LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Zgjedhja e anëtarëve nga shoqëria civile në KLGJ dhe KLP vihet në pikëpyetje

Lista që ishte dorëzuar Kuvendit në prill nga Avokati i Popullit përbante 6 emra gjithsej, që kishin kaluar vlerësimin paraprak nga Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile.

20 Qershor 2024, 19:51 Nga M.B
BIRN: Zgjedhja e anëtarëve nga shoqëria civile në KLGJ dhe
Genci Gjonçaj

TIRANA- Raporti i Gjonçajt, i publikuar të enjten nga Kuvendi ka kualifikuar vetëm dy emra për 2 vendet vakante, duke bërë që për KLGJ-në të ketë dy kandidatë Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla. Lista që ishte dorëzuar Kuvendit në prill nga Avokati i Popullit përbante 6 emra gjithsej, që kishin kaluar vlerësimin paraprak nga Komisioni Ad Hoc i shoqërisë civile.

Në garë për KLP ishin Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe,  Lefterie Lleshi, Altin Shegani ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet edhe Violanda Theodhori. Gjonçaj ka vendosur të skualifikojë shumicën e kandidatëve me argumentin se nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë kandidatë, kryesisht pasi nuk vërtetojnë dot që organizatat ku punojnë kanë qenë aktive në fushën e të drejtave të njeriut.

Hazizaj është skualifikuar për shkak të një dënimi penal të mëparshëm dhe për faktin që në një procedurë konkurrimi në vitin 2017-2018, kandidati nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Ndërsa kandidatët Shegani, Lamçe dhe Lleshi janë skualifikuar pasi nuk kanë dërguar në Kuvend dokumente që provojnë se organizatat ku ata bënin pjesë të ishin aktive me projekte në fushën e të drejtave të njeriut apo sistemit të drejtësisë, ose të ishin tatimpaguese të rregullta.

Kjo listë e ngushtuar vetëm në 2 emra për dy këshillat nuk i lë mundësi përzgjedhjeje Nënkomisionit të Posaçëm Parlamentar të ngritur me këtë qëllim dhe e bën të pakuptimtë hedhjen e shortit mes kandidatëve. Gjithsesi, ky organ e ka të drejtën për për të futur në listë dhe emrat e skualifikuar nga Gjonçaj nëse arrihet konsensusi politik mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ose mund të vendosë që procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të nisë nga fillimi duke shpallur një thirrje të re për interes.

Raporti i Gjonçajt u dorëzua gati 3 muaj me vonesë edhe pse Kushtetuta parashikon 10 ditë afat për verifikimin e listës. Por, në raport, ai njofton se ka marrë një vendim për pezullimin e këtij afati për të pritur përgjigjet nga institucionet në lidhje me verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve. Nënkomisioni është aktualisht në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj nga radhët e avokatisë për 2 vende vakante në secilin prej këshillave, proces që po kryhet jashtë afateve të parashikuara në ligj.  Lista e parë me 4 emra që i shkoi Kuvendit u zgjodh me short.

Edhe në listën e kandidatëve nga avokatia Gjonçaj skualifikoi një pjesë të tyre, duke u kritikuar nga opozita për tejkalim të kompetencave të tij ligjore si dhe për ndikim politikisht nga mazhoranca në punën e tij. Gjonçaj u përgjigj se kishte zbatuar të drejtat që i njeh Kushtetuta në verifikimin e kandidatëve.

Mandati i 6 anëtarëve të këshillave ka përfunduar që në 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve, edhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit dhe vonesës në verifikimin e tyre nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit./ BIRN

klgj klp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj