LIVE UPDATES
Politike

Dëshmitarja e parë, gjykimi në privatësi, si i mbylli Gjykatën Speciale seancat në Hagë?

Në tri seancat e para, publiku dëgjoi akuzat e Prokurorisë, fjalën e avokatëve dhe deklarimet e vetë disa prej të akuzuarve.

14 Prill 2023, 12:42 Nga I.A
Dëshmitarja e parë, gjykimi në privatësi, si i mbylli
Ish-kreret e UCK

KOSOVË- Nisja e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të luftës në Gjykatën Speciale në Hagë mori shumë vëmendje në Kosovë. Në tri seancat e para, publiku dëgjoi akuzat e Prokurorisë, fjalën e avokatëve dhe deklarimet e vetë disa prej të akuzuarve. Por për tri seancat e kësaj jave publiku nuk di asgjë. Kur gjykimi këtë javë vazhdoi me dëshminë e dëshmitares së parë të paraqitur në këtë gjykim, seancat u bënë private. Prokuroria ka thënë se i ka edhe 311 dëshmitarë të tjerë, por jo domosdo të gjithë do të flasin para gjykatës.

Ka kaluar më shumë se një javë prej kur në Gjykatën Speciale në Hagë nisi gjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesi gjyqësor që pritet të zgjasë me vjet, nisi me fjalët hyrëse të Prokurorisë dhe avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Nga 3 prilli, për tri ditë, Prokuroria e promovoi lëndën e saj, ndërsa të katër ish-eprorët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm. Këtë të martë, gjykimi vazhdoi me dëshminë e dëshmitares së parë të paraqitur në këtë gjykim. Ajo ka tri ditë që po iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve. Për dallim prej tri ditëve të para të gjykimit, për tri seancat e kësaj jave publiku nuk di asgjë. Specialja e ka konsideruar të nevojshme që të mos bëjë të ditur asgjë nga dëshmia e dëshmitares, përveç fshehjes së identitetit dhe zërit.

Seancat e kësaj jave ishin private dhe publiku mundi t’i dëgjonte vetëm fjalët e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith që i hapte dhe i mbyllte ato. Pasi i urdhëronte asistentët që ta sillnin dëshmitaren në sallën e gjyqit, kryegjykatësi i ka nisur seancat e kësaj jave duke i thënë asaj që t’u përgjigjet qartë dhe me fjalë të shkurtra pyetjeve të avokatëve. Dhe fill mbas kësaj, seancat janë mbyllur për publikun. Për këtë reagoi të martën udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, Faton Klinaku.

“Pak po ju duket që i fshehet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, shkroi ai në Facebook.

Dëshmitarja e parë do të dëshmojë për katër ditë dhe më pas do të vijojnë të tjerët. Javën e ardhshme do të ketë gjykim më 17,18,19,20 prill. Gjykimi do të vazhdojë në javën e dytë të majit, dhe gjysmën e dytë të qershorit. Seanca do të ketë edhe në korrik dhe vjeshtë. Trupi gjykues ka thënë më 20 mars se nëse Prokuroria e Specializuar vazhdon përpara me përllogaritjen e paraqitur sa i përket dëshmitarëve, atëherë asaj do t’i duhen 6 vjet e gjysmë kohë vetëm për t’i marrë në pyetje dëshmitarët e saj.

Ndërsa besueshmëria e Gjykatës Speciale shpesh vihet në diskutim, në Hagë ka një angazhim për t’i bërë qytetarët në Kosovë të besojnë në gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Në Hagë thonë se po angazhohen konsiderueshëm për t’i bërë procedurat para gjykatës sa më transparente dhe të qasshme. Besojnë se duke qenë sa më transparentë, “njerëzit do të shohin që gjykimet para gjykatës zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”.

“Për t’u dhënë njerëzve në Kosovë mundësinë për të bërë pyetje dhe për t’u angazhuar në një dialog me përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, ekipi informues i Dhomave të Specializuara ka udhëtuar në Kosovë pothuajse çdo muaj për t’u takuar me komunitete të ndryshme në mbarë Kosovën, për të shpjeguar mandatin dhe punimet e institucionit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve”, pati thënë Specialja në dhjetor të vitit të kaluar, në një përgjigje për Express.

Drejtorët e Dhomave të Specializuara, kryetarja dhe sekretari kishin qenë shumë të angazhuar në takimin e programit informues me shoqërinë civile dhe mediat në Kosovë, në një përpjekje për t’i sjellë procedurat para gjykatës “më afër popullit në Kosovë”. Janë organizuar mbi 130 “takime ndërvepruese me audiencën në Kosovë”, duke u angazhuar “drejtpërdrejt me rreth 3000 persona”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se ka 312 dëshmitarë për këtë rast ku ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por jo domosdo të gjithë ata do të ftohen që ta japin dëshminë para gjykatës. Mbrojtja po ashtu do t’i paraqesë dëshmitarët e saj, përfshirë disa ndërkombëtarë.

Marrë nga Gazeta Express

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj