LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kryebashkiaku i vetëm i djathtë në Shqipëri kërkon një mandat të dytë

Bardh Spahia, 47 vjeç, kërkon të dielën mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë Shkodër. Ai ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Në vitin 2017, Spahia është zgjedhur deputet në Shkodër, ndërkohë më herët ka mbajtur funksionin e sekretarit të përgjithëm të Presidentit dhe atë të zëvendësministrit të Shëndetësisë.

10 Maj 2023, 20:37 Nga DOSJA
BIRN: Kryebashkiaku i vetëm i djathtë në Shqipëri
Bardh Spahia

SHKODËR- Pasditen e të hënës tek Çinari në Shkodër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i udhëhequr nga kryetari i bashkisë, Bardh Spahia prezantoi kandidatët për këshillin bashkiak në rajonin Nr.1 të qytetit verior. Shkodra është e vetmja bashki në Shqipëri që drejtohet nga opozita, pas fitores së saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Ndërsa vendi i drejtohet përsëri kutive të votimit të dielën, për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiak në 61 njësi të qeverisjes vendore, Spahia nënvizoi se Shkodra ishte kështjella e fundit opozitarizmit në vend.

“Shkodra e mbajti gjallë frymën e opozitarizmit, edhe falë asaj qëndrese me 6 mars, jemi prapë sot këtu me bindje absolute se do të fillojmë dallgën që do ta pastrojë këtë vend nga kjo e keqe e madhe që e ka zanë tash 10 vite,” tha Spahia.

Disa qindra metra larg, në një sallë konferencash në katin e dytë të hotel Rozafa – një ndërtesë në stilin arkitekturor të realizmit socialist në qendër të Shkodrës, kandidati për kryebashkiak nga Partia Socialiste, Benet Beci ishte i angazhuar në një takim me të rinjë e qytetit. Takimi u hap nga një studente 21-vjeçare, e cila i bëri thirrje bashkëmoshatarëve të saj të mos votonin preferencat politike të familjarëve të tyre.

“Këto janë zgjedhjet tona, pa përfshirë prindërit tanë, pa përfshirë gjyshërit tanë,” tha ajo.

Që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991, Shkodra ka votuar në mënyrë konsistente të djathën shqiptare duke u konsideruar si një nga bastionet më të forta politike të saj. Socialistët patën shansin ta drejtonin qytetin në vitin 2019 – kur opozita bojkotoi zgjedhjet vendore, por e humbën mandatin pasi u zbulua se krybashkiaku i zgjedhur nga radhët e tyre, Valdrin Pjetri ishte i dënuar për trafik droge në Itali. Mazhoranca humbi një shans të dytë për ta qeverisur bashkinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë.

Bardh Spahia, 47 vjeç, kërkon të dielën mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë Shkodër. Ai ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Në vitin 2017, Spahia është zgjedhur deputet në Shkodër, ndërkohë më herët ka mbajtur funksionin e sekretarit të përgjithëm të Presidentit dhe atë të zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Benet Beci, 58 vjeç, është i biri i akademikut dhe gjuhëtarit shkodran Bahri Beci. Ai ka shërbyer më parë si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe i Korporatës Eleketroenergjetike Shqiptare, pëpara se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste dhe të zgjidhej deputet në vitin 2021.

Edhe pse zgjedhjet janë vendore, mesazhi i Spahisë përpara mbështetësve të tij të hënën ishte thellësisht politik. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e majtë që ai drejton, se e kishin diskriminuar Shkodrën, duke i alokuar fonde më pak se bashkitë e tjera dhe duke mbyllur zyrat rajonale të disa institucioneve qendrore dhe dy gjykata, duke synuar t’i gjunëzonin shkodranët dhe të theynin rezistencën e tyre.

“Janë impenju dhe po mundohen me thy me çdo kusht shpirtin e opozitarizmit të Shkodrës, sepse e dinë se ba me thy Shkodrën, kanë thy simbolin e demokracisë, simbolin e opozitarizmit dhe mendojnë se kështu munden me garantu jetë të gjatë në pushtet,” deklaroi Spahia.

Ai theksoi se qeveria ka pasur kohë mjaftueshëm gjatë këtyrë 10 viteve në pushtet me i treguar vëmendje Shkodrës, por sipas tij e ka trajtuar bashkinë në mënyrë armiqësore dhe degraduese për ta gjunëzuar, duke u munduar me i marrë votën.

“E kanë gabim se nuk i merret vota shkodranëve, as me kërcënime, as me presion dhe as duke i shtrëngu lakun në fyt,” paralajmëroi ai.

Benet Beci, takim me të rinjtë në hotel Rozafa
Benet Beci, takim me të rinjtë në hotel Rozafa

Spahia i tha BIRN pas fjalimit se gjuha e ashpër ndaj qeverisë ishte një kundërpërgjigje ndaj përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në garën vendore për kryebashkiak dhe kërcënimit e tij se do t’i mohonte qytetit verior financimet e qeverisë qendore, në qoftëse qytetarët nuk do ti jipnin votën Partisë Socialiste dhe kandidatit të saj.

“Është e pafalshme që kryeministri zgjedh të kërcënojë me mungesën e investimeve në rast të mosdhënies së votës nga ana e shkodranëve,” tha ai duke i kërkuar institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të reagonin.

Spahia theksoi se Rama e ka detyrë Kushtetuese të ruaj balancat territoriale në shpërndarjen e fondeve, ndërsa e akuzoi kreun e qeverisë së po e persekutonte qytetin verior ekonomikisht për arsye politike. Kryebashkiaku i djathtë theksoi se oferta e tij për votuesit mbështetej në një program gjithëpërfshirës, e fokusuar tek domosdoshmëria e kthimit të Shkodrës në një bashki me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, një bashki që fokusohet tek turizmi si kolonë kryesore dhe inovacioni, por që nuk lë jashtë vëmendjes zhvillim e zonave rurale, rininë, sportin dhe artin.

Rivali i tij socialist, Benet Beci e ka mbështetur kandidaturën e tij dhe ofertën për zgjedhësit shkodranë në eksperiecën e tij si menaxher, duke bërë një fushatë të distancuar nga beteja politike. Ai i tha BIRN se lufta politike është e vlefshme në fushata të tjetër lloji dhe fajësoi spostimin e vëmendjes tek beteja politike në të shkruarën për problemet që ka sot qytetit.

“Besoj se të gjithë bien dakord se Shkodra sot është qyteti me infrastrukturën më të varfër, pa parqe, pa rrugë biçikletash” tha Beci, ndërsa shtoi se diskursi politik nuk i përgjiget kërkesave të qytetarëve. “Në këtë fushatë, në këtë moment, besoj se qytetarët kërkojnë ta transformojnë Shkodrën,” shtoi ai.

Beci theksoi se programi i tij për votuesit mbështetej në disa elementë. I pari është fuqizmi i punës së bashkisë, e cila sipas tij duhet jetë e pandikuar politikisht dhe më bazë meritokracinë. Ai shtoi se elementi i dytë janë investimet, ku përfshihen investimet strategjike për ta kthyer Shkodrën në një qendër rajonale ekonomike, kulturore dhe historike. Një nga projektet kryesore të promovuara prej Becit është një park në hyrje të qytetit, në brigjet e lumit Buna. Ai gjithashtu theksoi se Shkodra është unike për sa i përket trashëgimisë kulturore, e cila duhet të riaktivizohet.

“Ne bëmë një Marub përpara disa vitesh dhe u kthy gati si një ‘brand’ për Shkodrën,” tha ai, duke iu referuar Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, i rinkonstruktuar gjatë kohës që Beci drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Beci theksoi se ngjashëm me Marubin, Shkodra ka shumë asete artistike dhe ndërtesa trashëgimi kulturore, të cilat mundë të bëhen pjesë e intenerarit turistik.

“Ato nuk duan shumë investim, por krijohet një pol manjetik kulturor dhe artistik që kthehet në ekonomi dhe punësim”, tha ai.

Sipas Becit projekti i parkut hyrës së qytetit dhe i intenerarit të ri turistik, duhet të kombinohet me kalanë, ofertën e bregdetit nga Velipoja, ofertën e malit nga Thethi dhe Shirokën.

“Është e gjitha një mozaik i madh, i cili po të koordinohet në një formë të ofertës turistike, ajo do vetëm një ngacmim të vogël që të kthehet në ekonomi dhe punësim,” tha ai.

“Shkodra e ka këtë kapacitet gati, duhet vetëm të nxitësh një lëvizje investimesh, që të prodhojë edhe ekonomi edhe punësim,” përfundoi Beci.

Marrë nga Reporter.al

bardh spahia fushata 2023


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj