E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Oerd Alibeaj tashmë ka përjashtuar 20% të grupit të Partisë Demokratike dhe një lëvizje e tillë nuk bën gjë tjetër përveçse dobëson pozitat e kësaj force në Kuvend dhe forcon mazhorancën.
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe 4 deputetë të tjerë mes të cilëve dhe ai vetë. Në një intervistë për emisionin "Debat", Bylykbashi deklaroi se vendimi i Alibeajt është nul dhe e akuzoi këtë të fundit se është në shërbim të Edi Ramës, për të shmangur vëmendjen e opinionit sa herë që del një çështje e rëndësishme.
Gjithashtu, Alibeaj tashmë ka përjashtuar 20% të grupit të Partisë Demokratike dhe me këto veprime forcon mazhorancën.
“Unë jam një deputet i PD. Anëtar i grupit të PD ashtu si është dhe Sali Berisha. Çdo gjë që ka ndodhur pas 10 shtatorit të 2021 është nul, përjashtimi i Berishës, Nokës, Vokshit, Baçit dhe tani kjo e fundit që depozitoi Alibeaj. Ky është një interes i pastër i Ramës për të ndodhur kjo. Çdo gjë vihet në lëvizje në momentin e nevojshëm. Këllici denoncoi një tender të bashkisë dhe të nesërmen u përjashtua. I duhet Ramës një opozitë e tillë dhe pastaj e krijon këtë situatë. I duhet Ramës që ta mbajë PD në këtë situatë dhe krijon situatën me gjykatën. Është depozituar në Kuvend një shkresë që përjashton 4 deputetë të tjerë se gjoja u është dhënë një periudhë reflektimi 1 vjeçare. Është e shkruar në rregulloren e 2018, ku nuk ka asnjë germë për përjashtim të deputetëve. Kjo do të thotë që vendimi është nul sepse baza ligjore është e shfuqizuar. Ka një vit që parlamenti përdor një vendim nul se i intereson mazhorancës. Alibeaj ka përjashtuar 9 deputetë ose 20% të grupit dhe ka zvogëluar forcën që ka dalë nga zgjedhjet. Kujt i intereson kjo? Vetëm Edi Ramës,”- tha Bylykbashi.
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës, të pakt&e...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi prapaskenat e largimit të Agron Çelës nga Partia e Li...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për thirrjen e bërë ditën e sotme nga ish-kryemi...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith deklaron se Qeveria britanike nuk ka për synim që...
Blendi Fevziu dhe Edi Rama TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu deklaron se kryeministri Edi Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet....
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Dem...
Kuvendi i Shqipërisë Instituti i Studimeve Politike ka publikuar ditën e sotme një raport në lidhje me sjelljen e deputetëve...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Top Story'. Ai...
Edi Rama TIRANË- Termi 'Ballkan' u bë temë bisede gjatë bisedës së historianit Aurel Plasari dhe kryeministrit Edi Rama. Sot,...
Sali Berisha dhe Ilir Meta Vit i ri, zgjedhje të reja në Shqipëri, këtë herë në nivel bashkie. Por përtej vendosjes...