10 Tetor 2022, 20:04
Nga k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka deklaruar se qëllimi në bashkimin e demokratëve për zgjedhjet lokale duhet të jetë gjetja e një kandidati më të mirë se ai i mazhorancës. Me anë të një postimi në Facebook, Sula shtoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që ta çojnë përpara këtë frymë pa vendosur kushte, e gjitha për të mundur kryeministrin Edi Rama.
"Jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk e meritojnë keq qeverisjen nga kjo mazhorancë. Ndaj edhe neve duhet të na shqetësojë kjo gjë e të gjithë së bashku të bëhemi alternativë. Si një familje e cila pavarësisht mërive të momentit në kohëra të vështira bëhen bashkë, ashtu edhe ne si një familje e madhe në kushtet kur të gjithë pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe shqiptarët po detyrohen të largohen çdo ditë, duhet të lemë mënjanë interesat e ngushta e duhet të bashkohemi për ti kthyer pushtetin lokal qytetarëve duke u bashkuar,"-shkruan Sula.
POSTIMI I PLOTË
Opozita me kandidat të përbashkët! Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD janë në parlament me votat e demokratëve. Ndaj në zgjedhjet lokale do të ishte gabim i rëndë të përsërisnim papjekurinë e 6 Marsit. Bashkimi i PD në një qëllim të vetëm: ti japim demokratëve një kandidat të përbashkët më të mirë se ata të mazhorancës duhet të jetë obligimi i të gjithëve neve. Ditët e fundit ka patur sinjale pozitive brenda nesh që në këto zgjedhje që janë më afër qytetarëve të lemë mënjanë mosdakordësitë brenda vetës dhe tu paraqitemi demokratëve dhe shqiptarëve me një kandidat të vetëm.
Në këtë aspekt të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale që ta çojmë përpara këtë frymë pa vendosur kushte. Në këtë frymë u caktua sot edhe z. Bardhi për të diskutuar me pjesën tjetër të kolegëve tanë. Nga ne nuk ka kushte në përpjekjen për të gjetur rrugën e duhur për të dalë përballë kundërshtarit tonë politik Edi Rama me nje kandidat të përbashkët. Kjo do duhet të ndodhë edhe me pjesën tjetër të grupit tonë. Vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. Jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk e meritojnë keq qeverisjen nga kjo mazhorancë. Ndaj edhe neve duhet të na shqetësojë kjo gjë e të gjithë së bashku të bëhemi alternativë. Si një familje e cila pavarësisht mërive të momentit në kohëra të vështira bëhen bashkë, ashtu edhe ne si një familje e madhe në kushtet kur të gjithë pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe shqiptarët po detyrohen të largohen çdo ditë, duhet të lemë mënjanë interesat e ngushta e duhet të bashkohemi për ti kthyer pushtetin lokal qytetarëve duke u bashkuar.
dashnor sula bashkimi i pd
Politike
10 Tetor 2022, 19:14
k.m.
Fotoja pas takimit
TIRANË- Ka nisur në orën 17:30 dhe ka përfunduar më 19:00 takimi i kreu të Partisë Demokratike, Sali ...
Politike
10 Tetor 2022, 18:35
A.B
Sulmet kibernetike
TIRANË- Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shqipërisë ka vlerësuar mbështetjen e ofruar nga Shtetet...
Politike
10 Tetor 2022, 18:04
k.m.
Olta Xhaçka
TIRANË- Partia Demokratike e ka gati raportin për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, e cila ...
Politike
10 Tetor 2022, 18:04
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar mandatimin e Gazment Bardhit për t&eu...
Politike
10 Tetor 2022, 17:37
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Dalin pamjet e para nga takimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili po zhvillon një takim në seli me partitë...
Politike
10 Tetor 2022, 17:22
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë më 20 tetor një debat lidhur me energjinë elektrike, &cce...
Politike
10 Tetor 2022, 17:01
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare, ka komentuar...
Politike
10 Tetor 2022, 16:34
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Duket se diskutimet do të bëhen me radhë. Gazment Bardhi ka njoftuar se fillimisht do të negociojë me...
Politike
10 Tetor 2022, 16:32
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- I mandatuari për të negociuar me kryedemokratin Sali Berisha, Gazment Bardhi ka bërë me dije se do të ...
Politike
10 Tetor 2022, 16:11
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot takim me aleatët e partive joparlamentare. Takim...