LIVE UPDATES
Politike

Dënimi i Belerit/ OMONIA: I gjithë procesi gjyqësor, sajim dhe mashtrim që i shërbejnë orkestruesit Edi Rama

Gjithashtu denoncojnë dënimin sipas tyre pabazë të Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, ku shprehen se është në dispropocionalitet me shkeljen e supozuar. 

7 Mars 2024, 07:41 Nga r.ll
Dënimi i Belerit/ OMONIA: I gjithë procesi gjyqësor, sajim dhe
fredi beleri

TIRANË- Komuniteti grek në Shqipër, OMONIA ka reaguar lidhur me dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Reagimin e tyre nis me një poezi të Martin Miemoeller.

Më poshtë ata shprehen se me vendimin e GJKKO-së ndaj Belerit sistemi i dhënies së drejtësisë në Shqipëri është dy herë i ekspozuar.

Më tej shkruhet se i gjithë procesi gjyqësor ndaj Belerit ishte i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu denoncojnë dënimin sipas tyre pabazë të Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, ku shprehen se është në dispropocionalitet me shkeljen e supozuar. 

REAGIMI I PLOTË: 

“Në fillim ata (Nazistët)  ju sulën komunistëve,

dhe unë heshta sepse nuk isha komunist.

Kur ata burgosën socialdemokratët unë heshta

sepse nuk isha socialdemokrat .

Pastaj ata ju sulën sindikalistëve dhe unë heshta

sepse nuk isha sindikalist.

Në vijim  ju turrën Hebrenjve dhe unë prapë heshta

sepse nuk isha Hebre.

Dhe më erdhi rradha mua,

por s’kishte mbetur më askush të fliste për mua”

Martin Miemoeller (1892-1984)

Me vendimin e djeshëm penalizues të Gjykatës Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar (GJKKO), ndaj Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë z. Fredi Beleri, sistemi i dhënies së drejtësisë në Shqipëri është dy herë i ekspozuar. Konfirmoi mungesën e pavarësisë së tij nga njëra anë dhe nga ana tjetër sjelljen e tij me paragjykime dhe standart të dyfishtë.

E gjithë e ashtuquajtur çështje nga fillimi i saj deri në shpalljen e vendimit të djeshëm, është një sajesë dhe mashtrim gjyqësor që i shërben synimit të orkestruesit të saj, Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, i cili duke shkelur dhunshëm vullnetin sovran të komunitetit lokal të Himarës synon më tej vijimin e praktikave grabitqare në zonë.

Persekutimi ndaj Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë dhe bashkëpunëtorit të tij nuk lidhet vetëm me privimin e të drejtave civile dhe politike. Ka ndikime korelative dhe pasoja në shumë aspekte të tjera dhe duket se pikërisht kjo është objektivi i orkestruesit të gjithë kësaj sajese qesharake. Represioni i shoqërisë dhe nënshtrimi i Minoritetit autokton Etnik Grek.

Njëherësh dhe për më tepër gjatë gjithë këtyre muajve dhe me intensitet të shtuar ditëve të fundit vërejmë rritjen e difuzimit të një propagande antihelene që rëndon në nivele absolutisht shqetësuese, pozitën e MEG.

Duke denoncuar dënimin pabazë të Kryetarit të Bashkisë Himarë z. Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij, me një vendim gjyqësor që përmban në vetvete elementët e dispropocianalitetit me shkeljen e supozuar, tërheqim edhe një herë tjetër vëmendjen e faktorit ndërkombëtar për regjimin e represionit që ushtrohet ndaj nesh.

Maska legjitimuese i persekutimit përmes procedurash gjyqësore përbën justifikim pretekstual që nuk duhet të ndikoj përballimin e regjimit autokrat unikal që mbizotëron në gjithë spektrin e jetës publike dhe politike në vend.

fredi beleri omonia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë