LIVE UPDATES
Politike

"Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës," Berisha për vendimin ndaj gazetarit Elton Qyno: Sadushgjykata i vuri tritol në themel fjalës së lirë

Ai më tej shtoi se ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim pasi sipas Berishës këtë vendim do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. 

23 Shkurt 2024, 19:11 Nga N.F
"Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës," Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës ë Lartë për gazetarin Elton Qyno.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot është një ditë e zezë për fjalën e lirë. Ai më tej shtoi se ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim pasi sipas Berishës këtë vendim do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. 

Fjala e plotë:


Sot është një ditë e vështirë, sot është një ditë e zezë për fjalën e lirë. Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi. Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre.
Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare.


Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes. Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së. Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve.
Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre.

Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon. Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve. Ky është një akt i rëndë, kjo është një ditë e zezë. Elton Qyno publikoi dosje të shitur nga Skapi i partisë, të shitur me miliona miq. Duhet ta keni të qartë se kur vjen puna në botën e krimit, milionat janë si kafetë e mëngjesit. Nuk kanë ata problem milionin e eurove, problem kanë ku ti fshehin sepse atyre u vijnë nga droga, vrasjet, makabritetet.

Pasi e shitën dëshminë e Nuredin Dumanit, e një vrasësi serial, por që në fund të fundit gjeti një grimcë njerëzore në nderin e tij dhe u rrëfye, para kujt, para drejtësisë së pabesë. Para kriminelëve të drejtësisë që e shitën dosjen e tij. Shitja e dosjes parashikohet të sjellë të paktën 15-20 vrasje të tjera, qërim hesapesh. Kurse Qyno që u tha shqiptarëve, ja se çfarë shesin këta skapistët e Edi Ramës, ja se si i ndihmojnë bandat dhe vrasësit skapistët e Edi Ramës, ai u rrëmbye në mes të rrugës. Atij ju morën telefonat, sepse aty figuronte emri i Ramës që komunikonte me kartelet, që drejtonte trafiqet.


Aty figuronte emri i Taulant Ballës që komunikonte me bandat në Shqipëri dhe jashtë. Që u premtonte mbrojtje të interesave të tyre. Që ankohej për Sali Berishën, se po e sulmon.
Që diskutonte për vrasje për trafiqe. Sot fjalës së lirë i’u vu tritol në themel. Defakto kthehet ligji i agjitacion propagandës. ju bëj thirrje gazetarëve, që çdo lajm, njoftim informacion që siguroni përcjillani qytetarit digjital që të ja përcjellë qytetarëve dhe botës menjëherë, në kohë reale.
Nuk ka gjë në botë që do të na pengojë ne.

sali berisha gjykata e larte elton qyno

Sondazh

Poll
Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni