Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat, Vangjeli shprehet se ai e ka bërë këtë për të konsoliduar pushtetin e tij e jo për të luftuar korrupsionin.

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli ka denoncuar një kontratë që Edi Rama ka nënshkruar me Boston Consulting Group. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli shprehet se ai e ka bërë këtë për të konsoliduar pushtetin e tij e jo për të luftuar korrupsionin.
Deklarata e Plotë:
Më 29 Maj 2024 Edi Rama nënshkroi VKM nr. 327, me objekt: Autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP (BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim.
Negocimi ka në objekt këto 3 (tri) fusha:
a) Analizë për identifikimin e mekanizmave efecientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit,
b) Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike
c) Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve.
Sipas burimeve të treta, p.sh. gazetës The Neë York Times, kjo kompani ka qenë në qendër të disa skandaleve.
Artikulli i dt. 11 Prillit 2018 i kësaj gazete prestigjioze shkruan se Boston Consulting Group ka ndihmuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të konsolidojë pushtetin në Arabinë Saudite etj…
Mesa duket ky është edhe qëllimi i bashkëpunimit të Edi Ramës me këtë kompani.
1. Përse Edi Rama po kërkon kontraktim të drejtpërdrejtë me një subjekt me qëllim luftën antikorrupsion kur SPAK, Prokurori, Struktura anti-kurrupsion në KM , Drejtoritë e auditimit në institucione shtetërore paguhen me taksat e shqiptarëve për këtë qëllim duke mbivendosur objektin e veprimtarisë së këtyre organeve shtetërore?
2. Pse dhe kush përzgjodhi subjektin BOSTON CONSULTING GROUP?
3. Përse kjo procedurë u miratua me VKM të personalizuar nga Edi Rama, në mungesë totale transparence, dhe nuk ju nënshtrua procedurave të garës sikurse parashikon legjislacioni shqiptar në fuqi, nga e cila do dilte edhe fituesi i cili do zbatonte këtë projekt?
4. Sa është vlera totale e implemetimit të këtij projekti dhe kush do e paguajë?
Partia Demokratike garanton opinionin publik dhe Edi Ramën, nënshkrues serial antiligjor aktesh të personalizuara dhe pa transparencë në favor kumbarëve të tij ala McGonigal, se do ta ndjekë në çdo hap të gjithë këtë procedurë dhe zbatimin e saj, me qëllim për të shmangur vjedhjen e taksave të shqiptarëve të cilat shkojnë në xhepat e lobistëve në favor të Edi Ramës për të siguruar vijimin e pushtetit të tij.
Ilir Meta FIER- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, ka aku...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën e Kur...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën ...
Qazim Hoxha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme, ku një qytetar është...
Belinda Balluku DURRËS- Përgjatë tri ditëve, 13-15 Qershor, u mbaj eventi “MARITIME WEEK 2024", organizim i Autoritetit Portuial ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas djegies së tregut në qytetin e Shkodrës. Berisha me a...
Gazment Bardhi PËRMET- Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet. Ky është takim...
belind kellici PËRMET- Partia Demokratike po zhvillon një takim me qytetarë dhe simpatizantë demokratë në P&...
kreshnik çollaku TIRANË- Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e partisë zyrtarisht kreut të PD-së, Sali Berishës, deputet...