LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Dy të tretat e ujit të hedhur në rrjet humbet pa të ardhura, thotë ERRU

Vetëm gjatë vitit 2023, investimet në rrjetin e ujësjellësve dhe kanalizimeve ishin në masën 15.5 miliardë lekë (rreth 150 milionë euro), para këto që teorikisht, duke zëvendësuar tubat e amortizuar, do të sillnin reduktimin e rrjedhjeve të lira apo duke instaluar matësa, do të sillnin reduktimin e derdhjeve të papaguara nga konsumatorët. E megjithatë, nëse shikohen shifrat e humbjeve në rrjet, gjithë ky mal me para nuk ka dhënë kurrfarë efekti. Përkundrazi, humbjet kanë pësuar një rritje të vogël.

29 Mars 2024, 17:03 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Dy të tretat e ujit të hedhur në rrjet humbet pa të
Foto ilustruese

TIRANË-Taksapaguesit shqiptarë kanë angazhuar gjatë viteve të fundit qindramilionë euro investime për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, para këto që i shtohen edhe qindra milionë euro të tjera të financuara nga donatorët e huaj. E megjithatë, prej vitesh, këto qindra milionë euro dukshëm nuk po japin efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit, i cili është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin e një ish-drejtori të UK Tiranë së fundmi.

Vetëm gjatë vitit 2023, investimet në rrjetin e ujësjellësve dhe kanalizimeve ishin në masën 15.5 miliardë lekë (rreth 150 milionë euro), para këto që teorikisht, duke zëvendësuar tubat e amortizuar, do të sillnin reduktimin e rrjedhjeve të lira apo duke instaluar matësa, do të sillnin reduktimin e derdhjeve të papaguara nga konsumatorët. E megjithatë, nëse shikohen shifrat e humbjeve në rrjet, gjithë ky mal me para nuk ka dhënë kurrfarë efekti. Përkundrazi, humbjet kanë pësuar një rritje të vogël.

Raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, Shqipëria vlerësohet se tërhoqi nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t'i dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua. Në vitin 2022, humbjet ishin në masën 63.7%. Sipas ERRU, tërheqjet e ujit nga natyra u rritën me 7 milionë metra kub ndërsa uji i faturuar u shtua me vetëm 0.63 milionë metra kub.

Ujësjellësi i Durrësit është si zakonisht kampion sa i përket humbjeve apo ujit të furnizuar pa të ardhura. Në këtë njësi, 72% e ujit humbi pa u paguar. Kostoja e humbjeve është e stërmadhe këtu veçanërisht për shkak se, për pothuajse çdo litër ujë të paguar, ujësjellësi duhet të nxjerrë me pompa nga nëntoka katër litra ujë, gjë që e rrit koston e energjisë elektrike katërfish. Ujësjellësi i Durrësit u shpall ndërmarrje me likujdim me mbi 160 milionë euro borxhe dhe me një kapital negativ prej 30 milionë euro.

Në total, shqiptarët paguan 10.6 miliardë lekë për faturat e ujit dhe të kanalizimeve ndërsa kompanitë konsumuan në total 13.5 miliardë lekë, ku humbjet paguhen gjithashtu nga qytetarët, por përmes sistemit të taksave. Kostot e operimit të ujësjellësve pësuan një rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të reduktimit të çmimit të furnizimit me energji elektrike, gjë që përbën një pjesë të konsiderueshme të kostos së përgjithshme për disa ujësjellës në zonat e ultësirës, ku uji nxirret nga nëntoka me puse dhe pompa.

Humbje të tjera marramendëse vërehen edhe në Ujësjellësin e Lezhës, ku 71% e ujit ikën pa të ardhura, apo Elbasani me 69%. Gjithsesi, peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësave të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit dhe ku humbjet janë në masën 60%. Ujësjellësi me humbjet më të ulëta është Pogradeci, por edhe këtu, një në çdo tre litra ujë të hedhura në rrjet humbasin në drejtim të paditur. Korça është i vetmi ujësjellës në vend me furnizim 24 orë. Kamza është qyteti ku furnizimi me ujë është vetëm 4 orë në ditë.

Ujësjellësat janë menaxhuar tashmë prej vitesh nga zyrtarë politikë të Partisë Socialiste në pjesën dërrmuese të vendit. Së fundmi, Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u arrestua si pjesë e një grupi drejtorësh, të cilët, akuzohet se kanë krijuar një kompani nga e cila janë vjelë para përmes tenderëve të manipuluar nga bashkia në përgjithësi dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë në veçanti. Kompania 5D, e cila, sipas prokurorisë, rezulton nën pronësi të tërthortë të drejtorëve, ka pasur të ardhura në masën 22 milionë euro që nga themelimi në vitin 2016, pak muaj pasi në Bashkinë e Tiranës erdhën në pushtet socialistët me kryetarin Erion Veliaj.

Ujësjellësit kryesorë të vendit kërkuan rritje tarifash për herë të fundit në vitin 2017, nën supozimin se paratë i nevojiteshin për të mbuluar nevojat për investime, të cilat do të sillnin reduktim të humbjeve dhe rritje të cilësisë së furnizimit me ujë. Gjashtë vjet më pas, humbjet në rrjet mbeten saktësisht në të njëjtin nivel që ishin në atë kohë. Vetëm se paratë janë paguar me tarifat e rritura dhe investimet nga buxheti qendror kanë qenë gjithashtu të bollshme./BIRN 

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj