LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Delegatët votuan për ripërtëritjen e PD"/ Berisha: 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj, 40% janë gra!

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi gjatë konferencës së sotme përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të PD-së, pas përfundimit të numërimit të votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të mbajtur më 30 maj. • Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi rezultatin si një hap historik drejt ‘ripërtëritjes’ së partisë. Berisha paraqiti edhe shtrirjen profesionale të anëtarëve të rinj: akademikë dhe pedagogë, juristë dhe avokatë, mësues dhe arsimtarë, ekonomi-financë, mjekësi-shëndetësi, si dhe biznes, media, inxhinierë dhe art-kulturë me përqindje më të vogla. • I pyetur nëse fryma e ripërtëritjes do të prekë edhe kryesinë e PD-së dhe nëse gratë do të kenë rol drejtues, ndoshta si nënkryetare, kryetari i PD-së Sali Berisha u përgjigj pozitivisht. • Lidhur me fokusin e ardhshëm të partisë, kryedemokrati Sali Berisha tha se shtylla bazë mbetet ripërtëritja, e cila nënkupton ‘modernizim të të gjithë veprimtarisë së PD’ dhe ‘organizim të të gjitha strukturave’.

2 artikuj për këtë temë.

2 DITE ME PARE

Përbërja e Këshillit Kombëtar të PD/ Berisha: Kryesojnë pedagogët dhe akademikët, kemi një larmi të gjerë të spektrit të profesioneve

"Delegatët votuan për ripërtëritjen e PD"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në përpërjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryesojnë pedagogët dhe akademikët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, të cilën e konsideroi një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit të PD-së. 

"Pra, kjo është pak a shumë shpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Janë akademikë dhe pedagogë 11.8 përqind e tyre. Janë juristë dhe avokatë 9.7 përqind. Ish-deputetë 8.9 përqind. Mësues dhe arsimtarë 8.4 përqind. Ekonomi financë 6.8 përqind. Mjekësi shëndetësi 5.1 përqind. Biznes 3.8 përqind. Media e gazetarë 3.8 përqind. Inxhinierë 3.8 përqind. Art dhe kulturë 3.4 përqind. Ish-kryetarë bashkie 1.7 përqind. Arkitekturë dhe urbanistikë 1.7 përqind. Diplomatë 1.7 përqind. Ekspertë sigurie 1.3 përqind. Të tjerë janë 5.1 përqind apo 12 persona. Pra, siç e shihni ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit tonë dhe përgatitjen për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë. U uroj suksese të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe i ftoj të nisim sa më shpejt betejën tonë për realizimin e objektivave, për përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës," tha Berisha./Dosja.al

2 DITE ME PARE

"30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj, 40% janë gra"/ Berisha: Kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i partisë

"Delegatët votuan për ripërtëritjen e PD"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% prej tyre janë gra. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo ka ndodhur për herë të parë që nga themelimi i partisë. 

Lideri i opozitës theksoi se u realizua dhe u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza. Kryedemokrati theksoi se kjo është një arritje e madhe në pamje statistikore, por edhe reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale dhe të çmuara në PD.

"Jam sot këtu pas përfundimit të numërimit të votave të të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të datës 30 maj, të paraqes para jush në vija të përgjithshme organin e dytë qendror të partisë, që është Këshilli Kombëtar i saj. Me këtë rast duhet të përgëzoj të gjithë anëtarët e zgjedhur në këtë forum kryesor të PD. Të falënderoj të gjithë delegatët për përzgjedhjet që bënë. Të shpreh falënderimin tim të përzemërt për të gjithë ata që kandiduan për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të garantoj secilin prej tyre se pavarësisht nëse mori votat e duhura apo po, mbeten personalitete shumë të rëndësishme të PD. Sikundër ftoj çdonjërin prej tyre që ka dyshimin më të vogël në procesin më transparent të numërimit të votave, i cili është bërë në prani të medieve dhe i hapur, t’i adresohet komisionit për të numëruar çdo votë të hedhur për të nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Por kam kënaqësi të informoj se në këtë Kuvend, me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e PD. Dy risi janë madhore. Njëra është e sigurt, e para e kësaj natyre që nga themelimi i PD. Tjetra mund të jetë e tillë. Pas numërimit të votave, rezulton se 71 të rinj, pra rreth 30 përqind e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, i përkasin moshës ndër 30 vjeç, i përkasin të rinjve dhe ky është një investim, do të thosha, jashtëzakonisht i çmuar që delegatët bënë për forumin drejtues të PD. Kjo përqindje ka qenë gjysma e saj përpara dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv. Një zhvillim tjetër madhor pozitiv, hap i rëndësishëm që Kuvendi bëri për gratë dhe vajzat. Në mënyrë do të thosha shumë të rëndësishme u realizua ose u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza. Them se kjo është një arritje e vërtetë, një arritje e madhe në pamje statistikore, por është reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale, të çmuara në PD dhe ndjej keqardhje për ato që meritonin plotësisht të ishin anëtare të Këshillit, por shpërndarja e votave ka sjelle lënien e tyre jashtë Këshillit Kombëtar. Megjithatë ato mbeten aktiviste të çmuara, personalitete të çmuara të PD," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend