LIVE UPDATES
Politike

“Bisedimet Bardhi-Paloka vazhdojnë”/ Berisha për bashkimin e PD: Statuti u njeh të drejtën e fraksionit, i ftoj të përfitojnë

Sali Berisha tha se nëse Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij zgjedhin që të grupohen, mund të shpallin një fraksion por gjithmonë me dakordësinë e tij. 

27 Tetor 2022, 23:05 Nga k.m.
“Bisedimet Bardhi-Paloka vazhdojnë”/ Berisha për bashkimin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi se bisedimet brenda PD-së po vazhdojnë. I ftuar në emisionin "Open", Sali Berisha  është ndalur te situata brenda PD, duke pranuar se është e tensionuar por shtoi se ende ka diskutime mes plaëve. Po ashtu, Berisha tha se nëse Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij zgjedhin që të grupohen, mund të shpallin një fraksion por gjithmonë me dakordësinë e tij. 

"Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit, janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme. Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie. Ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka, Berisha me atë statut. Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre. Zgjidhja e problemit është brenda statutit, kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin,"-tha Berisha.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Berisha: Nuk ka njoftime zyrtare sepse janë brenda grupit, janë brenda partisë. Janë brenda anëtarëve të një partie. Këto janë midis partive të ndryshme. Gjithçka është në kuadrin e një statuti të një partie. Ata kanë çdo të drejtë që ka Paloka, Berisha me atë statut. Në qoftë se ata grupohen në një platformë të tyre, kanë të drejtë të shpallin fraksionin. Kur statuti u njeh të drejtën e fraksionit, statuti i lejon ata të kenë mendimet e tyre, t’i paraqesin mendimet e tyre dhe t’i debatojnë mendimet e tyre.

Rakipllari: Ju dominoni, drejtoni një parti që keni shumicën, por 28 deputetë i keni jashtë ndikimit tuaj. Para 3-4 ditësh bashkuan votat me mazhorancën për dosjet. Mendoni se njerëzit nuk e shohin këtë?

Berisha: Zgjidhja e problemit është brenda statutit, kanë të drejtë të krijojnë fraksion pa më pyetur e pa marrë leje nga askush. Se çfarë pretendon ai është krejt tjetër, por Statuti nuk përjashton njeri. Berisha mund të donte që disa prej tyre të ishin jashtë PD, por statuti nuk pranon përjashtimin.

Rakipllari: Thoni do bëjmë marrëveshje me parti të tjera për të bashkuar opozitën, por duket hipokrite…

Berisha: Zgjidhja është secili prej tyre ka të drejtë të kandidojë për kryetar bashkie e të propozojë emra për kryetarë apo këshilltarë. Këtu është krejt tjetër. Askush me gjithë qëndrimin e tyre nuk mund t’i përjashtojë.

Rakipllari: Është shumica e grupit parlamentar. Shiko ç’po ndodh në Angli

Berisha: Kemi një statut demokratik që pranon fraksionin.

Vasili: Nëse nuk bëjnë fraksion duhet t’i binden shumicës?

Berisha: Unë i ftoj të përfitojnë nga të gjitha të drejtat që u njeh statuti. Nuk u them krijoni fraksion. Për të treguar se janë të mbrojtur. Në primare do votojnë simpatizantë dhe anëtarësia. U shkelmua Statuti nga Basha e u krijuan probleme.

Sulo: Antërësisë së PD sot i intereson fitorja. Për këtë duan që PD të jetë e bashkuar, që nuk është. Në 17 tetor mblodhët kryesinë dhe hapët negociatat me grupin e Alibeajt. Pala tjetër nuk mund të jetë në komisione se nuk janë dot në bazë. Fasadë e veprim i një anshëm

Berisha: Primaret për kryetar partie u zhvilluan me listat e 2019. Primaret tani do zhvillohen me listat e zgjedhësve shqiptarë. Cilido që do të ketë përfaqësues në komision është i mirëpritur, por ata nuk vijnë.

Sulo: Ka një kryetar dege që nuk e lenë.

Berisha: Nuk mund ta ndalojë askush. Nëse duan do kenë përfaqësues në çdo komision.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj