Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në takim me të rinjtë e LRI-së, Blushi tha se sot janë 85% deri 95% e të rinjve që nuk kanë një mundësi reale për të blerë një shtëpi në kryeqytet edhe nëse punojnë 2-3 punë, gjë që sipas tij para 13 viteve nuk përbënte problem për të rinjtë e asaj kohe.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar disa nga sfidat me të cilat hasen të rinjtë në Shqipëri. Në takim me të rinjtë e LRI-së, Blushi tha se sot janë 85% deri 95% e të rinjve që nuk kanë një mundësi reale për të blerë një shtëpi në kryeqytet edhe nëse punojnë 2-3 punë, gjë që sipas tij para 13 viteve nuk përbënte problem për të rinjtë e asaj kohe.
Sipas Blushit, blerja e një shtëpie sot është bërë e pamundur edhe për 80% apo 90% të të rinjve me pagë mesatare rreth 500 deri 600 euro. Ndërkohë që Blushi shton se vetëm 10% deri 15% e të rinjve me pagë mesatare të lartë, pra 1000 deri 1200 euro në muaj, mund të arrijnë të blejnë shtëpi, por vetëm nëse plotësojnë 3 kritere si të ardhurat e tyre të jenë stabël, së dyti duhet të marrin një kredi bankare dhe së treti, të kenë një bashkëpagues stabël, pra partnerin ose partneren.
Deputeti Blushi foli edhe për arsimin i cili vijon të jetë në gjendje të mjerueshme duke ndarë me të rinjtë rezultatet e fundit të testeve të Pizzas të cilat tregonin rënie dramatike të arsimit shqiptar, ku nga 81 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 70-të, duke shënuar kështu një rënie të pandalshme. Blushi u shpreh se gjithashtu braktisja masive e univerisiteteve ku rreth 1/2 e kuotave janë pothuajse bosh e që rrezikojnë mbylljen pasi nuk ka studentë.
"Është një kënaqësi e veçantë që në kuadër të 8 Dhjetorit, ne të zhvillonim pikërisht sot "Aktivin e Tiranës", për t'ju përcjellë ju, bashkëmoshatarëve tuaj në mbarë vendin gëzuar Ditën e Rinisë, ditën e kurajës, ditën e lirisë.
Sot në vitin 2025, ju si shumë bashkëmoshatarë tuaj, përballeni me sfida që të rinjtë e vitit 2013, kur "Rilindja" apo ky sekt anti- rini dhe anti- kombëtar erdhi në pushtet, as nuk do ti imagjinonin dot. Sepse në vitin 2013 edhe pse mes shumë vështirësive, një i ri e kishte të mundur të siguronte një banesë përmes punës, pavarësisht sakrificave që do tju duheshin, ndërsa në vitin 2025 edhe pse të rinjtë janë me dy ose 3 punë, edhe pse kanë një pagë mbi mesatare, edhe pse mund të kenë disa kursime minimale, blerja e një shtëpie, sidomos në Tiranë, për një të ri apo një çift të ri, kërkohet që në fakt duhen 60 deri 70 vite punë.
Sot janë 85% deri 95% e të rinjve që nuk kanë një mundësi reale për të blerë një shtëpi në kryeqytet. Dhe le të marrim një shembull konkret, një apartament i zakonshëm 1+1 ose 70m², që sot kushton me një çmim mesatar prej rreth 1800 euro m², do duhet që një çift i ri të gjejë ose të ketë kursyer të paktën 130 mijë euro për të blerë një apartament modest në Tiranë. Por ndërkohë 99% e të rinjve që sot në kryeqytet marrin një pagë të ulët, pra 400 deri 550 euro në muaj, e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi, jo vetëm për shkak të të ardhurave shumë të ulëta, por edhe nëse ata u drejtohen bankave, nuk mund të marrin dot kredi kur kësti mujor i kredisë kërkon të paktën që të paguhen 35% deri 40% të pagës.
Për fat të keq, blerja e një shtëpie sot është bërë e pamundur edhe për 80% apo 90% të të rinjve me pagë mesatare rreth 500 deri 600 euro dhe sipas të dhënave zyrtare vetëm 10% deri 15% e të rinjve me pagë mesatare të lartë, pra 1000 deri 1200 euro në muaj, mund të arrijnë të blejnë shtëpi, por vetëm nëse plotësojnë 3 kritere: Së pari, të ardhurat e tyre të jenë stabël. Së dyti, padiskutim duhet të marrin një kredi bankare dhe së treti, të kenë një bashkëpagues stabël, pra partnerin ose partneren. Pra rrjedhimisht sot të rinjtë e kanë të pamundur për të blerë një apartament modest në kryeqytet.
Për fat të keq, vendi sot ndodhet përballë një skenari shumë të rrezikshëm për të rinjtë, veçanërisht nëse rrotacioni politik do të vonojë. Dhe ky është skenari i trishtë i rritjes së kostos së jetesës shumë herë më shumë se sa pagat, një skenar ku të rinjtë rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më shumë të varur nga ndihma familjare, duke e shtyrë pavarësinë e tyre deri në moshën 35 deri 40 vjeç. Ky skenar është i mundshëm veçanërisht kur sheh fondet që kjo qeveri ka akorduar për arsimin në Buxhetin e Shtetit, që në fakt është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, por buxhet i cili ndihmon shumë herë më pak të rinjtë, e sidomos buxheton arsimin me një mbështetje thuajse të papërfillshme, vetëm 2.5% e PBB-së është dedikuar për arsimin, shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian në nivelin 5% dhe shumë poshtë vendeve të rajonit dhe mjafton ti referohemi Kosovës, që financon arsimin me të paktën 4.4% të PBB-së. Ndërkohë, arsimi bazë dhe arsimi i mesëm vijon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe situata për fat të keq pritet të përkeqësohet.
Rezultatet e fundit të testeve të Pizzas tregojnë këtë rënie dramatike të arsimit shqiptar, ku Shqipëria sot nga 81 shtete, renditet në vendin e 70-të, duke vijuar të shënojë një rënie të pandalshme. Braktisja masive e universiteteve, është gjithashtu një kambanë e fortë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimi universitar në vend, ku rreth 1/2 apo ngjysma e kuotave në të gjithë universitetet e vendit pothuajse janë bosh dhe gati 42% e degëve rrezikojnë të mbyllen për shkak se nuk ka studentë. Për fat të keq, ky buxhet, më i madhi e theksoj, në historinë e vendit, që mbështetjen për të rinjtë dhe për arsimin e ka pothuajse të papërfillshme, nuk zgjidh as plagën e rëndë të papunësisë, që këtë vit që po mbyllim u rrit në 8.6%, duke thelluar rekordin negativ, veçanërisht për moshat 15 deri 29 vjeç, niveli i papunësisë së të cilave është rritur në masën 15%, krahasuar me një vit më parë dhe sigurisht dy herë më i lartë se mesatarja e vendit.
Vlen të theksohet trendi negativ i lindjeve, që vijoi edhe në vitin që po mbyllim me rreth -10.6% lindje më pak, krahasuar gjithmonë me një vit më parë dhe kjo për shkak se kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë politikë për të mbështetur familjet e reja dhe në vend që të sillte për miratim në Kuvend një ligj për mbështetjen e familjeve të reja, kjo qeveri sikundër jeni njohur, bëri pikërisht të kundërtën, duke miratuar në Kuvend një ligj që në fakt godet në ADN familjen shqiptare me miratimin e një ligji antikombëtar që nuk bën asgjë tjetër veçse promovon vesin dhe perversitetin në shoqërinë shqiptare," tha Blushi./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...
Kiri Hajdari TIRANË- Djali i Azem Hajdarit ka folur ditën e sotme në lidhje me vendimet e rëndësishme që ka marrë b...
Lopet TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë, duke treguar një rast suks...
AAK KOSOVA- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë q...
Bedri Hamza KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë publike listën përfundimtare të...
Lumir Abdixhiku KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar listën e kandidatëve të partisë...
Albin Kurti Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe veprimet shtetërore shpesh interpretohen përtej peshës s...
Foto ilustruese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratuar mbi 70 mijë aplikime për regjistrimin e votuesve jasht&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë podcast-it të ti...
Foto ilustruse VATIKAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në Audiencën Jubilare të përg...