LIVE UPDATES
Politike

Bilanci vjetor i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Ia vlejti reformimi i drejtësisë, çështjet e mbetura janë sfidë

Sadushi u shpreh se për vitin 2022, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 2,355 çështje administrative e civile (76%), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 728 çështje (24%).  

30 Dhjetor 2022, 13:49 Nga A.B
Bilanci vjetor i Gjykatës së Lartë, Sadushi: Ia vlejti reformimi
Sokol Sadushi

TIRANË- Zëvendës kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka bërë bilancin për vitin 2022 të institucionit ku ai drejton. Ai u shpreh se viti që u la pas ishte viti i krijimit të besimit të gjyqësorit. Gjykata e lartë ka 15 gjyqtarë që mundësojnë formimin e dy trupave gjykuese për çdo kolegj dhe 3 trupa gjyqësore me 5 gjyqtarë që njësojnë praktikën gjyqësore. Sadushi tha se nga 36.000 çështje që prisnin për t'u gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764.  

Ai u shpreh se për vitin 2022, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 2,355 çështje administrative e civile (76%), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 728 çështje (24%).  

Sadushi shtoi se përçimi i standardeve të gjykimit kasacional në kohë dhe sipas metodave bashkëkohore të publikimit ka rezultuar mjaft efektiv gjatë vitit 2022, falë edhe punës së Qendrës së Dokumentacionit, një strukturë e re e krijuar posaçërisht për këtë qëllim. 

'Një zhvillim pozitiv gjatë vitit 2022 ka qenë edhe reflektimi i institucioneve publike për të tërhequr rekurset, për shkak të humbjes së aktualitetit apo të krijimit të bindjes se nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. Janë rreth 1,893 rekurse të tërhequra nga institucionet publike, ndërkohë që deri tani janë dhënë rreth 993 vendime për heqje dorë nga rekursi (621 vendime nga Kolegji Administrativ dhe 372 vendime nga Kolegji Civil). Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja që dukshëm janë të pabazuara. Vetëm kështu mund të parandalohet krijimi i një stoku të ri. '- tha ndër të tjera Sadushi.

DEKLARATA E PLOTË:

Takimi ynë në çdo fund dhjetori është një detyrim për informimin e opinionit publik mbi çfarë është bërë për të përmbushur misionin e dhënies së drejtësisë, ashtu si edhe për t’ju shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj shumë të vlefshëm që ndihmon në konsolidimin e demokracisë dhe veçanërisht në konfigurimin e një marrëdhënieje të re mes gjykatës dhe medias e publikut.  

Gjykata e Lartë vlerëson vëmendjen tuaj dhe trajton me seriozitet çdo kritikë cilësore që vjen nga media, shoqëria civile dhe opinioni publik. Viti 2022 për Gjykatën e Lartë mund të cilësohet si viti i krijimit të besimit se gjyqësori i ringritur po funksionon. Bazuar në disa elemente të matshëm objektivisht, Gjykata e Lartë ka tashmë: 

·         15 gjyqtarë që mundësojnë formimin e dy trupave gjykuese për çdo kolegj, 

·         3 trupa gjyqësore me 5 gjyqtarë që njësojnë praktikën gjyqësore,  

·         Kolegjet e Bashkuara si trupë vendimmarrëse për ndryshimin e praktikës gjyqësore,  

·         Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që ka zgjidhur ngërçin e plotësimit të vakancave, duke emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe një staf administrativ që vijon të plotësohet gradualisht.    

Për këto arsye ndihemi të bindur se reformimi i drejtësisë ia vlejti dhe është e dukshme se drejtësia po bëhet, si në aspektin e drejtësisë penale, civile dhe administrative. Nëse e masim reformimin e drejtësisë në çdo aspekt, duke filluar me parandalimin, edukimin, hetimin e shkeljeve, ndëshkimin deri në dhënien e vendimit gjyqësor, atëherë drejtësia është duke funksionuar. Këtë e dëshmon më së miri fakti që Gjykata e Lartë ka një veprimtari transparente dhe të aksesueshme nga kushdo.  

Prej tre vjetësh, fokusi i opinionit publik ka qenë tek ulja e numrit tepër të lartë të çështjeve të prapambetura. Kjo ishte dhe vijon të mbetet një prej sfidave kryesore të trupës së gjyqtarëve. Nga 36.000 çështje që prisnin për tu gjykuar në mars të vitit 2020, sot numri i çështjeve të prapambetura (backlog) është ulur në 29,010, ndërkohë që numri i vendimeve të marra për këtë periudhë është 11.764.  

Raporti ndërmjet çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë dhe vendimeve që dalin prej saj është në favor të këtyre të fundit, gjë e cila ka sjell edhe uljen e ndjeshme të çështjeve që presin për gjykim. Për vitin 2022 janë regjistruar rreth 2,082 çështje të reja. Janë dhënë 6,179 vendime gjyqësore, ose 412 vendime për gjyqtarë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2017, kur Gjykata e Lartë kishte përbërje të plotë me 17 gjyqtarë dhe 33 këshilltarë, çdo gjyqtar gjykonte mesatarisht 256 çështje në vit. Shifrat tregojnë se, shkalla e evadimit të çështjeve (clearance rate) për çdo gjyqtar është mbi 270%! Ky është një tregues mjaft i mirë i performancës së lartë të gjyqtarëve. Megjithatë, përtej sasisë së çështjeve që shqyrtohen, gjyqtarët janë të fokusuar veçanërisht tek cilësia e vendimmarrjes, sepse drejtësia materializohet tek vendimi, tek argumentimi dhe tek zbatimi me korrektësi i ligjit.  

Funksioni kushtetues i Gjykatës së Lartë për zhvillimin, njësimin apo ndryshimin e praktikës gjyqësore ka qenë dhe mbetet orientimi kryesor për të gjithë trupën. Janë marrë 4 vendime njësimi (2 nga Kolegji Penal dhe 2 nga Kolegji Civil), ndërkohë që ka filluar procedura dhe pritet të njësohen 2 çështje nga Kolegji Administrativ, 2 nga Kolegji Civil dhe 4 nga Kolegji Penal.  

Për shkak të mosfunksionimit për disa vite të Kolegjeve të Bashkuara, tashmë pas riformatimit është realizuar shqyrtimi i 10 çështjeve (penale, civile dhe administrative) të mbetura pezull, për 9 prej të cilave është vendosur kalimi për shqyrtim në kolegje me 5 gjyqtarë dhe vetëm për 1 çështje penale, Kolegjet e Bashkuara vendosën të ndryshojnë praktikën gjyqësore.  

Përherë e kemi evidentuar si një problematikë shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Rreth 80% e rekurseve të paraqitura rezultojnë të pasuksesshme. E ndarë sipas fushave, nuk kalojnë testin e pranueshmërisë 75% e rekurseve në Kolegjin Civil, 83% në Kolegjin Administrativ dhe 80% në Kolegjin Penal. Në raportin ndërmjet individëve e personave juridik privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit është në favor të të parëve. Për vitin 2022, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 2,355 çështje administrative e civile (76%), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 728 çështje (24%).  

Moskalimi i testit të pranueshmërisë në afro 80% të rekurseve të paraqitura adreson shqetësimin tek aktorët e sistemit të drejtësisë, përfshirë avokatët privatë, Avokaturën e Shtetit, si dhe prokurorinë, të cilët kanë detyrimin të vlerësojnë ekzistencën e shkaqeve të mjaftueshme ligjore, përpara se të vendosin t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.  

Gjykata e Lartë kërkon dhe zbaton metoda për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të së drejtës me natyrën e gjykimit dhe paraqitjen e rekurseve, i cili si në formë, ashtu edhe në përmbajtje duhet të respektojë shkaqet strikte ligjore, referuar modelit të miratuar nga Këshilli i Gjykatës së Lartë, që gjendet lehtësisht në faqen e saj zyrtare. Përçimi i standardeve të gjykimit kasacional në kohë dhe sipas metodave bashkëkohore të publikimit ka rezultuar mjaft efektiv gjatë vitit 2022, falë edhe punës së Qendrës së Dokumentacionit, një strukturë e re e krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Përveç publikimit në kohë reale të vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, si dhe botimeve të posaçme, përgatitet dhe shpërndahet tek praktikantët e së drejtës, periodikisht, buletini informativ elektronik, me vendimet e përzgjedhura të kësaj gjykate, një zgjidhje krejt origjinale për sistemin gjyqësor.  

Një zhvillim pozitiv gjatë vitit 2022 ka qenë edhe reflektimi i institucioneve publike për të tërhequr rekurset, për shkak të humbjes së aktualitetit apo të krijimit të bindjes se nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. Janë rreth 1,893 rekurse të tërhequra nga institucionet publike, ndërkohë që deri tani janë dhënë rreth 993 vendime për heqje dorë nga rekursi (621 vendime nga Kolegji Administrativ dhe 372 vendime nga Kolegji Civil). Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja që dukshëm janë të pabazuara. Vetëm kështu mund të parandalohet krijimi i një stoku të ri. 

Padyshim që është bërë shumë, por për qytetarët të cilët presin drejtësinë në kohë sa më të shpejtë nuk është mjaftueshme. Kolegjet e Gjykatës së Lartë janë përpjekur maksimalisht të trajtojnë çështjet, jo thjesht si raste individuale, por edhe si një mekanizëm për të standardizuar praktikën për raste të ngjashme. Kjo strategji e qartë ka ndikuar në shqyrtimin më të shpejtë të dosjeve me të njëjtën natyrë, parametër ky, që synohet të rritet në vitin 2023.  

Duhet të jetë e qartë për cilindo se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Këtë e parashikon kuadri kushtetues e ligjor dhe jemi munduar ta theksojmë në çdo vendim që merret nga trupa e gjyqtarëve. Ne e kuptojmë mjaft mirë se qytetarët dhe opinioni publik presin përgjigje të shpejtë dhe të drejtë nga gjykata. Për këtë jemi të angazhuar maksimalisht dhe jemi të bindur se vit pas viti, do të arrijmë t’u japim përgjigje shteruese të gjithë rekurseve të depozituara pranë Gjykatës së Lartë. 

sokol sadushi gjykata e larte

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën