LIVE UPDATES
Politike

Blendi Fevziu: Berisha edhe me vulë nuk e mund dot Ramën, duhet të kishte hapur PD-në!

Ai madje shtoi se nëse Berisha nuk do të ishte shpallur non-grata, Basha do të ishte ende kreu i PD-Së. 

20 Mars 2023, 22:53 Nga F.M
Blendi Fevziu: Berisha edhe me vulë nuk e mund dot Ramën, duhet
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu deklaroi se Berisha ka përgjegjësitë e tij për gjendjen e opozitës, duke filluar nga fakti që mbështeti Bashën në vitin 2017 edhe pasi ai humbi zgjedhjet. I ftuar në "TPZ", Fevziu tha se gjithçka nis që me mbështejten që Berisha i dha ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ai madje shtoi se nëse Berisha nuk do të ishte shpallur non-grata, Basha do të ishte ende kreu i PD-Së. 

“Shqipëria lëngon në problematikën e opozitës. Opozita është në moment shumë të vështirë për shkak të çarjeve të brendshme, problemeve ligjore dhe paaftësisë për të zgjidhur një problem të sajin të brendshëm. PD-ja nuk duhet ta linte zgjidhjen e problemit në një vendim gjykate. Gjykatësit nuk mbajnë përgjegjësi dhe gjykata mund të gjejë një gabim procedurial, duke e kthyer sërish për rigjykim, siç ndodhi në këtë rast. Nuk mund të pretendosh që pluralizmi politik të mbetet në dorë të një gjykatësi. E dyta, shpeshherë procedurat janë për gjënë specifike që kërkon, jo zgjidhje e përgjithshme. PD, pas fitores së Berishës në zgjedhjet e marsit, duhet të kishte hyrë në një proces integrimi të brendshëm. Edhe ata që ishin kundër Berishës, duhet të integroheshin. Mbetej çështja “Alibeaj”, por nuk është vetëm ai problemi. Një numër deputetësh nuk janë afruar me partinë që drejtohet nga Berisha. Sali Berisha e dominon PD-në, por a i mjafton Sali Berishës kjo parti që të fitojë zgjedhjet? Jo. Ka nevojë për një koalicion shumë të gjerë, me partitë e tjera, me shoqërinë civile, ka nevojë për një hapje të madhe. Edhe me këtë strategji nuk e di si mund të jetë rezultati. Opozita është e pamjaftueshme për të konkuruar me mazhorancën. Ka përgjegjësi Berisha. Mbështetja e Bashës pafund. Përgjegjësia më e madhe e Berishës nuk ishte zgjedhja e tij apo mbështetja në 2013, sepse Basha konsiderohej si figura më prominente për të ardhur në krye të PD. Problemi më i madh i Berishës ishte mbështetja e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, kur ai e kuptoi që mënyra si Basha u fut në zgjedhje ishte gabim fatal. Vetë çadra ishte një gabim fatal. Nëse nuk do të ishte vendimi për shpalljen non-grata të Berishës nga SHBA, Basha do të ishte akoma sot kryetar i PD-së, një partie që nuk kuptonte ku po shkonte. Berisha e mbështeti Bashën edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pra, Berisha ka përgjegjësinë e tij. Pjesa e dytë e përgjegjësisë, është pamundësia për ta hapur Partinë Demokratike shumë më tepër se sa unë e mendoja, pasi fitoi ardhjen në krye të partisë”, deklaroi Fevziu.

blendi fevziu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj