LIVE UPDATES
Politike

Dëshmia "BOMBË" në Kongresin amerikan! Edward Joseph: SHBA e shqetësuar nga goditja e liderëve të opozitës! Reforma në drejtësi dhe pluralizmi politik, sfida për Shqipërinë

Gjatë një interviste në SYRI TV, Joseph theksoi rëndësinë e përparimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se sfidat në sistemin gjyqësor mbeten një pengesë për funksionimin e plotë të shtetit dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët.

5 Dhjetor 2025, 19:56 Nga M.L
Dëshmia "BOMBË" në Kongresin amerikan! Edward Joseph:
Edward Joseph

SHBAProfesori amerikan, Edward Joseph ka dhënë një analizë të thelluar për situatën politike dhe reformën në drejtësi në Shqipëri. Gjatë një interviste në SYRI TV, Joseph theksoi rëndësinë e përparimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se sfidat në sistemin gjyqësor mbeten një pengesë për funksionimin e plotë të shtetit dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët.

Joseph nënvizoi se vonesat në trajtimin e çështjeve gjyqësore dhe mungesa e efikasitetit në gjykata krijojnë shqetësime, sidomos kur lidhen me arrestimet e figurave të opozitës, veçanërisht në periudha zgjedhjesh. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian monitorojnë nga afër këto procese dhe nuk duan të shohin shkelje të të drejtave dhe standardeve demokratike.

“Është një pyetje shumë e rëndësishme dhe duhet të kuptojmë se kjo seancë e rëndësishme që u zhvillua në kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përqendrua në të gjithë rajonin, ku përfshihej edhe Shqipëria.

Dhe Shtetet e Bashkuara, sikurse e thoni edhe ju qartësisht, së bashku me aktorët kyç të Bashkimit Evropian, si për shembull Holanda, janë përqendruar gjerësisht tek çështja e reformës së gjyqësorit në Shqipëri. E dimë se ka qenë një prej kushteve kryesore dhe një prej shqetësimeve kryesore për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Dhe ndërsa Shqipëria hedh hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm drejt Bashkimit Evropian, duhet të mos harrojmë edhe mangësitë në sistemin e gjyqësorit. Ky shtim, për shembull, i stokut të çështjeve të cilat akoma nuk kanë marrë zgjidhje, përbën një problematikë, sepse po flasim për të drejtën e një procesi të drejtë, të një procesi i cili i duhet dhënë qytetarit nga gjykata.

Në qoftë se gjykata është joefiçente dhe ngelet një stok i madh çështjesh të patrajtuara, kjo përbën shqetësim. Dhe pikërisht janë shqetësime që kanë të bëjnë me arrestimin e figurave të opozitës, sidomos brenda kontekstit të zgjedhjeve. Unë e di se Shtetet e Bashkuara edhe Bashkimi Evropian nuk duan të shohin situata të tilla,” tha ai.

Profesori gjithashtu bëri paralajmërime për rëndësinë e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai shtoi se një demokraci e shëndetshme kërkon konkurrencë dhe llogaridhënie nga qeveria ndaj opozitës, duke përmendur shembuj rajonalë si Kosova dhe Serbia për të treguar se mungesa e një opozite të fortë mund të çojë në dominim të një partie dhe krizë politike.

“Në fakt këto janë dy pyetje të ndryshme dhe kërkojnë përgjigje të ndryshme. Sepse për sa i përket së fundit, askush nuk mund të sigurojë pluralizmin politik. Nuk mund të vijë një aktor i jashtëm. Nuk mund ta krijojë këtë një aktor i jashtëm. Është një proces dinamik, i cili duhet të ndodhë brenda shoqërisë, brenda një demokracie të shëndetshme. Dhe pikërisht ky është dhe qëllimi, që në një demokraci të shëndetshme ke pluralizëm, ke konkurrencë.

Ne po shohim këtu në Shtetet e Bashkuara, po shohim sa e rëndësishme është një parti e zellshme politike, e cila të kundërshtojë në Kongres dhe t’i kërkojë administratës të japë llogari dhe të ngrejë pyetje në Kongres, sikurse ndodhi tani. Në Kosovë, për shembull, ke një situatë politike dinamike. Është Vetëvendosja, e cila drejton qeverinë dhe gjithashtu ke PDK-në, LDK-në dhe parti të tjera të cilat janë aktive në opozitë. Kryeministri Kurti nuk mund të bëjë çfarë dëshiron ai, por duhet t'i japë llogari dhe tani në fund të këtij muaji do të ketë zgjedhje dhe do të shohim pastaj se zgjedhësit në Kosovë do të përballen me një mundësi zgjedhjeje.

Prandaj, edhe në Shqipëri, që të kemi një demokraci të shëndetshme, pala e opozitës, partitë e opozitës, ka një zgjedhje dhe duhet të vendosë. Kështu funksionon demokracia. Në qoftë se nuk e kemi këtë, përfundojmë me një situatë si në Serbi, ku partia e Aleksandër Vuçiçit është kaq dominuese për një kohë kaq shumë të gjatë dhe tani shohim se ku e ka çuar kjo sjellje Serbinë, në një situatë krize. Kështu që për shëndetin e Shqipërisë, Shqipëria duhet të ketë një shoqëri të pasur pluraliste ku zgjedhësit të kenë mundësi të vërteta dhe kushdo që është në qeveri, t'i japë llogari dhe të mbahet përgjegjës prej opozitës”./ Dosja.al

edward joseph

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj