LIVE UPDATES
Politike

BIRN: KLGJ dhe KLP, opozita konteston skualifikimin e kandidatëve në Kuvend

Nënkomisioni parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve shtyu vendimarrjen, pasi opozita kontestoi raportin e përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

4 Qershor 2024, 09:30 Nga r.ll
BIRN: KLGJ dhe KLP, opozita konteston skualifikimin e kandidatëve në
foto ilustruese

TIRANË- Nënkomisioni i posaçëm paralamentar nuk arriti të merrte një vendim të hënën për listën e emrave që kandidojnë për anëtarë në dy organet drejtuese të drejtësisë – Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë – nga të cilët do të përzgjidhen 2 anëtarë të rinj për secilin këshill.

Deputetët mund të vendosin me konsensus që të rikthejnë në garë emrat e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por vendimi u shty për të premten pas debateve mbi raportin e paraqitur nga ai.

Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj lexoi para deputetëve raportin e verifikimit dhe arsyet ligjore që sipas tij janë bërë shkak për skualifikimin nga gara të 6 kandidatëve nga të dy listat, por argumentet e tij nuk i bindën anëtarët e opozitës.

Në raportin e tij, Gjonçaj ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe, me arsyetimin se ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokatë në 10 vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe.

Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.

Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj. Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë.

Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite, ndërsa Vishaj për shkaqet që lidhen me të qënit si kandidat më herët nga radhët e pedagogëve.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi pretendoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit  kishte shkelur afatet kushtetuese për hartimin e raportit, kishte kryer veprime ekstraligjore për verifikimin e tyre dhe kishte përdorur dy standarde në zbatimin e kritereve të kualifikimit.

“Njërin kandidat (Fatos Lazimi) e ke skualifikuar sepse punonte këshilltar pranë autoritetit hekurudhor dhe Erind Mërkurin që punon këshilltar në Kuvend dhe në disa institucione ekzekutive e ke kaluar,” iu drejtua ai Gjonçajt duke i sjellë një shembull.

Gjonçaj sqaroi se rastet nuk ishin njësoj dhe se kandidati i skualifikuar ligjërisht nuk mund të ushtronte dhe profesionin e avokatit nëse punonte në shërbimin civil.

Po ashtu, Bardhi vuri përgjegjësinë mbi Gjonçajn për tejkalimin e afateve kushtetuese të hartimit të raportit, pasi Avokati i Popullit e ka përcjellë listën zyrtarisht që në datën 24 janar dhe është dorëzuar në Kuvend pas 4 muajsh.

Lidhur me afatet, Gjonçaj sqaroi se ato ishin tejkaluar që në procedurat e kryera nga Avokati i Popullit dhe se shtyrja në Kuvend lidhej me futjen e një kandidati në listë, i cili kishte fituar gjyqin ndaj Komisionit ad-hoc të verifikimit.

“Dokumentacioni duhej të paraqitej në fund të muajit tetor 2023 nga Avokati i Popullit, por erdhi me 24 janar,” tha Gjonçaj, duke shtuar se po ashtu në datë 2 maj, Avokati i Popullit ka sjellë raport shtesë për kandidatin Sajmir Kola në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por, Bardhi sërish akuzoi Gjonçajn se ka shkelur dispozitat ligjore duke “pezulluar” procesin në pritje të futjes së këtij kandidati të ri në garë.

Zbatimi i kriteteve për skualifikimin e disa kandidatëve, siç ishte mospasja prej tyre e sigurimeve shoqërore të pandërprera, u kontestua gjithashtu nga Bardhi.

“Është dhoma e avokatisë ajo që vërteton nëse kandidatët e ushtrojnë këtë profesion dhe jo ndërprerjet disamujore të pagesës së sigurimeve”- tha ai, duke e quajtur tejkalim ligjor kërkesën e Gjonçajt për vërtetimin e pagesës së sigurimeve.

Gjonçaj këmbënguli se ai kishte ndjekur praktikën e mëparshme dhe se roli i tij ishte për të verifikuar dhe saktësuar vërtetësisë e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët.

“Kam bërë kryqëzimin e të dhënave në deklarimet e tyre me organet kompetente,” tha ai duke shtuar se “një punë e ligjshme nga një e paligjshme vërtetohet vetëm mbi bazën e sigurimeve shoqërore”.

Bardhi propozoi që të gjithë emrat e skualifikuar të futeshin në listën e kandidatëve që do të thirren në seancë dëgjimore nga ky nënkomision, nga e cila do të përzgjidhen dhe emrat që do të votohen në seancë plenare.

Sipas tij, skualifikimi për shkak të shkëputjes së deklarimit në sigurime shoqërore në periudha të shkurtra nuk ishte bindës, pasi lidhej me periudhën e pandemisë së covid 19.

“Fakti që s'ka paguar sigurime për një periudhë nuk tregon se ka ndërprerë profesionin e avokatit,” tha ai.

Ndërsa në rastin e Përparim Kalos, i skualifikuar sepse kishte ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese për një periudhë të shkurtër, Bardhi kërkoi nga kolegët deputetë që të mos shihej si kriter ndalues.

“Ai i ka shërbyer vendit në një kohë kur po ngriheshin organet e reja të drejtësisë, kjo s'ka pse ta penalizojë,” tha Bardhi.

Deputetët e PS-së dhe PD-së tentuan të gjenin konsensus për miratimin e listës duke biseduar me dyer të mbyllura për disa minuta, po më pas vendosën që të këtë vendim ta merrnin ditën e premte.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet avokatja Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë./Reporter.al

klgj klp kuvendi i shqiperise opozita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj