LIVE UPDATES
Politike

Blushi: KE rrëzon “paqen fiskale” të Ramës, krimin elektoral për blerjen e votës dhe alibinë për pastrimin e parave

Sipas tij kjo pakete ishte një alibi e Ramës për legalizimin dhe pastrimin e parave të pista të narkotrafikantëve dhe kriminelëve gjithëfarësh.

23 Qershor 2025, 15:55 Nga N.F
Blushi: KE rrëzon “paqen fiskale” të Ramës, krimin
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për media u shpreh se "Paqja Fiskale" e kryeministrit, Edi Rama ishte një karem dhe krim flagrant elektoral në funksion të blerjes së votave. Sipas tij kjo pakete ishte një alibi e Ramës për legalizimin dhe pastrimin e parave të pista të narkotrafikantëve dhe kriminelëve gjithëfarësh.

Ai më tej u shpreh se Komisioni Europian ka konfirmuar qartësisht se nuk është pyetur për këtë iniciativë, duke paralajmëruar se nëse nisma miratohet mund të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Blushi u shpreh se Shqipëria meriton një model të qartë ekonomik që mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, tek ekonomia e dijes, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë.

Fjala e plotë e Blushit:

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ju premtoi bizneseve se do të bënte një “Paqe Fiskale”, të paraqitur si një zgjidhje magjike “e frymëzuar nga Roma e lashtë”, që parashikonte fshirjen e 1,6 miliard euro borxhe të bizneseve ndaj shtetit shqiptar. Kjo “paqe” që do të niste menjëherë pas zgjedhjeve të 11 Majit, ishte jo vetëm një karem dhe krim flagrant elektoral në funksion të blerjes së votave, por edhe një alibi e Edi Ramës për legalizimin dhe pastrimin e parave të pista të narkotrafikantëve dhe kriminelëve gjithëfarësh.

Ishin një alibi pikërisht për ata, që kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Z. Gahler i cilësoi si “struktura të qëndrueshme kriminale” që nuk lejojnë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri.
E vendosur në mënyrë të njëanshme, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë analizë të ndikimit ekonomik apo ligjor kjo amnisti fiskale klienteliste dhe korruptive do të refuzohej nga Bashkimi Europian, që i ka dhënë së fundmi një tjetër shuplakë të qartë dhe shumë të rëndë Edi Ramës. Komisioni Europian ka konfirmuar qartësisht se nuk është pyetur për këtë iniciativë, duke paralajmëruar se nëse nisma miratohet mund të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe do të trajtohet si çështje serioze gjatë negociatave për kapitujt përkatës të acquis të BE-së.

Kjo është një dëshmi shumeëe qartë se si Qeveria shqiptare në mënyrë të njëanshme, duke anashkaluar standardet europiane dhe duke politizuar çështje të ndjeshme fiskale për përfitime të momentit, përdori “paqen fiskale” për blerjen e votave më 11 Maj duke rrezikuar seriozisht bllokimin e procesit të integrimit europian. Ndaj dhe vendin e "paqes" menjëherë me mbarimin e zgjedhjeve e zuri “lufta” dhe Rama nxori fytyrën e vërtetë. Bizneset raportojnë çdo ditë se kontrollet e inspektorateve, që u zhdukën në muajt e fushatës, kanë rifilluar më vrullshëm se kurrë kontrollet dhe gjobat arbitrare.

Administrata Tatimore ka marrë së fundmi akses të menjëhershëm në informacionin mbi bizneset e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore, duke paralajmëruar intensifikim të procesit të mbledhjes me forcë të detyrimeve. Edi Rama, është një armik i biznesit të ndershëm, plani i të cilit është vetëm rritja e taksave, gjobitja arbitrare dhe humbja e vendeve të punës. Qeveria nuk ka asnjë plan për të forcuar klimën e biznesit dhe për të krijuar punë, veç prioritetit të saj madhor për të ndarë pasuritë publike me oligarkët dhe klientët e saj që vazhdojnë të zhvatin barbarisht taksat e qytetarëve me shërbime të pakryera dhe të zaptojnë pronat shtetërore e private me statusin e “partneritetit strategjik”.

Në këtë klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur koncencsionet, PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, kur megaafera e inceneratorit, që nuk ekziston nuk ndalet së bashku me fluksin e madh të të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda dhe evazioni fiskal i lartë, si dhe zhvlerësimi dramatik dhe i qëllimshëm i euros, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Shqipëria meriton një model të qartë ekonomik që mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë dhe sidomos tek konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë. Por kjo nuk mund të arrihet kurrë për sa kohë që Edi Rama ka zaptuar karrigen e Kryeministrit dhe telekomandohet nga narkotrafikantët. Ndaj permbysja e Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse me të cilën grabiti edhe zgjedhjet është zgjidhja e vetme për mbrojtjen e bisneseve dhe ndalimin e dramës së madhe të shpopullimit rrënues.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje