LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Pozicioni Negociues i Shqipërisë me BE-në i vendosur mbi "themele" të dobëta

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën Pozicionin Negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku përfshihet grupi i parë të kapitujve i njohur si “Themeloret”, por dokumenti i miratuar ripërsërit angazhimet e vjetra mbi kushtet dhe standardet e vendosura nga BE.

2 Tetor 2024, 20:05 Nga r.ll
BIRN: Pozicioni Negociues i Shqipërisë me BE-në i vendosur mbi
ursula von der leyen

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka, informoi mediat se në javët në vijim priten vendimet e vendeve anëtare të BE-së dhe thirrja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, momente që i cilësoi si hyrjen në një fazë te re “dinamike dhe komplekse” në procesin e integrimit.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shtoi se ky dokument përmbante masat që do të ndërmerren nga Shqipëria bazuar në detyrat e shtëpisë të lëna nga Brukseli.

“Udhërrëfyesi i institucioneve demokratike ka 148 masa. Këto janë detyra shtëpie që ne për një periudhë 2023 -3030 i kemi marrë përsipër për t’i kryer në raport me pozicionin tonë për integrimin”-tha ai.

Por në dokumentin prej 172 faqesh, i lexuar nga BIRN, nuk ka një listim masash konkrete sipas kapitujve, por një përshkrim të përgjithshëm të 5 kapitujve themelorë për të cilët kërkohet çelja e negociatave dhe ndër rrjeshta përmenden angazhime të mjegullta për përmirësimin e dispozitave ligjore, përafrimin e tyre me legjislacionin europian (“acquis”), duke caktuar afate kohore që nisin nga 2025 deri në 2030 për realizimin e tyre.

Dokumenti i konsideruar “konfidencal” nga qeveria nis me një kërkesë për integrim të përshpejtuar për disa kapituj, ku përfshihet: 1) Funksioni i Institucioneve Demokratike; 2) Reforma në Administratën Publike, 3) Kapitulli 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; 4) Kapitulli 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe 5) Kapitulli 5, Prokurimet Publike.

Angazhimet e përmendura në këtë dokument janë të njohura për publikun pasi ripërsëriten prej vitesh si kushte nga Brukseli ndaj vendit tonë i cili pret prej një dekade që të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Një nga më të rëndësishmet lidhet me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe krijimin e mekanizmave për realizimin e standardeve zgjedhore.

Në kapitullin e parë disa faqe i kushtohen procesit zgjedhor, ku shumë prej rekomandimeve të lëna nga misioni i OSBE-ODIHR-it pas zgjedhjeve të vitit 2021 mbeten të paplotësuara dhe në dokumentin negociues qeveria shqiptare merr angazhimin t’i plotësojë duke nisur nga viti 2025 deri në 2030.

Kështu, qeveria merr përsipër rritjen e kapaciteteve zgjedhore, “duke përfshirë dhe zbatimin e kuadrit ligjor të rishikuar mbi përdorimin e burimeve shtetërore në kuadër të zgjedhjeve”, të rrisë transparencën e procesve zgjedhore, sigurinë e të dhënave personale, zgjerimin e votimit elektronik, etj..

Një nëndarje e veçantë i kushtohet monitorimit të rolit të medias në proceset zgjedhore, ku merret përsipër që duke nisur nga 2025 “do të rritet monitorimi sasior dhe cilësor dhe profesionalizmi në raportimin mediatik (përfshirë dhe materialet e gatshme të partive)”.

Angazhimi parashikon  një rritje të rolit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për të luftuar dezinformimin në proceset zgjedhore.

Për transparencën e financimit të partive politike sugjerohet se kërkon ‘konsensus politik’ dhe do të realizohet deri më 2027.

“Deri në vitin 2030, auditimet mbi financimin e partive politike do të forcohen ndjeshëm”- thuhet në dokument, ndërsa parashikohet se “sanksionet do të jenë efektive dhe proporcionale dhe do të zbatohen sistematikisht në rastet e shkeljeve të dispozitave mbi financimin e partive politike në çdo cikël zgjedhor, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025”.

Në këtë kapitull po ashtu merret angazhim për rritjen e integritetit në punën e Kuvendit duke zbatuar metodologji apo mekanizma (siç është ai i shërbimit ligjor në Kuvend) që do të identifikonte rrezikun për korrupsion në procesin ligjbërës.

Qeveria gjen rastin të mburret me ligjin e kontestuar “për bashkëqeverisjen”, i cili i dha formë ligjore një platforme elektorale të Partisë Socialiste në pushtet.

Në dokumentin që do të paraqitet në tryezë me vendet anëtare të BE-së thuhet se, kjo platformë ofroi zgjidhje për ankesat e qytetarëve dhe bizneseve “për të reduktuar në mënyrë efektive stokun që mund të krijohet në gjykata”.

Për lirinë e medias premtohet rritje e dialogut dhe nxitje e vetrregullimit, rritje e sigurisë së gazetarëve si dhe gjurmimi i pronarëve fundorë për sipërmarrjet mediatike.

“Zbatimi i të drejtave të punës në praktikë do të përmirësohet për të siguruar ushtrimin të lirë të profesionit ë të gazetarëve nga viti 2025 e në vazhdim duke i bërë ata më rezistencë ndaj kërcënimeve dhe dezinformimit”- është një prej angazhimeve të qeverisë në këtë drejtim.

Në fushën e drejtësisë premtohet angazhimi për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”.

Ndërsa në fushën e Prokurimeve Publike angazhimet lidhen me problematika që qeveria i konsideron legjislative, por që lidhen me afera korruptive të mëdha, si ajo për ndërtimin e inceneratorëve, për të cilën dhjetëra ish-funksionarë të lartë dhe të mesëm janë nën akuzë.

Ajo premton rishikim të ligjit për Konçensionet dhe kontratat me partneritet publik-privat sipas direktivave të BE-së.

“Kërkohet përafrim i mëtejshëm për të trajtuar çështje si propozimet e pakërkuara, rrezikun operacional, fushën e zbatimit”- thuhet në dokument duke iu referuar kontratave konçensionare dhe PPP-ve.

Masat kryesore për të luftuar korrupsionin në Prokurimet Publike do të përfshijnë miratimin e një dokumenti të përbashkët mes Agjencisë së Prokurorime Publike dhe Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI) mbi integritetin, shtimin e funksionit të flamurit të kuq, bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe dispozita të reja ligjore.

“Pozicioni Negociues për Grupimin 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” kaloi një miratim formal në Komisionin parlamentar për Çështjet Europiane, ndërsa opozita kërkoi që atij t’i bashkangjiteshin edhe qëndrimet e saj duke akuzuar qeverinë për mungesë vullneti në plotësimin e kushteve për anëetarësim.

Kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku kërkoi që procesi të mos ishte “fasadë” apo “teorik” dhe qeveria të mbante përgjegjësi për dëshmin në plotësimin e standardeve demokratike, që nga shteti i së drejtës, balancën e pushteteve, zgjedhje të lira./Reporter.al

integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj