Nis përballja me zjarret e verës/ Pas zjarrit në malin e Shëngjinit ndizen dhe tre vatra të tjera, shoqërohet në polici një person
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Në lidhje me këtë, Braho tha se është një perceptim i gabuar që prokurori nuk mban përgjegjësi.
TIRANË- Deputeti i PD, Gent Strazimiri pyeti kreun e SPAK nëse Prokuroria e Posaçme mban përgjegjësi për arrestimin e personave që në fund të procesit gjyqësor dalin të pafajshëm. Strazimiri u shpreh se janë kryer operacione korrupsioni që kanë gëzuar popullin, por vendimet e gjykatave kanë qenë për shembull punë në komunitet dhe dënime qesharake.
Në lidhje me këtë, Braho tha se është një perceptim i gabuar që prokurori nuk mban përgjegjësi. Sipas tij, prokurori është një ndër funksionarët më të kontrolluar. Braho shtoi se pafajësia apo shkelje të tjera nuk do të thotë se automatikisht ka gabuar vetëm prokurori. Në fund, kreu i SPAK tha se gjyqtari nuk është noter për të noterizuar kërkesat e palëve.
Pjesë nga debati te komisioni i Ligjeve
Strazimiri: Nuk futen njerëzit kështu në burg dhe në fund dalin të pafajshëm. Ka njerëz që janë mbajtur për vite të tëra dhe janë shpallur të pafajshëm nga gjykata.
Braho: Edhe pafajësia është e parashikuar në ligj. Kur prokurori ngre akuzë jo domosdoshmërisht përkthehet në vendim. KLP vlerëson prokurorin, dhe ILD.
Strazimiri: Ju keni kryer operacione korrupsioni që kanë gëzuar popullin, por vendimet e gjykatave kanë qenë për shembull punë në komunitet, dhe dënime qesharake.
Braho: Është një perceptim i gabuar që prokurori nuk mban përgjegjësi. Prokurori është një ndër funksionarët më të kontrolluar në punën e tij. Në parim, edhe pafajësia është një zgjidhje e parashikuar në ligj. Ndodh që prokurori ngre një akuzë, por kjo nuk përkthehet automatikisht në një vendim fajësie.
Rezultatet e punës janë objekt i vlerësimit të prokurorit nga KLP-ja, si edhe objekt i verifikimeve dhe procedimeve disiplinore që kryen ILD-ja. Pafajësia apo shkelje të tjera nuk do të thotë se automatikisht ka gabuar vetëm prokurori; kjo mund të vijë edhe nga gjyqtari. Gjyqtari nuk është noter për të noterizuar kërkesat e palëve. Unë nuk shkoj të debatoj me gjyqtarin për një çështje se pse e liroi një person, por ka mjete të tjera gjyqësore për ta kundërshtuar atë vendim./Dosja.al
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se policia është partneri...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur ditën e sotme gjatë raportimit të tij në Ko...
Besfort Lamallari ELBASAN- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar nga Elbasani në lidhje me protestën e djeshme në Tiran&eum...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho ka kër...
Joe Wilson TIRANË- Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në Kongresin e S...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë h...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integrua...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi po e lufton korrupsionin si asnjëherë më parë, duke e shkëpu...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të institucionit p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët nuk dalin në protestë vetë...