Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbajtja sekret e seancave për promovimin apo skualifikimin e magjistratëve është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme të KLGJ-së, pavarësisht detyrimit ligjor për të mbajtur mbledhje të hapura plenare dhe për të garantuar transparencën.
Më 12 tetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i mbylli sërish dyert e seancës plenare për të diskutuar mbi skualifikimin e një kandidati për një vend në Shkollën e Magjistraturës, duke pretenduar se e bën për të ruajtur sekretin dhe të dhënat sensitive.
Mbajtja sekret e seancave për promovimin apo skualifikimin e magjistratëve është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme të KLGJ-së, pavarësisht detyrimit ligjor për të mbajtur mbledhje të hapura plenare dhe për të garantuar transparencën.
KLGJ pretendoi në një përgjigje me shkrim për BIRN se praktika e saj e dyerve të mbyllura për promovimin apo kualifikimin e magjistratëve bazohet në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe ligjin për “Statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”.
“Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione përmbajnë të dhëna personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta, të dhëna të klasifikuara, Këshilli, në zbatim dhe respektim të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka vendosur që mbledhjet e Këshillit në të cilat diskutohet rreth përmbajtjes së tyre, të zhvillohen me dyer të mbyllura,” tha KLGJ.
Këshilli shtoi gjithashtu se “sipas së njëjtës logjikë juridike”, nuk ka detyrimin të publikojë as audiot dhe as procesverbalet e këtyre mbledhjeve, ndërsa shtoi se e përmbushte detyrimin për transparencë përmes publikimit të vendimeve të anonimizuara.
“Pra, në këtë mënyrë, e drejta e transparencës dhe e informimit të publikut nuk cenohet, ndërkohë që njëkohësisht mbrohet e drejta e të dhënave personale, të personave që janë subjekte të vendimeve,” thuhet në përgjigje.
E paditur më parë nga BIRN në Gjykatën Administrative për refuzimin e vënies në dispozicion të procesverbaleve të një mbledhje të ngjashme për shqyrtimin e kandidaturës së Darjel Sinës, KLGJ nuk i mbrojti të njëjtat argumente në gjykatë.
Pasi u njoh me kërkesë-padinë, KLGJ vuri në dispozicion procesverbalet e plota të rastit të Sinës.
Në seancën paraprake në të cilën u vendos pushimi i çështjes, përfaqësuesi i KLGJ-së la të kuptohej se institucioni nuk kishte pasur arsye ligjore për kufizimin e këtyre materialeve dhe pohoi vënien e tyre në dispozicion.
Megjithatë, larg përballjes nga gjykata, KLGJ vazhdon t’i cilësojë si të dhëna sensitive ato të personave që garojnë me vullnet të lirë për të qenë gjykatës, edhe në kundërshtim me legjislacionin kërkon që të dhënat e këtyre kandidatëve të pasurisë dhe figurës duhet të jenë publike, për të garantuar integritetin në zgjedhjen e tyre./REPORTER.AL
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama po qëndron ditët e fundit në Gjirokastër. Ai ka ndarë video dhe foto nga hoteli k...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar videon e saj që u bë virale në rrjet, ku shihej mes n...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një kafe. Ai ka ndarë në rrjetin social 'Instagram' disa foto, nga h...
Pedagogët në protestë TIRANË- Protesta e sindikatave të universiteteve publike vazhdoi sot për të dytën ditë m...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ishte krah Berishës, nëse do të...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zbuluar detaje të reja nga takimi i thirrur sot për Grupin Pa...
Enkelejd Alibeaj dhe Lefter Gështenja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e zhvilluar pasditën e sotme në ...
Sali Berisha TIRANË- Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të...
Leka Bungo TIRANË- Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, i ka shkruar një letër të hapur drej...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësoi fjalimin e kryeministrit Rama në KiE si të man...