LIVE UPDATES
Politike

Bylykbashi: Bujqësia, shembull për vjedhjen, politikën antikombëtare dhe për shpopullimin

Ai solli në vëmendje çështjen me fondet e Ipard të dhëna nga BE, që ka pezulluar fondet dhe ka hapur hetimet, të cilat, sipas ti,  duhet të përfundojnë në hetime antikorrupsioni dhe ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës duhet të vihen para drejtësisë.

24 Janar 2024, 11:51 Nga M.B
Bylykbashi: Bujqësia, shembull për vjedhjen, politikën
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë në një takim për bujqësinë. Në takim Bylykbashi bujqësia është shembull për vjedhjen, për politikën antikombëtare dhe për shpopullimin. Ai solli në vëmendje çështjen me fondet e Ipard të dhëna nga BE, që ka pezulluar fondet dhe ka hapur hetimet, të cilat, sipas ti,  duhet të përfundojnë në hetime antikorrupsioni dhe ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës duhet të vihen para drejtësisë.

Bylykbashi shtoi se praktikat abuzive të qeverisë në lidhje me subvencioneve, duke i lënë fshatarët të pambrojtur ndaj praktikave fiskale dhe tregut në përgjithësi, bën që fshatarët ta shkatërrojnë prodhimin e tyre. Ai thotë se ajo që është rezultantja është shpopullimi, largimi i njerëzve nga fshati. 

FJALA E NENKRYETARIT TE PD, OERD BYLYKBASHI NE TAKIMIN PER BUJQESINE.

Jemi në këtë kofnerencë që është e dyta që zhvillojmë në PD, me temë: Keqqeverisja Rama në skaner, propaganda përballë fakteve. Nëse ka një gjë që Edi Rama si kryeministër është përpjekur të ngulë fort në këto mandate qeverisje, është qeverisja nëpërmjet propagandës, e cila nuk ka të bëjë me faktet konkrete të keqqeverisjes që gjithsecili përditë i heq në kurriz. Detyra jonë si PD, si opozitë është që të zbërthejmë, dhe duke e vënë në skaner të nxjerrim në pah jo vetëm faktet e pavërteta që paraqiten, duke e vënë përballë gjithë këtë propagandë përballë fakteve konkrete të keqqeverisjes, por edhe të tregojmë qartë se kush është qëndrimi dhe vizioni ynë në lidhje me çështje të rëndësishme të zhvillimit, të ekonomisë dhe shoqërisë. Sot ky takim ka në fokus bujqësinë, një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit dhe ekonomisë së vendit, ku një pjesë e madhe e shoqërisë është angazhuar.

Pikërisht në këtë takim do kemi mundësinë që përmes fakteve konkrete ta thyejmë këtë vetratë falsë të qeverisë Rama, duke prezantuar problemet e rënda që ky sektor ka. Unë do ndalem shkurtimisht në tre elementë në këndvështrim politik. Më pas këtu jemi bashkë me anëtarët e Departamentit të Bujqësisë së PD, që ka shumë më tepër nga sa jemi sot prezent, që përfshin figura me kontribut akademik, profesional, konkret në sektorin e bujqësisë. Kanë kontribuar në qeverisjen e PD, ku bujqësia pati fokus të rëndësishëm, por vazhdojnë të kontribuojnë me ide, me oponencë apo me qëndrime në këtë kohë dhe unë i falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëjnë. Do nënvizojë tre elemente shkurtimisht. Bujqësia, në modelin me të cilin Edi Rama keqqeveris dhe masakron të gjithë aspektet e ekonomisë dhe interesit publik, do nënvizoja tre elemente. Bujqësia është shembull për vjedhjen, është shembull për politikën antikombëtare, është shembull për shpopullimin. Ajo që tashmë dimë si skandali që ka plasur me fondet e Ipard të dhëna nga BE, që ka pezulluar fondet dhe ka hapur hetimet, të cilat jam i sigurt që duhet të përfundojnë patjetër në hetime antikorrupsioni dhe ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës duhet të vihen para drejtësisë.

Qartazi shqetësimi i BE, tregon se komponenti i vjedhjes, grabitjes të fondeve jo vetëm të buxhetit të shtetit, por tashmë guxojnë edhe fondet e BE, është një koncept qeverisje, me të cilin Edi Rama çon përpara këtë sektor. Theksova aspektin e politikave antikombëtare, por sigurisht më gjatë për këtë do flasin kolegët. Elementi i tretë është shpopullimi. E filloi me reformën territoriale. Zhduku komunat, që në Kushtetutë kishin aspektin rural, shërbenin në territor për të dhënë një kontakt të drejtpërdrejtë me interesat dhe zhvillimin rural të komuniteteve, duke bërë të mundur që bujqit, fermerët dhe popullata të kishte mundësi të kontakte politikanin e zgjedhur. Me reformën që ka dështuar tashmë në mënyrë spektakolare, e gjitha kjo është larguar. Kjo ka bërë të mundur që të ulet interesi në investime dhe infrastrukturë. Të gjitha këto dhe praktikat abuzive të kësaj qeverie në lidhje me subvencioneve, duke i lënë fshatarët të pambrojtur ndaj praktikave fiskale dhe tregut në përgjithësi, bën që fshatarët ta shkatërrojnë prodhimin e tyre. Por në fund fare, ajo që është rezultantja është shpopullimi, largimi i njerëzve nga fshati. Ato të dhëna që po dalin sot nga censusi, edhe pse ai mbahet sekret, tregojnë se nuk janë në Shqipëri më shumë se 1.8 milionë banorë nga rreth 2.9 milionë banorë që ishin në vitin 2011, nga 4.7 milionë shtetas të regjistruar në Gjendje Civile. Një nga aspektet më të goditura është pikërisht sektori i bujqësisë.

oerd bylykbashi pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj