar në to dhe për të bërë veprimtari ekonomike, kjo gjë bie ndesh me interesin e qytetarëve shqiptar dhe interesin e Shqipërisë.

Ne do të bëjmë gjithçka për të sensibilizuar opinionin publik edhe për ta kundërshtuar në të gjitha format ligjore dhe gjyqësore brenda dhe jashtë vendit këtë projektligj që bën një dëm të madh në zonat e mbrojtura të Shqipërisë dhe në mushkëritë e Shqipërisë.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj