LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i PD, Berisha: Parlamenti i një bande. Bardhi: Veprime anti-kushtetuese

• Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend nisi me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. • Në nisje të seancës plenare, ka pasur përplasje fizike mes dy deputetëve. • Ndërsa deputetët socialistë mbajtën fjalën, deputetët demokratë u përpoqën t'i ndalojnë duke përplasur tavolinat. • Situata agravoi kur deputeti, Gledion Nallbati u përplas fiziklisht me deputetin Vullnet Sina. • Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Sina duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit. • Reagimi i deputetëve të tjerë ka bërë që Nallbati dhe Sinaj të ndahen. • Ndërsa "kaosi" vijonte në Kuvend, kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha u fut live në Facebook, duke thënë se dhuna ishte një provokim për opozitën, teksa bëri thirrje se beteja nuk ka të ndalur. • Nga ana tjetër Bardhi ka tentuar të çajë kordonin e punonjësve të gardës për të shkuar drejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ai është shprehur se Kuvendi është futur në ngërç për shkak mazhorancës. • Pjesë e seancës ishin edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

25 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Përballë njëri-tjetrit, çfarë ndodhi jashtë Parlamentit mes Sinajt dhe Nallbatit

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinaj

TIRANË- Diskutimet mes deputetit Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinajt jashtë parlamentit janë zbardhur. Mësohet se Sinaj i ka thënë Nallbatit se si e merr guximin që t'i gjuaj. Ndërkohë që Nallbati i është kthyer se si mori vetëm kartën dhe se ai ngriti dorë.

Pjesë nga diskutimi:

Sinaj: Si merr guximin të ngresh dorë

Nallbati: Unë mora kartën t’i ngrite dorë

2 VITE ME PARE

Anëtari i socialist u takua me Bajrat ditën e zgjedhjeve, Çuçi: Në PS nuk ka mbrojtje, nëse është e vërtetë është e dënueshme

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Bledi Çuçi

TIRANË- Kryetari i Grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është pyetur për takimin që denoncoi kryedemokrati Sali Berisha të Bajrave me një zyrtar socialist Erald Bushi në Shkodër ditën e zgjedhjeve. Çuçi për mediat thekoi se nuk ka dijeni për takimin dhe shtoi se nëse kjo ka ndodhur atëherë duhet që të merren masa.

Pyetje: A keni ju dijeni përse anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi ka qenë ishoqëruar së bashku me bandën kriminale të Bajrave dhe kanë hyrë nëpër qendrat e votimit së bashku ditën e 14 majit në zgjedhje. Kjo bandë ka takuar dhe përfaqësues të tjerë pavarësisht se nuk lejoheshin për të hyrë në qendrat e votimit?

Çuçi: Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë është e dënueshme. Në PS nuk ka mbrojtje askush që shkel ligjin ndryshe nga çfarë ndodh opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia aty ku sheh që janë ezauruar krimet. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale në sensin që kushdo që shkel ligjin përgjigjet personalisht dhe nuk ka mbrojtjen e partisë. Në ndjekjen penale kemi një qëndrim që nuk ka pasur në asnjë moment dyshime për të kundërtën.

2 VITE ME PARE

Çuçi pas seancës plenare: Skenar i opozitës, kjo nuk do të ndodhë më

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Bledi Çuçi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se skena e sotme në Kuvend është e papranueshme. Në një dalje për mediat, Çuçi ka deklaruar se ky skenarë i opozitës nuk do të ndodhë me dhe se garda duhet që të marrë kushtet që të garantohet seanca plenare. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ndodhë në asnjë parlament të botës që çdo amendimet nga opozita të miratohet.

“Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion. E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar. Kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova kolegun Bardhi që tha se nuk u kemi dhënë shpjegime, kjo nuk është e vërtetë. Opozita nuk ishte e regjistruar për të folur”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

“Kur ka beteja opozita, ai merr pushim”/ Gazetarët e pyesin për Bashën, Bardhi ironizon mos pjesëmarrjen e deputetit

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit të Partisë Demokratike është pyetur nga gazetarët gjatë deklaratës së tij për mungesën e deputetit Lulzim Basha në Kuvend. Bardhi ka ironizuar mos pjesëmarrjen e Bashës duke thënë se kur ka beteja, ai gjithmonë mungon.

Ai theksoi se beteja do të vijojë dhe me mazhorancës dhe çdo aksion do të vijojë në çdo formë.

Gazetarët: A keni një koment për mungesën e Lulzim Bashës në Kuvendin e sotëm?

Bardhi: Ju keni bërë një pyetje pa interes për shqiptarët, ai kur ka beteja opozita merr pushim. 

2 VITE ME PARE

Dosja "Partizani"/ Kryemadhi: Berisha i përndjekur politik, Berlusconi me 475 çështje nuk ia hoqi njeri pasaportën

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare e cila filloi dhe tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Kryemadhi reagoi në lidhje me akuzat e SPAK dhe GJKKO ndaj kreut të Partisë Demokatrike Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, duke i quajtur arrestime dhe përndjekje politike.

Kryemadhi: Për mua Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin i cili ka pasur rreth 475 çështje por nuk ia ka heq njeri pasaportën Berluskonit, as nuk e ka ndalur njeri që të dali, megjithatë ajo që unë theksoi që loja politike që përdoret është shumë e shëmtuar dhe nuk krijon ndonjë efekt, krijon efekt terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët. Sepse janë 16 pronarë dhe pse arrestohet njëri dhe jo të gjithë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga konflikti Nabllati-Sina deri tek përplasjet mes deputetëve të tjetër mazhorancë-opozitë

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Foto nga zhvillimet ne Kuvend

TIRANË-Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend nisi me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Në nisje të seancës plenare, ka pasur përplasje fizike mes dy deputetëve. Ndërsa deputetët socialistë mbajtën fjalën, deputetët demokratë u përpoqën t'i ndalojnë duke përplasur tavolinat.  Situata agravoi kur deputeti, Gledion Nallbati u përplas fizikisht me deputetin Vullnet Sina.

Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Sina duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit.

Reagimi i deputetëve të tjerë ka bërë që Nallbati dhe Sinaj të ndahen. Ndërsa "kaosi" vijonte në Kuvend, kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha u fut live në Facebook, duke thënë se dhuna ishte një provokim për opozitën, teksa bëri thirrje se beteja nuk ka të ndalur. 

2 VITE ME PARE

Berisha: Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk mund ta përjashtojë kurrë. Beteja jonë këtu është betejë pa kthim

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me aksionin e opozitës në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se mazhoranca mund të përjashtoj deputetët por popullin kurrë. Po ashtu ai ka theksuar se beteja që ata kanë nisur është betejë pa kthim deri në momentin që të vendoset pluralizmi. 

Pjesë nga konferenca e Berishës:

Pyetje: Sot mund të flisnit në foltoren e parlamentit për shqetësimet që ju keni ...

Sali Berisha: Kjo pyetje që bëni ju, besoj ka marrë përgjigje. Kjo betejë ka filluar dy javë para, është shpallur si betejë pa kthim dhe është shpallur për këto motive që deklarova. Është shpallur dhe nuk vazhdohet më tutje.

Pyetje: Si do ta mbroni Kushtetutën kur ju përjashtojnë, sepse mazhoranca po përgatiten përjashtime të tjera?

Sali Berisha: Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk mund ta përjashtojë dot kurrë mazhoranca, ju garantoj unë ju. Beteja jonë këtu është betejë pa kthim. Hiqeni nga mendja. Do të përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokratik në parlament. Nuk ka parlament dhe parlamentar të cilët përfaqësojnë opozitën të cilët nuk mund të hartojnë ligje, nuk mund të krijojnë komisione hetimore parlamentare, nuk mund të marrin dokumentat që ju duhen për të kryer funksionet e tyre.
Faleminderit!

2 VITE ME PARE

"Republika e drogës"/ Kryemadhi: Garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia dhe Dubai

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Kuvendit, Kryemadhi është shprehur se Shqipëria është kthyer në Republikë të Drogës. Po ashtu ka theksuar se Rama është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes.

"Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar. Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikiminm e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”, tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

Bardhi zbardh tre kërkesat për Nikollën: Mos u bëj eksperte e arkivës së Kuvendit, je kryetare parlamenti

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazmet Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi për mediat, se kishte 3 kërkesa për Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Bardhi kërkoi nga Nikolla që mos të përdoret nga Kryeministri Edi Rama për të ndërhyrë në punët e Opozitës.

Sipas Bardhit, Nikolla po ndërhyn në punët e opozitës dhe në procedurat e brendshme të saj duke mos lejuar pëfaqësimin e saj në komisione. Pas përjashtimit të deputetit Nallbati, Bardhi tha se në mbi 30 vite demokraci s’ka ndodhur kurrë të përjashtohen 32 deputetë të opozitës.

"Kolegët do duhet at pyesin veten se pse ne jemi detyruar të ngjitemi lart për të mos lejuar që ajo të bëjë punën e saj, sepse ajo nuk po lejon që opozita të bëjë punën e saja. Janë tre kërkesa thellësisht minimale. Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, të respektojë rregulloren e parlamentit, të respektojë opozitën nëse dëshiron që dhe ne ta respektojmë. Nëse ajo ka vendosur ta trajtojë veten si specialiste arkivë protokolli atëherë nuk mund të qëndrojë e ulur në karrigen e kryetares së Kuvendit. Do duhet të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës që të përzgjedhin përfaqësuesin që dëshiron në komisionet parlamentare. Do duhet të lejohen 45 deputetët të opozitës të ushtrojë funksionin e tyre kushtetues të kontrollit ndaj qeverisë, ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese e opozitës. Është dhunë t’i diktosh deputetëve të opozitës se kush do t’i përfaqësojë ata në Komisionet Parlamentare. Nëse griset rregullorja e Parlamentin nuk mund të ketë bashkëjetesë normale."- tha Bardhi. 

2 VITE ME PARE

"Kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK"/ Kryemadhi nga Kuvendi: S'kam problem të shkoj edhe për operacionet plastike

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka mohuar lajmet që ka pasur fletëthirrje nga SPAK për lobim. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se në SPAK ka shkuar disa herë për denoncimet që ka bërë për inceneratorët. Po ashtu ka theksuar se nuk e ka problem që të shkojë në SPAK dhe për operacionet plastike. 

"Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”, tha Kryemadhi.

2 VITE ME PARE

Berisha: Edi Rama nuk lejon komisionet parlamentare, pasi është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po pengon komisionet parlamentare. Duke folur për mediat, Berisha ka theksuar se Rama është vetë strumbullari i të gjitha vjedhjeve, ndaj dhe kjo është shkaku që nuk i lejon komisionet hetimore. 

"Të gjitha këto janë një motiv që të qëndrojmë për kushtetutën. Ka një nen kushtetuta që njeh të drejtë të pacenueshme të pakundërshtueshme të deputetëve të opozitës që me numër të caktuar të firmave të ngrejnë komisionet hetimore parlamentare. Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal, në të cilën vetë Charls McGonigal ka pranuar fajësinë për të gjithë dosjen shqiptare. Kjo dosje lidhet me tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë. Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat. Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës. Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Bardhi pas seancës plenare: U provokuam nga garda, mbylli dyert për deputetët e Opozitës

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar pas seancës parlamentare ka folur për gazetarët për zhvillimet e ndodhura ditën e sotme. Bardhi ka dhënë detaje mbi situatën, ku sipas tij Garda e Republikës ka provokuar deputetët e Opozitës.

Deputeti tha se ishte mbyllur çdo derë komunikimi për opozitën. Sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë që të rrëzohen kaq shumë kërkesa për komisionet hetimore. 

"Deputetët e opozitës sot u rrethuan nga garda e republikës. Ishte mbyllur çdo derë komunikimi për deputetët e opozitës. Sjellja e gardës provokoi situatën, ndërsa ju e dini prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç duke mos mundësuar vijimin normal të seancës së parlamentit. Kanë marrë vendime për asgjësimin e opozitës. Nuk ka ndodhur të rrëzohen kaq komisione hetimore pa dhënë një shpjegim. Nuk ka ndodhur të përjashtohen deputetët e opozitës se nuk pranojnë poshtërimin në sallën e Kuvendit.”-tha Bardhi. 

2 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Përplasje dhe jashtë Kuvendit, Sina dhe Nallbati vijojnë sherrin në oborrin e Parlamentit

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

TIRANË-Dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sina kanë vijuar sherrin e tyre verbalisht në oborrin e parlamentit. Tensionet mes tyre kanë vijuar edhe pas konfliktit fizik në ambientet e brendshme. Kujtojmë se dy deputetët u përplasën fizikisht dhe gjatë seancës.

Deputeti i opozitës Nallbati i është drejtuar karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, gjë që ka sjellë reagimin e këtij të fundit. Të dy deputetët janë përplasur, por anëtarë të tjerë të parlamentit i kanë ndarë.

2 VITE ME PARE

Mbyllet seanca, Berisha: Anti-ligjore, Rama në dhunim të Kushtetutës, ka mohuar çdo Komision hetimor

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e seancës plenare ditën e sotme është vendim antikushtetues. Berisha duke folur për mediat, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po pasuron anëtarët e familjes së tij dhe se po bëhet pronar i Dubait në Durrës ku ka përvetësuar 1 milionë metër katror tokë. Po ashtu ai ka deklaruar se opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve opozitarë. 

"Siç konstatoni, Edi Rama me akte të turpshme antiligjore, antikushtetuese të Lindës së parlamentit bllokon jetën parlamentare të vendit. Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitarë, por jo vetëm, me të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament. Siç është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar, pezulluar gjer tani, përveç komisionit hetimor për djegësat ku u zbulua vjedhja e shekullit, të gjitha komisionet e tjera hetimore parlamentare. Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore sepse ka vendosur në pushtet piramidën më të rrezikshme të krimit. Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare, sepse vetë ai është flamuri i zi i korrupsionit në Shqipërisë, sepse ai në dhunim flagrante të kushtetutës favorizon dhe pasuron anëtarë të familjes së tij.

Sepse vetë ai ka ndërtuar sarajet dhe parajsën e tij në Surrel duke pasë deklaruar gjithsej, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Sepse vetë ai, e shoqja e tij ka ndërtuar pallatin 5 katësh për të cilin nuk gjendet asnjë faturë e vetme. Sepse toka e parkut 5 mijë metra rreth sarajeve të Surrelit është marrë në kundërshtim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Është blerë me një çmim sipas Edi Ramës, 2.5 dollarë metri katror, në një kohë kur në atë periudhë toka aty ka qenë e certefikuar me 20-25 dollar. Edi Rama është personi për të cilin OSBE deklaroi kur u bë kryeministër se disponon në bankat ofshore 200 mln euro. Edi Rama është personi që del strumbullar kryesor i vjedhjes së shekullit me djegësat. Strumbullar kryesor i vjedhjes me koncesionet e shëndetësisë. Së fundi ai po bëhet pronar me Alabarin e tij, i Dubait të Durrësit duke vjedhur dhe përvetësuar mbi 1 milionë metër katror truall publik dhe duke larë aty, miliarda euro me Olsin dhe Amant Josifin, të vjedhura taksapaguesve europiane," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, mbyllet seanca plenare

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

TIRANË- Seanca plenare është mbyllur vetëm pas 400 minuta, pasi nisi. Kjo ka ardhur për shkak të kaosit që ndodhi në Kuvend nga deputetët opozitarë.

Shkak për tensionet në Kuvend janë bërë, vendimet e mazhorancës për të bllokuar çdo kërkesë nga opozita për Kërkesa Hetimore parlamentare. Seanca tjetër plenare pritet të njoftohet në ditët në vijim.

2 VITE ME PARE

Paloka dhe Noka i rrëmbejnë mikrofonin deputetit të PS-së së Lushnjes Bujar Çela

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Momenti

TIRANË-Në seancën plenare të pasdites së sotme deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Edi Paloka kanë ndërprerë fjalën e deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela. Gjatë fjalës, dy deputetët ishin duke i folur afër me fjalët “turp, turp” deputetit të PS-së. Noka dhe Paloka pas disa thirrjeve i rrëmbejnë mikrofonin Çelës dhe më pas ka ndërhyrë garda.

Kujtojmë se seanca plenare e ditës së sotme nisi me bllokimin e foltores dhe më pas pasoi me një konflikt fizik midis deputetit të PD-së Bledjon Naballati dhe deputetit të PS-së Vullnet Sina.

2 VITE ME PARE

Seanca plenare, Bardhi: E keni futur Kuvendin në ngërç, kurrë nuk ka ndodhur që të hidhen në votim të drejtat e opozitës

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka fajsuar maxhorancën për gjendjen që ndodhet Kuvendi ditën e sotme. Nga foltorja, Bardhi është shprehur se Kuvendi është futur në ngërç për shkak mazhorancës. Po ashtu Bardhi në fjalën e tij, para se Lindita Nikolla t'ia ndërpriste, ka deklaruar se kurrë nuk ka ndodhur që maxhoranca të rrëzojë 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.

"Prej tre javëve mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj znj. Kryetare, dhe më pas me votime antikushtetutese, ju keni marrë vendimin për të asgjesuar opozitën në Parlament. Kurrë në historinë e ketij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.

Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të ketë votuar për ti asgjesuar ato. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar kërkesat e saj. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në Komisionet Parlamentare. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda një viti 8 kërkesa për Komision Hetimor, pa dhënë asnjë shpejgim, pa bërë asnjë përpjekje për të gjetur konsensus," tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Berisha futet live në Facebook nga Kuvendi: Parlamenti funksionon si repart garde, beteja jonë është me këtë bandë

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike pasditen e sotme nga foltorja e Kuvendit, ka hyrë live në Facebook-un e tij dhe ka mbajtur fjalën e tij lidhur me zhvillimet e ndodhura në seancë. Berisha iu drejtua mazhorancës pas situatës kaotike duke i thënë se sjellja e tyre i ngjan një bande që po mbron Kryeministrin Edi Rama nga shkeljet. Kryedemokrati i e quajti Kuvendin, “Parlamenti i gardës”.

"Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat. Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi. Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.
Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore. Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve. Turp, turp e një mijë herë turp. Një histori turpi, histori horrash.
Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi."-tha Berisha. 

2 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Si nisi sherri mes Nallbatit dhe Sinës, momenti kur gjuajnë njëri-tjetrin me grushte

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin që dy deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj janë përleshur me njëri-tjetrin. Fillimisht ishte deputeti socialist Sinaj që po fliste për çështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe deputeti demokrat i ka mbyllur mikrofonin.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Dosja.al, pas fikjes së mikrofonit të Sinëjt nga deputeti demokrat Bledion Nallbati, ka nisur përleshja fizike. Nallbati ka tentuar që t'i gjuaj me grusht Sinajt në këtë moment por goditjen dolën huq. Më pas me shpejtësi kanë ndërhyrë deputetët e tjerë për ti ndarë. Ndërkohë që drejtusja e seancës Lindita Nikolla ka vendosur 5 minuta pushim që të qetësohet gjendja. 

2 VITE ME PARE

Përleshja në Kuvend, Nikolla ndërpret seancën për 5 minuta

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

TIRANË- Seanca plenare e sotme është ndërprerë pa nisur mirë ende. Shkaku është bllokimi i foltores nga deputetët demokratë, pasi mazhoranca nuk po i lejon që të ngrenë komisione hetimore. 

Në seancë ka patur dhe përleshje fizike mes deputetëve demokratë dhe socialistë. Për këtë shkak të përpleshjes,Nikolla ka ndërpretë seancën për 5 minuta.

2 VITE ME PARE

Sherr në Kuvend, përplasje me grushta mes deputetëve Nallbati dhe Sina

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Perplasja

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka agravuar në përdorimin e dhunës. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë përleshur me grushte.

Ka qenë deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe socialisti Vullnet Sina që janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht në Kuvend. Më pas kanë hyrë kolegët e tjerë që kanë qetësuar situatën.

2 VITE ME PARE

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës krijojnë kaos, garda në foltore

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ka nisur pasditen e sotme në kaos. Që në nisje të seancës, deputetët demokratë kanë vazhduar me bojkotin siç kanë premtuar.

Në seancë ka shkuar garda, ku kanë rrethuar foltoren. Deputetët e opozitës nuk po lejojnë që të mbahet një seancë plenare e qetë.

2 VITE ME PARE

SHKRESA/ Kuvendi urdhër Gardës: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve në seancë

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
kuvendi

TIRANË- Pasditen e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku pritet të jetë e shoqëruar me debate dhe diskutime, pasi sot në Kuvend do të jenë edhe 23 deputetët e përjashtuar më 19 tetor. 

Nërkohë është zbardhur edhe shkresa për Gardën e Republikës, firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i

Kujtojmë që 10 ditë më parë, salla e Kuvendit, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës, ku deputetët demokratë bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare.

Në ato kushte, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.

2 VITE ME PARE

Sot seanca plenare, mazhoranca anulon vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anulluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca. Ai thotë se nuk ka më asnjë pengesë që në këtë seancë, të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës.

“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar.” - mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

 

2 VITE ME PARE

Sot Kuvend, opozita paralajmëron tensione, mblidhet grupi parlamentar i PS, Rama: Të jemi të unifikuar

KUVENDI/ Përplasje fizike në seancë, përjashtohet deputeti i
Partia Socialiste

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej regullorja e Kuvendit.

Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sot, pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën që pritet të mbahet në orën 17:00. Në një mesazh dërguar kolegëe të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkn të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend.

“Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.”

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati. Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e sotme pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës./Dosja.al

seance plenare 30 tetor 2023

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!