LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.

12 Nëntor 2025, 18:15 Nga E. D
BIRN: Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD
foto ilustruese

TIRANË- Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administrates, si dhe u kërkua të caktohet masa vërejtje publike. Sadikaj i kundërshtoi si të pabazuara e të padrejta pretendimet dhe kërkimet e ILD-së.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.

Sipas ILD-së, Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës. ILD parashtroi se sjellja është kryer në zyrën e drejtuesit dhe për rrjedhojë nga gjasa të ndiqet dhe nga magjistratët e tjerë të së njëjtës zyrë.

Po ashtu, u ngritën pretendime dhe për kontrollin e kryer në kompjuterat e oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë seancave të mëparshme dëgjimore, u pyetën në cilësinë e dëshmitarit dhe oficerë, lidhur me mënyrën e aksesimit të kompjuterave nga prokurorja Sadikaj.

Në seancën të mërkurën, Sadikaj parashtroi se pretendimet dhe kërkimi ILD-së bazuarohet në deklarimet e ish-drejtuesit të prokurorisë dhe dy hetuesve, që sipas saj janë subjektivë. Ajo I cilësoi deklarimet e tyre të rreme dhe fyese. Po ashtu, solli në vëmendje se kanë qenë pesë oficerë dhe se nuk e di arsyen përse nuk janë pyetur dhe tre të tjerët. “Të dy ata që janë thirrur e janë yetur, kanë keqintepretuar situatën e kompjuterave”, nënvizoi Sadikaj dhe sqaroi se kontrollin e ka ushtruar për arsye se ka pasur një defekt teknik dhe se ka mësuar që një akt që kishte hartuar ajo vetë, ishte shfaqur pa arsye në një tjetër kompjuter.

Ajo theksoi se në deklarimet e atyre që janë pyetur ka kundërthënie, pasi njëri prej tyre njëherë ka deklaruar se ka pasur dijeni për arsyen e kontrollit të kompjuterit, ndërsa herën tjetër ka mohuar të dinte arsyen.

Sadikaj e cilësoi të papërshtatshëm termin e inspektores së ILD-së, se ka hyrë në zyrën e ish-drejtuesit si “e paftuar”. Ajo pretendoi se nuk është konsideruar deklarimi i ish-drejtuesit i cili I ka thënë se nuk del me dosje nga zyra dhe i ka tërhequr dosjet e saj me forcë. Sadikaj pohoi se ato dosje ishin të sajat dhe mbarin emrin e saj. Në vijim, shpjegoi se në e-mailin e parë që i kishte dërguar eprorit, i kishte shënuar se duhej të mbante përgjegjësi për dhunën që kishte ushtruar ndaj saj dhe tek i dyti e kishte cilësuar komunikimin e tij fyes dhe denigrues.

Ajo shtoi se nuk është verifikuar nga ana e ILD-së, as fakti se përse ata fashikuj që i janë marrë me forcë janë mbajtur aq gjatë në zyrën e ish-drejtuesit. Pretendimin e ILD-së se sjellja e Sadikajt do te ndikojë keq në edukimin e magjistratëve të rinj, u konsiderua prej saj si një shkelje flagrante e të drejtave. Prokurorja Besiana Sadikaj pretendoi se ILD nuk ka konsideruar ankesat dhe shpjegimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për caktim mase disiplinore.

Inspektorja Ziguri vërejti se aktet dhe ankesat e dorëzuara nga subjekti nuk janë objekt i këtij hetimi disiplinor dhe prandaj nuk janë përmendur. Sipas saj, po verifikohen në kuadër të një tjetër procedure. Këshilli deklaroi përfundimin e seancës dëgjimore dhe u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet në një prej seancave pasardhëse./BIRN

besiana sadikaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj