LIVE UPDATES
Politike

Buxheti 2026/ Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin në lexim të parë me 66 vota pro

Kryetarja Haxhiu, kërkoi nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet.

16 Shkurt 2026, 16:09 Nga I.A
Buxheti 2026/ Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin në lexim të
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Me 66 vota pro, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit për votimin e buxhetit”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin të bëhet më 20 shkurt, në orën 11:00. Ky propozim u miratua me 67 vota të deputetëve. Kryetarja Haxhiu, kërkoi nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe atyre në opozitë, i kanë thënë zëshëm dallimet në qëndrime lidhur me projejtligjin për buxhetin e shtetit, të dorëzuar në Kuvend nga Qeveria e re e Kosovës.

Seanca e së hënës ishte vazhdimësi e seancës së jashtëzakonshme të 13 shkurtit, e cila në rend ditë kishte edhe buxhetin.

Atë ditë, partitë i miratuan marrëveshjet ndërkombëtare, por jo edhe buxhetin.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pranoi të premten që seanca të shtyhej, pasi partitë opozitare kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin dhe kërkuan që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ishte i pranishëm për diskutime.

Kurti iu përgjigj ftesës dhe mori pjesë në diskutimet e së hënës.

Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati tha se miratimi i këtij projektligji është nevojë emergjente.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është përafërsisht 4 miliardë euro apo 3 miliardë e 967 milionë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori: paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliard e 358 milionë euro, si dhe shpenzime kapitale 998.4 milionë euro apo 897 milionë euro të financuara nga granti apo buxheti i rregullt, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, ka thënë Murati.

Ai përmendi se ky projektligj është dashur të miratohej në tetorin e vitit të kaluar - periudhë kur Qeveria ishte në detyrë. Në mungesë të konsensusit politik, projektligji nuk ishte miratuar në Kuvend.

Murati kërkoi që projektligji të miratohet siç është propozuar, ndërsa u zotua që në mars do të ketë rishikim të tij.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se kjo parti mbështet projektligjin.

“Duke pasur parasysh emergjencën e funksionimit të institucioneve në mënyrë të rregullt, faktin se ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës, dhe që buxheti adreson kujdesin për të gjithë sektorët, departamentet dhe të gjitha shtresat e qytetarëve, duke adresuar edhe disa nga prioritetet e Qeverisë, ne i japim mbështetje të plotë këtij buxheti”, theksoi Nagavci.

Mbështetje dha edhe grupi parlamentar multietnik, i cili përbëhet nga deputetë të komuniteteve joserbe.

“Konfirmoj se do të votojmë për miratim”, tha Emilija Rexhepi.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosvës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ishin në të njëjtën linjë.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk e sheh të nevojshme urgjencën për miratim të buxhetit dhe nëse deputetët kanë më shumë kohë, ata mund të propozojnë alternativa që mund të ndikojnë pozitivisht në projektligj.

Ai tha se buxheti i propozuar për vitin 2026, “është buxhet që menaxhon status quo-në” dhe se shpenzimet e rritura për subvencione dhe transfere, e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme.

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkoi që në buxhet të reflektohen edhe ministritë e reja, si dhe të shpërfaqet ekspozeja e kryeministrit Albin Kurti, të cilën e shpalosi në ditën që u votua ekzekutivi.

Ai theksoi se projektligji për buxhetin nuk e merr parasysh buxhetin e kryeqytetit të vendit, Prishtinës – komunë nën drejtimin e LDK-së.

“Nëse LDK-së i mohohet nga ky Kuvend një e drejtë kushtetuese vetëm nga vullneti i numrave shumicë, atëherë edhe LDK-ja do të ridefinojë pozicionin e saj në relacion me çështjet që kërkojnë edhe numrat tonë në këtë Kuvend”, paralajmëroi Abdixhiku.

Ai nuk sqaroi se për cilat çështje e kishte fjalën, por votat e LDK-së mund të duhen për mandatin e ri të presidentit të Kosovës.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani i skadon mandati më 4 prill, ndërsa 30 ditë më përpara Kuvendi duhet të votojë për emrin që do të ketë mandatin e ri.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se fakti që dokumenti për buxhetin është i njëjtë sikurse ai i tetorit të vitit të kaluar, tregon se ekzekutivi nuk ka bërë asnjë veprim për të sjellë një dokument tjetër, me ndryshime për buxhetin të bazuar mbi programin politik dhe rezultatin zgjedhor.

“Ne nuk e mbështesim këtë dokument. Ne e shohim të rëndësishëm. Këto dy tre ditë që i kemi përpara, deri të premten, nëse do të vazhdojmë që të mos kemi mundësi të japim asnjë amendament, unë propozoj që ne ta bojkotojmë procesin e diskutimit të buxhetit”, theksoi Tahiri.

Me projektligjin për buxhetin nuk u pajtua as Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Deputeti i saj, Igor Simiq, tha se në dokument “ekzistojnë shumë hapësira për komente negative dhe kritika”, në veçanti për buxhetet që ndahen për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit - Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat drejtohen nga kjo parti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha deputetëve të Kuvendit se rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet pa prezantuar planin e programit të Qeverisë.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të partive opozitare, Kurti u tha atyre se duhet të pranohet se “nëse dikur stabiliteti ka qenë progres, tani kemi progres stabil”.

“Ne këtu u kritikuam se ky është buxhet i status quo-së. Pjesërisht besoj që u përgjigja me faktin se ne duhet ta sjellim njëherë programin qeveritar dhe më pastaj rishikimin e buxhetit”, tha Kurti.

Deputetët e kanë miratuar javën e kaluar propozimin e Qeverisë për zgjatjen buxhetore për muajin mars nga buxheti i vitit të kaluar. Kjo zgjatje ka qenë e domosdoshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera.

Qeveria e re, në krye me kryeministrin Albin Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës. Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend./REL

arbërie nagavci kuvendi i kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj