LIVE UPDATES
Politike

DENONCIMI I FORTË/ Balliu: Kandidati i Alibeajt në Mallakastër mori 200 mln lekë tender në shkelje të ligjit, si po shpërblehet Agron Kapllanaj nga Rama-Veliaj

Balliu tha se ky është përdorim i tenderave dhe parave publike për qëllimë elektorale.

28 Mars 2023, 12:08 Nga f.g
DENONCIMI I FORTË/ Balliu: Kandidati i Alibeajt në Mallakastër
Klevis Balliu, shefi i organizimit ne PD

TIRANE- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se kompania e deputetit Agron Kapllnaja është duke u favorizuar me tendera nga qeveria për të favorizuar fushatën e Alibeajt në Mallakastër. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Balliu tha se kompania e deputetit Kapllanaj, "Shkëlqimi 07 shpk", ka marrë një tender me vlerë 200 milionë lekë, pavarësisht se ka qenë në shkelje të ligjit. Sipas tij, Komisioni Vlerësues i Ofertave nuk e ka skualifikuar edhe pse vlera e tenderit ishte më e ulëta. 

DEKLARATA E PLOTE:

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, Partia Demokratike ngre alarmin për vjedhjen e parave publike, të cilat i jepen shoqërisë “Shkëqimi 07” Shpk, në pronësi të deputetit Agron Kapllanaj, sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë. Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik Nr. 28, datë 27 Mars 2023, rezulton se Shkëlqimi 07 ka marrë nga Këshilli i Qarkut Vlorë tenderin me objekt: “Rikonstruksion i disa akseve të Njësisë Novoselë”, në shumën 200 milion lekë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi ka shqyrtuar ofertat pjesëmarrëse, ka konkluduar se, oferta më e ulët duhej të skualifikohej sepse nuk plotësonte kriteret. Kur një oferët e ulët skualfikohet kjo dëshmon se tenderi është paracaktuar.

Përndryshe, nëse e marrim të mirëqenë arsyetimin e Komisionit të vlerësimit të ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë, që ka skualifikuar ofertën më të ulët sepse nuk plotëson kriterin për stafin dhe punonjësit, atëhere përse ky komision mbyll sytë përpara fakteve si më poshtë:

• Drejtoria e Shërbimit Memaliaj në datë 20 Mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimi 07 në tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës nga rruga nacionale deri në fshatin Anë Vjosë”, me vlerë rreth 55 milion lekë me TVSH?
• Bashkia Tiranë në datë 20 Mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut” me vlerë rreth 1 miliard 284 milion lekë me TVSH?
• Në datë 20.03.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Agjencia e Shërbimeve Publike Berat për tenderin me objekt: “Blerje material inerte” me vlerë rreth 60 milion lekë? Në datë 13 Mars 2023, Bashkia Kavajë e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Blerje çakulli”, me vlerë 138 milion lekë me TVSH?
• Në datë 02.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për tenderin me objekt: “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, rajoni 4”, duke i dhënë kësaj shoqërie një shtesë kontrate, në vlerën 1 miliard e 40 milion lekë, pra duke e çuar vlerën totale të kësaj kontrate në rreth 6 miliard e 240 milion lekë me TVSH?
• Në datë 10.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Vlorë, për tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Kërkove”, me vlerë 180 milion lekë?
• Në datë 10.02.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Selenicë, për tenderin me objekt: “Asfaltim rruge të brebndshme Kocul” me vlerë 320 milion lekë?
• Në datë 06 Mars 2023 është shpallur fitues në tenderin me objekt: “Blerje asfalti”, zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Berat me vlerë rreth 393 milion lekë me TVSH?

Referuar sa më sipër, me një seri kontratash nënshkruar vetëm muajin e fundit nga Shkëlqimi 07, vetëm komisioni i vlerësimit të ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë nuk e di që edhe kjo kompani, sikurse pretendimi për shoqërinë me ofertën me të ulët, e ka stafin teknik dhe inxhinierik të angazhuar në kontrata të tjera.
Pra, Këshilli i Qarkut Vlorë mban dy standarde në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse, sepse orientimi i partisë në pushtet është që tenderin ta fitojë Shkëlqimi 07.
Kjo është shkelje e haptur e barazisë në tendera dhe në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse.
Për më shumë ky është përdorim i tenderave dhe parave publike për qëllimë elektorale.
Partia Demokratike i bën thirje autoriteteve kontraktore, që të zbatojnë me përpikmëri ligjet, sepse herët a vonë, ligji do të zbatohet për këdo, si dhe ndëshkimi do të jetë sipas ligjit.
Partia Demokratike garanton taksapaguesit shqiptarë se, me ardhjen në pushtet, jo vetëm prokurimet abuzive, por çdo fond publik do të ri-auditohet dhe shkelësit e ligjit do të marrin dënimin e merituar./Dosja.al

klevis balliu agron kapllanaj tenderat e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj