LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar.

2 Qershor 2023, 19:12 Nga I.A
BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh
Olta Xhaçka

TIRANË- Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar. Por angazhimi i tij u kundërshtua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan vendimin e shumicës parlamentare një tallje me ekspertin dhe me Gjykatën Kushtetuese dhe një synim për të mbrojtur kolegen e tyre nga heqja e mandatit të deputetit.

Kjo është një tjetër zvarritje e procesit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pas një mbledhjeje në mars ku PS ngriti pikëpyetje për vendimet dhe në një mbledhje tjetër në fillim të prillit kërkoi ndihmën e ekspertëve.  Por Felaj, u justifikua me faktin se Kuvendi nuk ishte mbledhur gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Deputeti Gazmend Bardhi tha se zvarritja ishte e qëllimshme dhe akuzoi për këtë drejtuesen e këshillit, Ermonela Felaj për mosthirrjen e mbledhjes për 2 muaj.

“Eksperti është i juaji, ne s’kemi nevojë për të lexuar vendimet,” iu drejtua ai kolegëve të mazhorancës, duke shtuar se, se kjo rrugë e zgjedhur prej tyre ishte një sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Një precedent të rrezikshëm e quajti këtë praktikë të re të Kuvendit edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “nuk mund të bëhet interpretim i vendimeve të GJK-së”.

Eksperti Loloçi tha se nuk kishte asnjë konflikt interesi me palët e përfshira në procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të bënte detyrën e tij e do të kthente përgjigjet sipas opinionit të tij për pyetjet që do t’i drejtonin deputetët.

Relatorja e çështjes nga PS, Klotilda Bushka, shtroi një dyzinë pyetjesh të cilat lidheshin kryesisht me detyrat që i lindnin Kuvendit  nga leximi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese  dhe nëse ishte e arsyeshme që për zbatimin e tyre, do të nevojiteshin amendime ligjore apo në rregulloren e Kuvendit.

“Ju garantoj që askush nuk do ta përdorë ekspertizën tuaj për arsye politike,” iu drejtua ajo Loloçit.

Ndërsa Bardhi e pyeti ekspertin nëse kishte pasur raste më parë kur Kuvendi kishte vënë në diskutim zbatimin e vendimeve të Kushtetueses.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi. Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend duke i cilësuar antikushtetuese vendimet e mazhorancës. Në vendimin tjetër GJK pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje.

Marrë nga Reporter.al

olta xhaçka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj