LIVE UPDATES
Politike

Binaj “ndez motorët” e opozitës! Ermal Hasimja Hasimja zbulon prapaskenat nga takimet e PD-së: Isha spektator, u zhvillua një takim...

Ai u shpreh optimist për bashkëpunimin opozitar, duke theksuar se vetëm pesë muaj më parë, një situatë e tillë e bashkuar mes forcave opozitare do të ishte e paimagjinueshme.

21 Tetor 2025, 21:50 Nga M.L
Binaj “ndez motorët” e opozitës! Ermal Hasimja Hasimja
Ermal Hasimja

TIRANA- Pedagogu Ermal Hasimja ka zbuluar detaje nga takimet e opozitës në mbështetje të kandidatit Florjan Binaj. Në një lidhje direkte për Vizion Plus, Hasimja tha se në mbledhjen e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj është diskutuar edhe për koordinimin dhe ndarjen e detyrave mes partive gjatë fushatës. Ai u shpreh optimist për bashkëpunimin opozitar, duke theksuar se vetëm pesë muaj më parë, një situatë e tillë e bashkuar mes forcave opozitare do të ishte e paimagjinueshme.

INTERVISTA E PLOTË:

-Deri më sot jemi mësuar të të prezantojmë si analist politik, por tanimë mund të themi veprimtar politik. Si e vlerëson takimin e sotëm?

Hasimja: Ishte një takim fillestar për të shprehur gatishmërinë, për të deklaruar dhe shpallur gatishmërinë e partive opozitare për të bashkëpunuar në këtë projekt të përbashkët që kanë në mbështetjen e Florian Binajt. Pra, ishte një hap i parë, ku secili praktikisht shpall atë mbështetjen e vet dhe nis puna koordinuese tani midis partive. Kështu e shikoj unë, të paktën, sepse gjithsesi edhe unë isha më shumë spektator aty, meqenëse nuk është se as nuk përfaqësoj ndonjë parti dhe as nuk jam subjekt politik vetë.

Duke marrë pjesë aktivisht në një aksion politik, sigurisht që beson në kauzën apo qëllimin e këtij aksioni. A beson, ose sa beson, se funksionon apo do të funksionojë bashkimi i opozitës?

Hasimja: Deri tani ka rezultuar që funksionon. Po të kthehemi në fakt nja katër, pesë muaj më përpara, askush nuk e mendonte që do të ishim në këtë lloj pike ku e gjithë opozita do të bashkohej praktikisht. Dhe unë mendoj që është një arritje e madhe kjo dhe është një arritje që u bë e mundur pikërisht falë kësaj ideje për një kandidat të pavarur që do të vinte jashtë partive politike. Kjo më duket shumë pozitive, për aq kohë sa të gjitha partitë e opozitës kanë të njëjtin qëllim dhe objektiva politikë.

-Disa javë më parë, Partia Mundësia u paraqiti idenë e kandidatit Ermal Hasimja. Tani, kur kanë kaluar disa javë, çfarë mund të thuash duke reflektuar,  përse nuk funksionoi ajo skemë politike?

Hasimja: Nuk është se nuk funksionoi. Mua më duket që funksionoi shumë mirë. Jo në raport me emrin tim, por me emrat që u paraqitën, domethënë Florian Binaj dhe tre emra të tjerë. Më duket që pati, se është dhe vështirë pasi të flas për diçka kur kam qenë i përfshirë dhe vetë, që duket si mendjemadhësi. Po, domethënë, pati reagime shumë pozitive për këtë lloj procesi. Pati reagime pozitive për emrat që u paraqitën, por mbi të gjitha për idenë që të gjitha Partitë e opozitës mund të bashkoheshin duke marrë, në fakt, mbështetjen jo thjesht të njëra-tjetrës në këtë projekt, në këtë garë, por duke i garantuar në një farë mënyre edhe elektoratit të lëkundur ose të zhgënjyer që edhe ata e kanë të ofruar përfaqësuesin e tyre në këtë lloj bashkëpunimi.

-Ermal, tani si vëzhgues apo si analist politik, me këtë që ndodhi,  e këtë pezullim të fushatës të datës në 9 nëntor për Tiranën. Kur beson, kur mendon se do të ketë zgjedhje për Tiranën?

Hasimja: Nuk e di, sepse janë versione të ndryshme. Tani është e vështirë të parashikohet, aq më tepër kur këtu edhe vendimet e drejtësisë paragjykohen. Unë nuk do çuditesha as sikur të kishim zgjedhje në fillim të nëntorit, as në mes të dhjetorit, as edhe pastaj në fund të janarit. Kështu që është komplet e paparashikueshme, fatkeqësisht. Do duhej që në një vend ku Kushtetuta respektohet, kur dhe institucionet e tjera respektojnë Kushtetutën, do duhej në fakt që gjërat të ishin plotësisht të parashikueshme. Megjithatë, në thelb nuk ka ndonjë rëndësi aq të madhe, aq më tepër që të dy kandidatët në një farë mënyre njihen, nuk janë të panjohur për publikun. Beteja do të zhvillohet. Tashmë e ka atë komponentin e vet teknik. Natyrisht, çfarë do të propozojnë të gjitha palët, por ndoshta më e rëndësishme sesa kjo është çështja e gjykimit të vetë personazhit. Nuk është situata ideale politike. Në një situatë ideale do duhet të gjykoheshin edhe programet. Por në rastin konkret program do të ketë, po nuk do të jenë ato, me shumë gjasë, që do të marrin vëmendjen kryesore, por do të gjykohet mbi të gjitha vullneti i mirë i një kandidati dhe i tjetrit për të qeverisur Tiranën. Kjo do të jetë, elementi që do të bëjë që të anojë balanca në një kah ose në një tjetrin.

ermal hasimja florjan binaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj