LIVE UPDATES
Politike

Crawford flet sërish për aferën me naftën: Mcgonigal dhe Rama ishin të lidhur me rusët

Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

17 Mars 2023, 17:36 Nga F.M
Crawford flet sërish për aferën me naftën: Mcgonigal dhe
Mark Crawford

TIRANË- Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka rishpejguar skemën e dhënies së naftës në duart e rusëve. Në një intervistë me gazetaren Armela Ferko në Syri TV, Craëford tha se nafta u është hequr amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom dhe se në këtë lojë kanë qenë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal që u arrestua për korrupsion. I pyetur për më tepër detaje mbi këtë skemë, Crawford tha se gjithçka ka nisur që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017, me mbërritjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal në Shqipëri. Ai shton se bëhet fjalë për dy kompanitë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe, por që realisht ishin të Gazprom. Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

Intervista:

Crawford: Nuk e kisha takuar Mcgonigal kur ai ishte në Shqipëri, as Rosinin. Unë e dëgjova emrin e Rosinit pasi ai kishte dalë në media duke folur për një politikan në atë kohë por unë nuk e kisha takuar atë në atë moment. Më shumë kur doli hetimi në Amerikë që përmendej dhe Mcgonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë, me disa bizneset e tij dhe politikën në Shqipëri dhe sidomos me naftën e kisha më shumë vëmendjen atje.

Pyetje: Si do ta përshkruanit veprimtarinë e Mcgonigal me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama?

Crawford: Nga pikëpamja e Amerikës isha duke parë reagimin e demokratëve në Senatin që kishin nisur një hetim si dhe në Kongres hetimin e nisur nga Jim Jordan në shtëpinë e përfaqësuesve. Ata ishin mërzitur me Mcgonigal pasi mendonin se ai ose kishte dëmtuar fushatën e Klintonit ose ndoshta kishte dëmtuar mandatin e presidentit Trump ose të dyja. Duke iu referuar se ai kishte punuar për rusët duke bërë investigimin me atë kundër politikanëve të tjerë. Ndoshta kishte dhe lidhje me Shqipërinë dhe disa politikanë këtu, unë e kisha vënë re atë këtu, por më tërhoqi vëmendjen më shumë kur ata kishin përmendur bizneset dhe interesat ekonomike që kishin Rosini dhe Mcgonigal kur ata ishin në Shqipëri.

Pyetje: Ju jeni shprehur se Mcgonigal bashkëpunoi me kryeministrin Rama për t’i hequr fushat e naftës nga kompanitë amerikane për t’ja dhënë ato kompanive të lidhura me gjigantin rus Gazprom. Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Crawford: Unë e fola me gazetarin dhe ai e pa hetimin për pusin e naftës dhe të gjithë ata në Amerikë menduan se qeveria shqiptare kishte këtë naftë dhe ishte duke menduar ose t’ja jepte puset rusëve që ishin duke ardhur nëpërmjet Austrisë apo rusëve që ishin duke ardh nga Novisadi në Serbi ose ata që ishin lidhur me një firmë që ekziston tani në Shqipëri që ishin të lidhur dhe Mcgonigal dhe Rosini. Ka dhe një histori që është më herët dhe në këtë histori janë të përfshirë edhe disa nga anëtarët e Dhomës Amerikane kur unë kam qënë kryetar i dhomës dhe unë di më shumë detaje dhe një nga investitorët ishte miliarder amerikan dhe është interesante pasi nuk është thjesht transferimi nga qeveria shqiptare në duart ruse por është dhe kalimi i menaxhimit nga amerikanët në këtë proces dhe kjo është një gjë që është përfshirë edhe në dosje.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur konkretisht me miliarderin amerikan?

Crawford: Është diçka që është publike. Ndodhi para disa viteve. Në fillim ishte një kompani që quhej Stream-Oil e listuar në bursë në Kanada që ishte në firmë shqiptaro-grekë që ishin anëtarë të dhomës, ata kishin leje për të punuar në Cakran, Gorisht dhe Ballsh dhe më pas erdhi Trans-Antlantik që ishte i zotëruar nga një miliarder në fushën e naftës nga Dallas-Teksas dhe kur ai erdhi këtu ishte mbështetur nga dhoma jonë dhe ambasada. Ai punoi më pak se një vit dhe ai kishte shumë pengesa nga qeveria kishte presion dhe nga çmimi i naftës dhe ai iku nga Shqipëria me një shije të hidhur sidomos nga presioni dhe rreziku politik dhe unë fola me të në Teksas dhe ai kishte krijuar një kompani tjetër që quhet GBC, Gorisht Ballsh dhe Cakran. Në fund doli që disa nga ata rusët u shfaqën në skenë dhe kishin kërkuar nga qeveria që të merrte puset nga firma dhe qeveria i kishte marrë, pastaj doli në arbitrazh dhe shkoi hap pas hapi nga duar e amerikanëve në duart e shqiptarëve dhe më pas në duar e rusëve. Dhe në fund Mcgonigal ishte i lidhur me rusët që morën puset. Një pyetje që më vinte ishte se përse erdhën rusët për disa puse të vegjël në Shqipëri? Kuptohet që nafta që prodhohet nga Bankers ishte shumë më e trashë dhe puset e naftës në Gorisht Ballsh dhe Cakran ishin puse nafte që përdoreshin si hollues dhe përdoreshin për t’i bashkuar me naftë më të trashë dhe duke i bashkuar ndihmohet për të tërhequr më shumë naftë nga toka dhe për transport dhe për gjëra të tjera. Para tre javësh një anije me 22 mijë e 500 ton naftë e kapur në Durrës e ardhur nga Greqia me flamur të Afrikës me naftë ruse, dhe kishte lidhje me një firmë në Shqipëri që kishte naftë për të holluar për të bërë një përzierje me naftë shqiptare dhe ruse për të shmangur sanksionet dhe kur po shihnim çështjen e Mcgongal që ai vërtet kishte punuar për interes të rusëve dhe kjo firmë që mori puset e naftës ishte e lidhur me interesa ruse dhe kjo pyetje erdhi duke parë tërë menaxhimin e puseve të naftës. Tani njerëzit janë duke ivestiguar.

mark crawford charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj