6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas kryeministrit, iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave duke, i konsideruar si një parti politike. Sipas kryeministrit, iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme.
Ai theksoi se, është hera e dytë që ka një përpjekje për t'i 'mbyllur gojën', ndërkohë ku shprehet se përfaqëson votën e shqiptarëve.
"Jam këtu në një komunikim sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i shoqatës së gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa gëlltitshme për t’ju imponuar parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për ti rritur pagat vetes gjyqtaret me gjyq. Këtë shqetësim publik unë e kam shprehur si palë në emër të një pale, një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vet publik në gjykatë. Pra në emër të pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumicës parlamentare.
Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesi me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë. Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier.
Ne nuk jemi në fushatë dhe nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Ajo që kjo shoqatë po kërkon është unikale në historinë e Evropës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. E gjithë kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju që i jepni vetes të bëni përcaktime të tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe bëni edhe ju luftën me etiketime dhe sharje.", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Gazeta zvicerane DER BUND i ka kushtuar një artikull vendit tonë lidhur me fasadat e Kryeministrit Edi Rama. Në artikull...
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi...
Foto ilustruse TIRANË- Komiteti anti-torturë i Këshillit të Europës ka kryer një vizitë zyrtare në Shqipëri.&n...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ball ka njoftuar se Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i di...
foto ilustuese TIRANË- Gazeta izraelite Globes ka njoftuar se një kompani izraelite e quajtur ADC do të ndërtojë Datacenterin...
SHBA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Washington me Kryetarin e Komisionit për Politikën ...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmij&eum...
Ervin Salianji FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha në mbyllje të takimit me demokratët në Fier se Rama mundet vetëm me...
Ervin Salianji FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha sot gjatë takimit me demokratët në Fier se PD duhet të ketë propozi...
FIER- Ervin Salianji ka deklaruar se duhet bërë bashkimin për një PD fituese. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e...