LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Organizatat e të drejtave të njeriut dënojnë dhunën ndaj Açkës në Kuvend

Në një deklaratë të përbashkët të 17 organizatave që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të grave thuhet se “gjuha denigruese, fjalori i vrazhdë, përdhosja e figurës së grave në politikë është dhunë e ushtruar ndaj tyre dhe përbën diskriminim për shkak të gjinisë dhe funksionit politik”.

18 Janar 2024, 15:11 Nga h.k
BIRN: Organizatat e të drejtave të njeriut dënojnë
Foto ilustruese

TIRANË-Organizatat e shoqërisë civile dënuan të enjten sjelljen e deputetëve demokratë, Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka ndaj koleges së tyre, Flutura Açka gjatë një konflikti në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Median.

Në një deklaratë të përbashkët të 17 organizatave që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të grave thuhet se “gjuha denigruese, fjalori i vrazhdë, përdhosja e figurës së grave në politikë është dhunë e ushtruar ndaj tyre dhe përbën diskriminim për shkak të gjinisë dhe funksionit politik”.

Ne dënojmë ashpër veprimet e dhunshme dhe gjuhën dhe dhunën e përdorur nga ana e politikanëve apo funksionarëve publikë ndaj vajzave dhe grave,” thekson deklarata e organizatave.

Deputetët Bardhi dhe Noka tentuan të mërkurën që të bllokonin Açkën që të drejtonte mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ajo është kryetare, me pretendimin se ajo nuk iu bind një vendimi të grupit parlamentar për të mos marrë pjesë në jetën parlamentare të rregull deri sa PS të miratojë kërkesat e PD-së për komisionet hetimore.

Përveç akuzave se po “tradhëtonte votat e demokratëve” duke i shërbyer qeverisjes, ata i shkulën me forcë mikrofonin koleges së tyre, duke e detyruar që të anulonte mbledhjen.

Sipas organizatave, dhuna ndaj grave në të gjitha sferat duke përfshirë edhe atë të politikës ka për qëllim të sprapsë dhe të frenojë reagimin dhe vullnetin, jo vetëm të vajzave dhe grave në jetën publike, por edhe të të gjitha vajzave dhe grave në vend duke e tejçuar këtë qëllim si mesazh për publikun e gjerë”.

Edhe Aleanca e Grave Parlamentare doli të enjten me një deklaratë për rastin ku “dënon me ashpërsi dhunën dhe intimidimin” e ushtruar ndaj kryetares së komisionit të Medias.

Ne gratë deputete, shprehim indinjatë të thellë për atë që ndodhi dje si dhe për gjithë klimën e linçimit dhe përbaltjes së grave dhe kërkojmë vënien para përgjegjësive të autorëve të kësaj dhune”- thuhet në deklaratë.

Pas incidentit, Açka e cilësoi “shfaqje jo shumë të hijshme” përplasjen me kolegët e saj dhe deklaroi se ajo me qëndrimin e saj politik po i shërbente funksionimit të parlamentit për të thënë fjalën e saj si deputete opozitare.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cilësoi ngjarjen “të rëndë” dhe dënoi atë që ajo e quajti sjelljen e deputetëve të PD-së. “Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale” – thuhej në reagimin e Nikollës të mërkurën.

Ndërkohë një grup deputetësh të PS-së kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga parlamenti, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Etikës.

Bardhi shprehu keqardhjen për debatin e panevojshëm, por këmbënguli se debati me Açkën ishte vetëm politik e nuk kishte dhunë verbale.

“Bëj pjesë në kategorinë e politikanëve që mirëpres çdo kritikë mbi sjelljen apo veprimet e mia,” i tha ai BIRN-it, duke komentuar deklaratën e organizatave të shoqërisë civile, por shtoi se, “nuk ka patur asnjë dhunë verbale, përveç një debati politik që ndodh shpesh nëpër mbledhje apo seanca”.

T'i kërkosh një kolegie/kolegu të mandatuar nga populli opozitar që “të mos i shërbejë Edi Ramës”, duke u bërë fasadë e një normaliteti të rremë në Kuvendin e Shqipërisë, qenka fyerje dhe dhunë verbale? Jo!” shtoi më tej Bardhi.

Deputetët e PD-së janë të ndarë në mënyrën e të bërit opozitë, ku grupimi më i madh i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha po proteston prej disa muajsh duke tentuar bllokimin e punës parlamentare, ndërsa deputetët që drejtohen nga Lulzim Basha e kanë kundërshtuar këtë aksion opozitar.

flutura acka gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj