LIVE UPDATES
Politike

"Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë"/ Berisha: Vota e tyre, gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska

Ndër të tjera, Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe mediat pranë saj për sulme të vazhdueshme ndaj opozitës dhe procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

24 Maj 2026, 13:54 Nga E. D
"Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partisë Demokratike. Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Kryedemokrati e ka cilësuar procesin si një fitore të demokratëve ndaj “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”.

Berisha deklaroi se PD-ja është e vetmja forcë politike në Shqipëri që zgjedh drejtuesit përmes demokracisë direkte dhe referendumit të anëtarësisë, ndërsa akuzoi socialistët se prej 17 vitesh nuk zhvillojnë zgjedhje reale për kryetarin apo forumet drejtuese. Ndër të tjera, Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe mediat pranë saj për sulme të vazhdueshme ndaj opozitës dhe procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

"Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.

Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, "një anëtar, një votë" – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin "një anëtar, një votë" në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!

Por, tipike si në një diktaturë autoritare, prej tre muajsh në një aleancë të zezë, kreu i meduzës Edi Rama, narkoqeveritarët, mafia e mediave të kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drogës i kanë kushtuar mijëra e mijëra lajme (me rekord deri në 16 të tilla në 4 orë) dhe qindra e qindra artikuj ne portalet dhe gazetat e tyre e qindra debate në studiot e tyre sulmit ndaj PD-së dhe zgjedhjes së kryetarit të saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan në gjetjen dhe mbështetjen e kandidatëve të botës së krimit, karteleve të drogës, Ergys Agasve, Oltion Bistrave, apo në mbështetjen si kandidatë të të përdorurve politikë, të cilët, pasi kalojnë në parti të tjera, urdhërohen që duhet të kandidojnë për kryetar të PD-së, madje u jepen tituj e ofiqe që kurrë nuk i kanë pasur. Të gjitha këto për tri arsye:

Së pari, sepse për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t'u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në mashtrime, trillime e manipulime për qytetarët dhe në luks e vila për veten dhe familjet e tyre.

Së dyti, duke lënë mënjanë modestinë, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e dinë mirë se cila është zero-toleranca e tij ndaj krimit; e dinë mirë se mafia nuk do të gjejë vrimë miu në Shqipëri dhe në botë ku të futet për krimet e veta.

Së treti, ata, duke shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë (që është ajo e fjalës me kuptimin e saj), përpiqen 24 orë në ditë e 7 ditë në javë të mashtrojnë dhe të bindin me çdo kusht shqiptarët se problemi madhor i tyre nuk është farsa elektorale, nuk është vjedhja e miliarda eurove, nuk është plaçkitja e pasurive publike si në një sistem kolonial, dhe nuk është shpërngulja nga varfëria e mjerimi i shqiptarve ne vendi i tyre, nuk jane me çmimet ndër më të lartat në Europë dhe rrogat më të ulëta. Nuk janë Edi Rama, lubia dhe "lindat" e tij që kanë vjedhur miliarda, dhe nuk qenka përjashtimi i votës prej 17 vitesh në partinë e krimit!

Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me "një anëtar, një votë" e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është "privatizim i partisë nga kryetari" apo në rastin konkret "Berisha zgjedh Berishën".

Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj