Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Ramës, në momentin që do të mbarojnë verifikimet, do të kalohet në fazën e dëmshpërblimeve.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do tu dalë për zot të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Gjatë fjalës së tij në podkastin 'Flasim', Rama ka theksuar se ekipet e verifikimeve kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën e dëmeve të shkaktuara.
Sipas Ramës, në momentin që do të mbarojnë verifikimet, do të kalohet në fazën e dëmshpërblimeve.
"Kjo është motoja ime dhe e jona sa herë fatkeqësi të ndryshme godasin vendin e njerëzit, që nga tërmeti shkatërrues i mijëra e mijëra shtëpive e deri tek sikleti rrënues i një familjeje të goditur nga uji, zjarri apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër. Dhe dua t'u përcjell përsëri, të dëmtuarve nga kjo goditje e fatkeqësisë kësaj here, se ne do t'i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre, qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Puna jonë intensive nuk mbyllet me përmirësimin e situatës së motit, por do të vazhdojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe të çdo dëmi në familjet e prekura nga uji. Ekipet tona të verifikimeve janë në terren që nga dita e parë, ndërkohë që Ministria e Financave e ka të përgatitur tanimë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit. Presim rezultatin përfundimtar të verifikimeve për të kaluar në fazën e dëmshpërblimeve. E mos harroni, kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e sotëm të fatkeqësive, ishin edhe dy kodra të larta borxhesh nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. Ne i shlyem një më një ato borxhe për ata njerëz dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi, sepse erdhëm për të ndërtuar një Shqipëri tjetër dhe kjo është Shqipëria tjetër, që nuk i le vetëm njerëzit e saj. Kurrë më," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për mbetjet plastike që hidhen në rrugë. Gjat&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat ditën e sotme për shkak të raportimit mbi përmbytjet në vend. Gjatë fj...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një p...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka mbyllur takimin e tij në Korçë. Ai tha se 95% e drejtuesve të PD-s...
Foto ilustruse Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. P...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se ka mbajtur shumë kosto nga kjo qeveri. Ai tha se për k&e...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit. Gja...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka ironizuar foltoret duke thënë se PD mbledh para Kryeministrisë më pak nj...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji i ka dërguar një mesazh Berishës dhe deputetit Noka. Gjatë fjalës s&eum...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se takimet me demokratët nuk shqetësojnë demokratë...