LIVE UPDATES
Politike

Dita e Europës/ Hasani: Kufijtë e saj nuk janë vetëm gjeografikë, por edhe shpirtërorë, integrimi, proces jetik

Hasani tha se ne si shoqëri, kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore, që procesi jetik i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin European, të mos shndërrohet në narrativë biblike. 

9 Maj 2024, 10:23 Nga M.B
Dita e Europës/ Hasani: Kufijtë e saj nuk janë vetëm
Igli Hasani

TIRANA- Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani tha sot, gjatë fjalës së tij në një aktivitet të mbajtur në Ministrinë e Jashtme për 9 majin, Ditën e Europës, se përshpejtimi i procesit të integrimit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do ta bëjë Europën më të plotë dhe të sigurt. Hasani tha se besimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është i palëkundur.

Ai tha se edhe pas 30-vjetësh, në memorien kolektive të shqiptarëve nuk është shuar jehona e thirrjes së studentëve të dhjetorit 1990, të cilët u ngritën kundër diktaturës me sloganin historik “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Hasani tha se ne si shoqëri, kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore, që procesi jetik i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin European, të mos shndërrohet në narrativë biblike. 

“Europa është këtu sot, në paqe, në siguri dhe në liri sepse, përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, ekziston një interes i përbashkët. Sepse kjo narrativë vlerash dhe interesash të përbashkëta u bë edhe më e fuqishme dhe frymëzuese, më shpresëdhënëse në mesin një grumbulli rrënojash të Luftës së Dytë Botërore. Në 1941-n, politikanë antifashistë italianë, të internuar në Ventotene, ngjizën konceptin e një Europe të lirë e të bashkuar në manifestin e tyre të njohur. Kujtojmë me këtë rast edhe ata shqiptarë që u internuan në këtë ishull për shkak të bindjeve të tyre.

Më herët akoma, në 1922-in austriaku Coudenhove-Kalergi pati filluar të shkruante një seri artikujsh dhe projektin e tij “Paneuropa”, në të cilin ai tregonte nevojën për të arritur një rend të ri evropian. E të përfytyrosh një Europë të lirë e të bashkuar në një nga periudhat më të errta në historinë e njerëzimit është më shumë se një ëndërr, është një vizion profetik. E pra, ky vizion që u shndërrua në një udhëtim të gjatë, tashmë është një realitet për të gjithë ata që janë anëtarë të Bashkimit Europian, por edhe për ne që aspirojmë të jemi pjesë e këtij Unioni.

Sot, pas 83 vjetësh, një tjetër luftë po zhvillohet në hapësirën gjeografike europiane dhe në kufijtë fizikë të Bashkimit Europian. Një tjetër makth apokaliptik i kanoset Europës dhe bashkësisë së vendeve liberale e demokratike. Një ish-fuqi perandorake, Rusia, duke kalëruar mbi një ëndërr donkishoteske ndërmorri para dy vjetësh një agresion kundër një vendi të pavarur e sovran, Ukrainës, me synimin për të rimëkëmbur Perandorinë cariste-komuniste. Nuk përbën mister për askënd që agresioni putinian nuk ka ndër mend të ndalet këtu, por synon të shtrihet përtej kufijve të Ukrainës.

Armiku i tij nuk është vetëm një vend, një popull, por një sistem që ngrihet mbi pluralizmin, të drejtat themelore të njeriut, mbi një sistem që mishërohet sot nga Perëndimi dhe më konkretisht nga Bashkimi Europian. Lufta në Ukrainë na nxiti të kuptojmë një mësim të madh: askush prej nesh individualisht nuk është më i sigurtë në qoftë se nuk jemi të gjithë të bashkuar në një bllok.

Të gjithë bashkohemi në gjykimin se jetojmë një epokë ndryshimesh dhe kthesash për shkak të rikthimit të luftës në kontinentin tonë. Ky konflikt, jo midis qytetërimesh, por mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës jo vetëm që nuk e lëkund besimin tonë kundrejt Bashkimit Europian, por, përkundrazi, e bën atë edhe më të fortë. Prandaj, fjala kyç për Europën sot, por sidomos për ne, është përshpejtimi i procesit të integrimit, jo ngecja në vend, jo kthimi mbrapa. Vetëm kështu Europa do të jetë më e plotë dhe më e sigurtë përkundrejt çfarëdolloj sfide brenda dhe jashtë kontinentit.

Thënë më troç: pa bashkësinë e vendeve të Bashkimit Europian as edhe një vend i veçantë, sado i madh e i zhvilluar qoftë, nuk mund të luajë një rol protagonisti në skenën globale. Edhe pas 30-vjetësh, në memorien kolektive të shqiptarëve nuk është shuar jehona e thirrjes së studentëve të dhjetorit 1990, të cilët u ngritën kundër diktaturës me sloganin historik “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ky slogan është sot teza parësore e politikës së jashtme shqiptare, aspirata e një populli pavarësisht bindjeve politike, përkatësive etnike e fetare.

Ne si shoqëri, kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore, që procesi jetik i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin European, të mos shndërrohet në narrativë biblike. Një endje fizike e shpirtërore në shkretëtirë për të mbërritur në Tokën e Premtuar. Shpesh, gabimisht dëgjojmë të thuhet integrimi i Shqipërisë në Europë, duke lajthitur e harruar se ne jemi në Europë jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht e kulturalisht. Kufijtë e Europës nuk janë thjesht e vetëm kufij gjeografikë, por kryesisht kufij shpirtërorë. Ky përjetim i bën shqiptarët të ndihen europianë.

Bashkimi Europian po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 6-9 qershorit. Ndoshta si asnjëherë tjetër më parë ndjeshmëria, angazhimi dhe pjesëmarrja në to nuk ka ngjallur një interes në këto përmasa. Kjo lidhet jo thjesht me vetëdijën dhe identitetin e të qenit europian, por edhe me atë shkallë përgjegjësie për kontinentin tonë dhe të ardhmen e përbashkët në kohë të pazakonta. Pavarësisht se cila prej forcave dhe grupimeve politike që përbëjnë yllësinë e politikës mbareuropiane do t’i fitojë këto zgjedhje, e rëndësishme është që procesi i integrimit të akselerojë si asnjëherë tjetër drejt atij objektivi strategjik që synojmë të gjithë tok: anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian. Kështu Europa do të jetë më e plotë. Kështu edhe ne do të ndihemi më të plotë”, tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj