LIVE UPDATES
Politike

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, Meta: Inkurajoj të gjithë qytetarët të mposhtin indiferencën

Meta gjithashtu u bëri thirrje të qytetarëve që të mposhtin indiferencën dhe të bashkohen me nismën për të dhuruar gjak.

14 Qershor 2022, 19:35 Nga I.A
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, Meta: Inkurajoj të
Ilir meta

TIRANË- Në Ditën Botërorë të Dhuruesve të Gjakut, Presidenti i Republikës,  Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Presidentin e parë të Kryqit të Kuq Shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, Dr. Elmaz Konjarin (pas vdekjes). Mësohet se Konjari u dekorua nga Presidenti Meta me motivacionin “Në vlerësim të drejtimit dhe kontributit të shquar si President i Kryqit të Kuq Shqiptar gjatë viteve 1945-1946. Me mirënjohje ndaj angazhimit të vyer, të dhënë për ringritjen dhe veprimtarinë humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar, duke i ardhur ndihmë popullatës së Shqipërisë në momentet më kritike të pas Luftës së Dytë Botërore.”

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Parkun “Rinia”, duke iu drejtuar dhuruesve vullnetarë të gjakut, kreut aktual dhe anëtarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar si dhe pjesëtarëve të familjes së nderuar Konjari, Presidenti Meta u shpreh se është një kënaqësi që të takohet në këtë ditë të shenjtë pasi në këtë ditë shtohen personat që duan të shpëtojnë jetë. Meta gjithashtu u bëri thirrje të qytetarëve që të mposhtin indiferencën dhe të bashkohen me nismën për të dhuruar gjak.

“Për mua është gjithmonë kënaqësi të takohem në këtë ditë të shënuar dhe t’ju falënderoj ju, dhe gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut. Sot, kemi Dita Botërore e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, një ditë që na kujton se duhet të shtojmë sa më shumë radhët e atyre, që shpëtojnë jetë. Dhurata juaj është unike, sepse nuk ka asnjë teknologji, qoftë edhe më e avancuara në botë, që të bëjë të mundur prodhimin e gjakut, përveç trupit të njeriut. Dhuruesit e gjakut shpëtojnë jetë njerëzish çdo ditë, përmes aktit të tyre, veçanërisht, po të mendojmë se, në çdo sekondë, një njeri në botë ka nevojë për transfusion gjaku, për të mbijetuar. Në çdo vend, ndërhyrjet kirurgjikale, traumat, aksidentet, anemia, komplikacionet gjatë lindjes apo sëmundje si talasemia kërkojnë gjak, disponibiliteti i të cilit varet nga bujaria e njerëzve si ju, që e dhurojnë atë. Dëshiroj të falënderoj secilin prej jush, në këtë ditë të rëndësishme të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, për aktin tuaj sublim dhe human, atë të shpëtimit të jetës së qytetarëve tanë. Vijmë pas një periudhe shumë të vështirë, atë të Pandemisë Covid-19, që vuri në sprovë të fortë sistemet shëndëtësore, sepse kur shëndeti i njerëzve është në rrezik, çdo gjë tjetër është në rrezik. Asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara, nëse popullsia e vendit nuk është e shëndetëshme. Ashtu si edhe nga ana tjetër, shëndeti i popullsisë është thelbësor për paqen, sigurinë dhe mbarëvajtjen e çdo vendi. Prandaj duhet të falënderojmë sot, dhuruesit vullnetarë të gjakut, që në një moment kaq të vështirë si Pandemia Covid-19, bënë të mundur shpëtimin e jetës së shumë pacientëve,  në mënyrë të veçantë atyre talasemikë, si dhe për rastet emergjente.

Kjo krizë e jashtëzakonshëm na bëri të kuptojmë e vlerësojmë akoma më shumë veprimin njerëzor të dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe rolin e tyre thelbësor, jo vetëm në kohë paqe, por veçanërisht në kohë krize. Një falënderim i veçantë shkon kryesisht, për të rinjtë e të rejat tanë, që i përgjigjen gjithmonë thirrjes për të dhuruar gjak, dhe që e kanë kthyer kauzën e dhurimit të gjakut në një nga kauzat e tyre më me vlerë dhe të rëndësishme! Jam krenar që këta të rinj, po bëhen çdo ditë e më të ndërgjegjshëm dhe po angazhohen gjithmonë e më shumë për të ndihmuar komunitetet e tyre. Ndërkohë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që të angazhohen në dhurimin e gjakut si një kauzë shumë njerëzore! Duke dhuruar gjak i japim mundësi dikujt të jetojë dhe ai dikush, nesër mund të jetë një shok, mik, i afërt, familjar apo edhe ne vetë. Asnjëherë mos mendoni se nuk keni shumë për të ofruar. Ne kemi burimin më të çmuar nga të gjithë: aftësinë për të shpëtuar një jetë duke dhuruar gjak. Prandaj duhet të ndihmojmë  dhe ta  ndajmë këtë dhuratë të çmuar me dikë tjetër në nevojë. Falënderoj në mënyrë të veçantë Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe mjekët e saj, që punojnë çdo ditë me pasion, për të siguruar gjak për të sëmurët në nevojë. Po ashtu falënderoj Kryqin e Kuq Shqiptar, shoqatën më të vjetër humanitare në Shqiperi, që jep një kontribut të vazhdueshëm për kauzën e dhurimit të gjakut, për  mobilizimin dhe sensibilizon e të rinjve, të rejave dhe qytetarëve tanë, për t’iu bashkuar kësaj kauzë për përmirësimin e jetës dhe për të mbrojtur dinjitetin e atyre,  që janë në nevojë dhe në rrezik.

Në vlerësim të kontributit 100-vjeçar të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe gjithashtu, me mirënjohje për punën e jashtëzakonshme të anëtarëve dhe drejtuesve të saj, dëshiroj të vlerësoj sot, në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Presidentin e parë të pas Luftës së Dytë Botërore të Kryqit të Kuq Shqiptar, Dr. Elmaz Konjari. Dr. Konjari, si President i Kryqit të Kuq Shqiptar në periudhën 1945-1946, ka dhënë një kontribut të shquar në ringritjen dhe funksionimin sa më të mirë të shoqatës, menjëherë pas çlirimit të vendit. Falë profesionalizmit, patriotizmit dhe punës së tij të palodhur, shoqata e Kryqit të Kuq Shqiptar mundësoi sjelljen dhe shpërndarjen e ndihmave të shumta, për njerëzit në nevojë në Shqipërinë e atyre viteve, duke shpëtuar jetët e qindra njerëzve, kryesisht fëmijë dhe të moshuar. Thirrja prekëse e Dr. Konjarit në takimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar: ‘Shqipëria që ka vuajtur kaq shumë, duhet ndihmuar!’ ka mbetur e skalitur në historinë e Kryqit të Kuq Shqiptar.

elmaz konjari ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj