Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lefter Gështenja tha se efektivët janë xhepistë e trafikantë droge. Por, atyre iu përgjigj socialisti Toni Gogu. Ky i fundit tha se patronazhistët janë qytetarë të nderuar dhe punëonjës sociale. Akuzat e Opozitës, sipas tij, vijnë për shkak të frikës së humbjeve në zgjedhjet lokale të 14 majit.
TIRANË- Debate të forta tek Komisioni i Sigurisë. Kryetari i Komisionit ka prezantuar ndryshimet në ligjin për Policinë Bashkiake, por kjo gjë ka sjellë debate tek të pranishmit. Deputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar maxhorancën se po përpiqen të kthejnë policët bashkiakë në strukturë patronazhistësh. Madje, Lefter Gështenja tha se efektivët janë xhepistë e trafikantë droge. Por, atyre iu përgjigj socialisti Toni Gogu. Ky i fundit tha se patronazhistët janë qytetarë të nderuar dhe punëonjës sociale. Akuzat e Opozitës, sipas tij, vijnë për shkak të frikës së humbjeve në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pjesë nga debatet:
Ferdinant Xhaferraj: Ky projektligj na vjen 5 muaj para zgjedhjeve lokale. është një kuadër i ri ligjor për policinë bashkiake dukennëkuptuar që ai i tanishmi është i vitit 1997. Ishte e gjithë mundësia që kjo gjë që bëhej kur nuk kishit garë gare, në 2018, 2019. Ngre dyshime tani. Kjo për shkak se në nenin 9 i jepni 4 faqe kompetenca policiseë bashkiake. Tek 23 i ulni fare filtrat ligjorë, që nuk është më Shqipëria e 2022-shit kjp. Të gjithë këto marrin kuptim vetëm nëse 36 e hiqni fare dhe thoni i kemi detashmen të zgjedhjeve. Hiqni dyshimet që kjo polici nuk do të jetë strukturë patronazhistësh. Doni ta depolizitoni? Shtoni pikën: Policit bashkiak i ndalohet të mbështesë një strukturë politike. Ky projektligj vjen vetëm si aset i ri për të pasur një strukturë patrinazhistësh në fushatë. Po u bë kjo pika, unë e votoj. Le t'i ndalohet të shprehë bindjet.
Toni Gogu: I nderuar zoti kryetar, diskutimi në parim ka mbaruar. Foli për tre gjëra dhe në fund propozoi shtimin e një pike. Të vendosësh një ndalesë që ju e përmendni, të thuash që të ndalohet të jesh pjesë e një fushate politike. Neni e ndalon në mënyrën se si është formuluar. Duke ndaluar që të jetë anëtar i një force politike. Ju doni të bëjmë shtesa, i bie të bëjmë copy-paste atë të Policisë së Shtetit. Ne nuk mund të heqim asgjë nga koka juaj. Atë justifikimin që gjeni ju gjithmonë për humbjen dhe e bëni këtë me njollosjen e oficerëve që i shërbejnë këtij vendi.
Lefter Gështenja:Thuaj xhepista, pse thua oficerë të nderuar. Thuaj shpërndarës droge
Toni Gogu: Paske në mendje një polici me të cilën jemi ndarë. Atje në fund të asaj salle është një drejtues i lartë i Policisë së Shteti që i ka shërbyer këtij vendi për 40 vite.
Lefter Gështenja: S'e kam për të
Toni Gogu: Po nëse nuk e keni në përgjithësi, vijuni emra sepse po flasim për njerëz që kujdesen për sigurinë e këtij vendi në kohën që ne flemë gjumë. Ne duam që policia bashkiake të ketë një ligj më të ri. Patronazhisti s'ka lidhje me policinë, është punonjës social, më të mirin, kujdeset që t'i të kesh shërbim cilësor. Po ju shpjegoj çfarë është. Janë qytetarë të dneruar të këtij vendi që kujdeset si çdo fqinj i mirë për çdo fqinj tjetër. Frikërat e humbjes nuk ua heq dot neni, ka të tjera ilaçe për këto gjëra.
Ervin Salianji TIRANË- Seanca ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, është shtyrë sërish. Seanca ishte pa...
Fotot nga festa TIRANE- Disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale nga Jerina Lalaj, e njohur si konsulente marketingu tregojnë mi...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kandidati i PD-së për Bashkinë Tiran&eu...
Edona Bilali TIRANË- Një javë më parë, Piranjat publikuan investigimin për Start Up-et, se si Ministria e Sipërmarrjes m...
Foto ilustruese TIRANË- Pas drejtoreshës së Ilyrian Guard, pjesë e investigimit të Piranjave ka qenë edhe minisrtja për ...
Foto ilustruese TIRANË- Ardian Çitozi është një nga fermerët që me kompaninë e tij “Lea 2011” prej di...
Edona Bilali TIRANË- Mendoni se ministrja Edona Bilali po thotë të vërtetën në lidhje me informacionin e dhënë Pir...
Edona Bilali dhe Sali Berisha TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali i është përgjigjur kryed...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale lidhur me situatën e ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi që në Samitin për Diasporën, vitin që vjen, të marrë pjes&e...