Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama gjatë kësaj ceremonie ka mbajtur fjalën e tij teksa u shpreh se Europa nuk është thjesht një strukturë politike apo ekonomike, por një civilizim që ndërtohet përmes ndjeshmërisë, bukurisë dhe krijimit.
GJERMANI- Kreyeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e festivalit muzikor “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari. "Herrenchiemsee Festspiele” është festival muzikor i përvitshëm që mbahet në ambientet Pallatit “Schloss Herrenchiemsee” të ndërtuar nga Mbreti Ludëig II. Rama gjatë kësaj ceremonie ka mbajtur fjalën e tij teksa u shpreh se Europa nuk është thjesht një strukturë politike apo ekonomike, por një civilizim që ndërtohet përmes ndjeshmërisë, bukurisë dhe krijimit.
Ai më tej u shpreh se muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin ndërsa muzikantët gjermanë performojnë në Tiranë. Sipas tij Evropa është krijuar të bashkojë përmes krijimit dhe shkëmbimit.
"Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr, një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektuara. Do të thotë të përqafosh një ide që është bërë e përjetshme. Dhe të ftohesh këtu, përpara jush, nuk është thjesht nder, është një privilegj që do ta mbart me vete për gjithë jetën. Ja ku jemi sot, në një kohë kur Evropa, shtëpia jonë e përbashkët, gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Evropa nuk ka qenë kurrë një trakat ose një monedhë, as thjesht një parlament ose një treg.
Evropa ka qenë dhe mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën, një mënyrë për të besuar se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks po një mënyrë të jetuari. Ky festival në sfidën e tij të heshtur, është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Evropën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulurën si dekor. Ne në Shqipëri e dimë se ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë. E megjithatë edhe atëherë muzika e gjente rrugën e saj.
Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret. Sot muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin muzikantët gjermanë performojnë në Tiranë. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Evropa që bën atë për të cilën është krijuar, të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimi,' tha Rama.
Foto TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për blerje masive votash në zgjedhjet e 1...
Alexey Zaytsev TIRANË- Ambasadri i Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaytsev, ka deklaruar se rajoni ka qenë dhe mbetet ...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë...
foto ilustruese DIBËR- 35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur ...
Foto KUKËS- Në valën e dorëheqjeve mësohet se sot kanë dorëzuar largimet e tyre nga detyra 14 administratorë t...
Foto KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni D...
Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqsore përballë gazetarit ...
Partia e Lirisë TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu ka deklaruar se qeveria shq...
Bashkia e Vaut të Dejës VUA i DEJËS- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka thirrur një mbledhje paradite...