LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Qeveria ngre agjenci për mbetjet pa i dhënë zgjidhje kolapsit me inceneratorët

Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për  menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

8 Mars 2024, 20:30 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Qeveria ngre agjenci për mbetjet pa i dhënë zgjidhje
Foto ilustruese

TIRANË-Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve – një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin.

Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për  menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike i tha BIRN se ngritja e Agjencisë duket se lidhet me fondet e donatorëve gjermanë për ngritjen e disa landfilleve rajonale, me synim riciklimin e mbetjeve urbane.

“Shpresoj që të mos ketë lidhje me inceneratorët,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se qeveria duhet të sqarojë gjithashtu se ku shkuan paratë publike që u përdorën për inceneratorët, të cilët nuk janë në punë ose nuk janë ngritur fare si në rastin e Tiranës.

“Krijimi i kësaj agjencie tregon pikërisht këtë; që inceneratorët për të cilët u angazhuan 430 milionë euro dhe janë paguar 160 milionë për 3 inceneratorë që nuk funksiojnë, tashmë janë duke e ndryshuar në një drejtim tjetër,” shtoi Tabaku.

Pas shpërthimit të aferës së inceneratorëve dhe dënimeve ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish deputetit socialist, Alqi Bllako dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë, qeveria ka bërë pingpong me autoritetin përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.

Në nëntor të vitit të kaluar, kjo përgjegjësi iu hoq Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, e cila mbikëqyrte gjithashtu kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Për ekpertët e mjedisit, ngritja e kësaj agjencie i shërben menaxhimit të fondeve të huaja që jepen për këtë qëllim, pa i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve dhe pyetjes se çdo të ndodhë me inceneratorët që nuk punojnë.

Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre përgjegjëse për këtë sektor i tha BIRN se krijimi i agjencisë, siç është formuluar në VKM, nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve. Ajo shpjegoi se sektori i mbetjeve funksionon përmes 5 hallkave, të cilat ende nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën; sistemi i politikave, krijimi i standardeve që lidhet me strategjitë, masterplani, infrastruktura, funksionimi dhe monitorimi.

“Nuk ka një entitet qendror për të menaxhuar situatën e mbetjeve nga A te ZH dhe bëhet një agjenci për të mentoruar disa projekte,” tha Çuçi për BIRN.

“I gjithë sistemi është në prag kolapsi”- shtoi ajo, ndërsa ngriti pyetjen se është ende e paqartë se kush do t'i menaxhojë objektet fundore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat njihen si objekte të rëndësisë kombëtare bazuar në masterplanin kombëtar.

Edhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, i tha BIRN se duket se ngritja e agjencisë ka të bëjë me ndonjë kërkesë nga programe donatorësh që merr mbështetje financiare ministria e Mjedisit.

“Bën këto manovra për të justifikuar paratë,” tha ai, duke e konsideruar menaxhimin e mbetjeve një çështje të pazgjidhur./REPORTER.AL 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj