LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Shqipëria mbetet e fundit në Ballkan për lirinë e shprehjes

Një përmirësim në renditjen botërore të Shqipërisë erdhi si pasojë e përkeqësimit më shpejt të vendeve të tjera, bëri të ditur organizata Reporterë pa Kufij në raportin e vet vjetor, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet vendi më i keqrenditur në Ballkan dhe i dyti nga fundi në Europë.

3 Maj 2023, 12:52 Nga k.m.
BIRN: Shqipëria mbetet e fundit në Ballkan për lirinë e
Edi Rama

Sjellja e qeverisë dhe e prokurorisë gjatë vitit 2022 sollën shqetësime shtesë për lirinë e shprehjes në Shqipëri, ndërsa vendi u përmirësua me 7 vende në renditjen globale “pjesërisht për shkak të përkeqësimit të vendeve të tjera,” bëhet e ditur nga raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij për lirinë e shprehjes në botë.

Reporterët pa Kufij është një organizatë me bazë në Francë, e cila vlerëson lirinë e shprehjes në botë dhe publikon një renditje të të gjtiha vendeve. Shqipëria u rendit në vend të 96 këtë vit, shtatë vende më sipër se sa vitin e mëparshëm dhe me një rritje në vlerësim me 1.45 pikë.

“Pavarësisht progresit në renditje dhe në pikë, Shqipëria mbetet vendi më i keqrenditur në Ballkanin Perëndimor, (nga 6 vende) dhe i dyti më i keq në Europë (nga 40 vendet në zonën e BE-së dhe Ballkanit,”- bëri të ditur RSF në raport.

Më keq se sa Shqipëria, në këtë kategori të vendeve është Greqia.

“Problemet sistemike të lirisë së shtypit mbeten po aq të rënda tani. Pikët për Shqipërinë nuk janë rritur shumë (nga 56.41 në 57.86 nga 100), gjë që tregon se renditja më e mirë (nga 10 në 96) mund të jetë pjesërisht rrjedhojë e rënies në vendet e tjera,”- shënohet në raport.

“Në lidhje me mjedisin politik, sulmet verbale kundër gazetarëve ishin problem, veçanërisht në pjesën e parë të vitit. Por gazetarët vijojnë të jenë të shqetësuar nga impakti negativ i centralizimit të kohëve të fundit të komunikimit të qeverisë dhe partisë në pushtet,” shkruhet në raport.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është tashmë famëkeqe për përqendrimin e komunikimit të të gjithë qeverisë në një zyrë pranë kryeministrit, ndërsa një zyrtar publik u pushua nga puna më herët këtë vit për shkak se “dha një intervistë pa leje”. Drejtori, Adrian Koçi i Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastasë u ripunësua pas reagimeve popullore në Facebook. Rasti i tij sugjeron se qeveria nuk është e gatshme të tolerojë as një intervistë jokritike të dhënë pa lejen e saj, e aq më pak, ndonjë qëndrim kritik nga ndonjë zyrtar publik.

RSF thotë se sjellja e prokurorisë speciale, me urdhrin që dha vitin e kaluar për të detyruar gazetarët të mos raportonin mbi materialet e rrjedhura nga sulmi kibernetik kundër institucioneve shqiptare, ishte një goditje tjetër negative ndërsa vendimi i qeverisë për të tërhequr të ashtuquajturën “paketë antishpifje” pas tre vjetësh debatesh, ishte një ngjarje pozitive.

Raporti i vitit të ardhshëm ka gjasa do të jetë edhe më keq se sa ky aktuali. RSF nënvijëzon se ngjarja tragjike e sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel, në të cilin një roje, Pal Kola, mbeti i vrarë, “ndodhi në mars të këtij viti, pas periudhës së mbuluar nga ky raport.”

Raporti vlerëson pozitivisht punën e policisë për zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve pa dhënë shembuj konkretë.

Reporterët pa Kufij janë kritikuar nga disa media në Shqipëri për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama pas vizitës së këtij të fundit në zyrat e organizatës vitin e kaluar. Sipas Lapsi.al, “Edi Rama ka nisur një fushatë joshjeje dhe manipulimi, qëllimi final i së cilës është të fshehë gjendjen e mjerueshme të lirisë së shtypit në vend, që vënë në dukje raportet ndërkombëtare.”

Reporterët pa Kufij reaguan ndaj kritikave duke deklaruar se ata i marrin vendimet në mënyrë të pavarur. Media proqeveritare në vend organizoi pas kësaj një fushatë kundër Lapsit me një numër portalesh që bënë copy/paste të njëjtin shkrim./BIRN

edi rama liria e medias ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj