LIVE UPDATES
Politike

Buxheti i Bashkisë së Tiranës 2025/ Tedi Blushi prezanton 16 amendamentet e Partisë së Lirisë: Ulje tarifash dhe shtim fondesh për shtresat në nevojë

Më tej Blushi theksoi se vjedhja në Bashkinë e Tiranës është një trend në rritje.

17 Dhjetor 2024, 15:43 Nga ZH.LL
Buxheti i Bashkisë së Tiranës 2025/ Tedi Blushi prezanton 16
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i PL-së, Tedi Blushi prezantoi sot 16 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025. Gjatë prezantimit me Këshilltarë të PL-së në Tiranë, Blushi theksoi se me amendamentet e propozuara synohet ulje e taksave dhe shtim fondesh për shtresat më në nevojë.

Më tej Blushi theksoi se vjedhja në Bashkinë e Tiranës është një trend në rritje. Sipas Blushit, trendi i hajdutërisë së Erion Veliaj me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5 D vijon sepse SPAK nuk guxon ta marrë të pandehur.

Blushi tha se është kriminale që për një bebe do paguhen 50 euro dhe për një kafshë në Kopshtin Zoologjik do të jepen 20 mijë euro.

Deklarata e plotë:

Së bashku me përfaqësues të grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës do të denoncojmë sot jo vetëm projektbuxhetin 2025 të Bashkisë së Tiranës, si thellësisht antisocial, korruptiv dhe zhvatës të taksave të qytetarëve, por edhe do të publikojmë 16 amendamentet e Partisë së Lirisë për uljen e një sërë taksash, si dhe shtim të fondeve për kategoritë sociale më nevojë, që arbitarisht u janë mohuar nga Erion Veliaj, pasi interesi i tij nuk është të lehtësojë xhepat e qytetarëve dhe koston e lartë të jetesës, por është të shtojë vjedhjen përmes inceneratorit fantazëm të Tiranës, ku ai është pronari faktik i saj.

Shperndarja e burimeve financiare tregon që për Bashkinë e Tiranes, proritet mbeten zhvatja e përbindshme e taksave të qytetarëve, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve te personelit, shpenzimet administrative te Bashkise, sherbimet policore, menaxhimi i mbetjeve, inceneratori fantazmë i Tiranes, pronari faktik i së cilit është Erion Veliaj dhe skemave kriminale 5D:

1. Fondet per paga dhe kapitale zene nje përqindje te larte te shpenzimeve totale

a. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 15.5 leke per shpenzime personeli per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke shpenzime planifikon te shpenzoje 27.9 leke shpenzime personeli

b. Ne krahasim me buxhetin e qeverise qendrore e cila planifikon te shpenzoje 19.7 leke per shpenzime kapitale per 100 leke shpenzime totale, Bashkia e Tiranes per 100 leke planifikon te shpenzoje 37.6 leke per shpenzime kapitale qe tregon se ky buxhet nuk eshte fare realist

2. Per inceratorin e Tiranes jane planifikuar te shpenzohen 1.18 milirad leke, kur nderkohe shpenzimet per zhvillimin ekonomik planifikohen ne 1.66 miliard leke, per strehimin social 1.38 miliard leke dhe per shpenzimet per mbeshtetjen sociale per te gjitha programet, dmth per familjet ne nevoje, grate, femijet, per bebet, per personat me aftesi te kufizuar, per qendrat sociale te marra se bashku do te jene do te jene 1.02 miliard leke, per bujqesine drejet per drejte jane 66.5 milion leke

a. Shpenzimet per personat me aftesi te kufizuar jane 358 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
b. Shpenzimet per mbeshtetjen e grave dhe vakzave qe trajtohen me ndihme ekonomike jane 193 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
c. Shpenzimet per mbrojtjen sociale jane sa 45 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
d. Shpenzimet per fuqisxzimin e grave jane 79 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
e. Shpenzimet per te gjitha qendrat sociale komunitare jane sa 3.7 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes
f. Shpenzimet per mbeshtetjen direkt te bujqesise jane 18 here me pak se shpenzimet per inceratorin e Tiranes

3. Bashkia e Tiranes shpenzon 222 milion leke per kopshtin zoologjik kur nderkohe per shporten e bebes shpenzon vetem 30 milion leke ose mbi 7 here me pak

4. Bonusi qe jepet per bebet eshte rreth 50 Euro kur nderkohe per nje kafshe ne kopshtin zoologjik shpenzohet mesatarisht mbi 20 000 euro ne vit

5. Bashkia e Tiranes shpenzon per dekorimin e qytetit 185 milion leke nevit kur nderkohe per mbrotjen sociale, per personat me aftesi te kufizuar, per fuqizimine grave te marra se bashku shpenzon 40.4 milion ose 4.6 here me pak

16 AMENDAMENTET E PROPOZUARA NGA KËSHILLTARËT E PARTISË SË LIRISË PËR PROJEKTBUXHETIN E BASHKISË TIRANË 2025

Amendamentet qe propozon Partia e Lirise per rritjen e fondeve per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:

1. Anullimin e shpenzimeve per inceratorin e Tiranes ne vlerën 1.18 miliard leke
2. Uljen e shpenzimeve operative ne 20% me nje efekt 1.97 miliard leke
3. Uljen e shpenzimeve per investime ne 20% me nje efekt kursimi ne 2.9 miliard
4. Pergjysmimin e shpenzimeve te kopshtit zologjik dhe dekoreve me nje efeket kursimi ne 0.2 miliard leke

Amandamentet e Partise se Lirise per nevojat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen sociale:
1. Rritja e shpenzimeve per zhvillimin ekonomik ne vleren 0.5 miliard lekë
2. Rritjen e shpenzimeve per mbeshtetjen direkt te bujqesise ne vleren 0.5 miliard leke
3. Rritja e shpenzimeve per shporten e bebes ne vleren 0.5 miliard leke
4. Rritja e shpenzimeve per projekte ne mbeshtetje te rinise ne vleren 0.25 miliard leke
5. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per nenat dhe vajazat ne nevoje ne vleren 0.5 miliard leke
6. Rritja e shpenzimeve per kujdesin social per te gjitha kategorite ne nevoje ne vleren 1.0 miliard leke
7. Mbeshtetjen e pensionisteve me ne nevoje me nje fond prej 0.5 miliard leke
8. Rritja e shpenzimeve per bonusit e qirase, te intresave, dhe permiresimit te kushteve te banesave ne vleren 0.5 miliard leke
9. Rritjen e investimeve per strehimin e drejte per drejte socaile ne vleren 2.0 miliard leke
10. Rritje e shpenzimeve per sportit ne vleren 0.5 miliard leke
11. Ulja e pagesave te kopshteve dhe cerdheve
12. Ulja e tarifes se ujit

tedi blushi pl bashkia tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj