LIVE UPDATES
Politike

Dialogu Kosovë-Serbi "përplas" Igli Hasanin dhe Miroslav Lajçak në Dubrovnik

I pyetur nga moderatori gazetari Michael Martens nëse procesi i anëtarësimit në BE është një proces i bazuar në merita, kryediplomati shqiptar Igli Hasani ka adresuar kritika duke thënë se “forcat centripetale drejt BE-së duhen rritur” dhe se Shqipëria do të vazhdojë t’i përmbushë kriteret e kërkuara dhe “se këtë nuk e bën për shkak të BE-së por për shkak të vetë Shqipërisë”.

30 Qershor 2024, 19:38 Nga r.ll
Dialogu Kosovë-Serbi "përplas" Igli Hasanin dhe Miroslav
pamje nga takimi

DUBROVNIK- Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajonit përfshirë edhe Emisarin e BE-së Miroslav Lajçak dhe Ndihmës Sekretarin për Evropë dhe Eurazinë, James O’Brien është shënuar edhe një përplasje e pazakontë.

I pyetur nga moderatori gazetari Michael Martens nëse procesi i anëtarësimit në BE është një proces i bazuar në merita, kryediplomati shqiptar Igli Hasani ka adresuar kritika duke thënë se “forcat centripetale drejt BE-së duhen rritur” dhe se Shqipëria do të vazhdojë t’i përmbushë kriteret e kërkuara dhe “se këtë nuk e bën për shkak të BE-së por për shkak të vetë Shqipërisë”.

“Kam vështirësi të kuptoj se vendi im e ka organizuar vetëm një konferencë ndërqeveritare (Shqipëri-BE), dhe po ashtu edhe tjerët kanë bërë këtë. Kaq”, – ka thënë ai. Kryediplomati Hasani i është referuar konferencës së parë Shqipëri – BE të vitit 2022, per çeljen e negociatave.

Ndaj kësaj ka reaguar Lajçak i cili është Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Emisar për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ndihem i obliguar që të përgjigjem në pyetjen që i bëri ministrit Hasani. Dua të them se ky proces është absolutisht i bazuar në merita. Ka shumë politikë dhe gjeopolitikë në fazën pëtgatitore, vendimi për të dhënë statusin e kandidatit ftesa për hapjen e negociatave për anëtarësim, por pasi të jeni në proces të anëtarësimit ju duhet të pëtmbushni kriteret, s’ka rrugë të shkurtër” – ka thënë Lajçak.

Por, ndaj këtij konstatimi ka reaguar menjëherë kryediplomati shqiptar.

“Nuk thashë asnjëherë rrugë të shkurtra… me gjithë respektin ti je për dialogun Beograd – Prishtinë. Kështu që dua të jem i qartë në një gjë. S’kemi kushte për kushtet që na janë vënë. Le të jem i qartë për këtë” – ka thënë Hasani.

Lajçak i reagoi duke thënë se “nuk jam duke polemizuar me ty Igli”. I menjëhershëm ishte reagimi i Hasanit i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë i kërkoi që të merret me dialogun Kosovë – Serbi, madje me ironi duke ia përmendur rezultatet.

“Po, po, por rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke ndonjë rezultat, do të mbështesim, do të mbështesim vazhdueshëm sic kemi bërë…por rri te dialogu”, – tha Hasani.

Sllovaku iu përgjigj duke thënë se “mandati im është më i gjerë se dialogu, cështjet rajonale”.

Hasani vazhdoi: “Po, por ndalu te dialogu”.

Nuk mungoi as përgjigja e Lajçak me çka u mbyll polemika e shkurtër dhe intensive mes dy protagonistëve: “Po ashtu kam një eksperincë personale 25-vjecare që s’mund ta injorojë. Kam qenë pjesë e ketij procesi të vendit tim, Ballkanit Perëndimor dhe guxoj të them se di diçka për këtë”, – tha sllovaku. /Ekonomia Online

igli hasani miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj