LIVE UPDATES
Politike

Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, REL: Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

20 Nëntor 2024, 14:58 Nga N.F
Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar,
Rama

TIRANË- Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët. Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok dhe të Snapchat në Shqipëri”, tha Rama.

Rama përmendi si shembull edhe përvojat e shteteve të tjera, sikurse Australia, ku po tentohet ndalimi i qasjes në rrjetet sociale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare apo Franca dhe Spanja, ku fillimisht është vendosur që fëmijët deri në 14 vjeç të mos hapin llogari online. Së fundi, në këto dy shtete ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Rama theksoi se propozimi do të paraqitet për diskutim me prindërit, ku do të angazhohen të gjitha shkollat për të marrë një vendim sa më demokratik, për një problem, që ai e konsideroi të madh dhe të ndërlikuar, sa i përket përmbajtjes dhe zgjidhjes.

Duke folur për vrasjen e një 14-vjeçari, Rama tha se kjo është një tragjedi që kërkon që shoqëria dhe shteti shqiptar të dalin me një përgjigje sa më efektive. Një tjetër masë që do të merret për të garantuar sigurinë në shkolla, sipas Ramës është që së shpejti çdo klasë dhe çdo shkollë do të monitorohet me kamera.

“Siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente, të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi, dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se së shpejti do të prezantohet publikisht projektin dhe do të nisë puna për zbatimin e tij, i cili synohet të përmbyllet në harkun e 20 muajve, që do të shtrihet më pas në shkolla.

"Praktikisht prindërit do mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijët e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre”, tha ai.

Rama theksoi se prej disa vitesh në shkolla ndalohet mbajtja e telefonave celularë, por tha se është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli. Vrasja e 14 vjecarit, nxënës i shkollës 9-vjeçare 'Fan Noli' në qendër të Tiranës tronditi Shqipërinë të hënën, më 18 nëntor. Vrasja me thikë u krye nga një tjetër nxënës i kësaj shkolle i cili është arrestuar./REL

rama rrjete sociale vrajsa e marin cenit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj