LIVE UPDATES
Politike

Do të kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, ja si përgjigjet Berisha

I pyetur nëse emri i Ogerta Manastirliut e kishte zënë të papërgatitur, kreu i PD-së mohoi kategorikisht një gjë të tillë dhe e cilësoi atë si simbol të dështimit gjatë pandemisë.

11 Shtator 2025, 16:12 Nga E. D
Do të kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, ja si
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ka mbajtur një prononcim për mediat jashtë ambienteve të selisë blu, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë edhe shpalljen e Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës nga Partia Socialiste.

I pyetur nëse emri i Ogerta Manastirliut e kishte zënë të papërgatitur, kreu i PD-së mohoi kategorikisht një gjë të tillë dhe e cilësoi atë si simbol të dështimit gjatë pandemisë. Lideri opozitar, nuk dha emra konkretë për kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës, por theksoi se çdo vendim do të merret në bazë të procedurave të brendshme të partisë. Berisha iu përgjigj edhe pyetjeve për bashkitë ku do të mbahen zgjedhje të pjesshme, si në Berat, Mat dhe Tepelenë, duke theksuar se PD është e përgatitur.

I pyetur nëse do të zgjedhë Ilir Alimehmetin, Berisha tha: “A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime. Nuk mund ta bëj”.

 A keni një emër z.Berisha për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Emër… Ne kemi padiskutim kandidatura, por emër tani afër jo. Emrat do të dalin mbi bazën e procedurave.

A do bëni primare?

Sali Berisha: Se çfarë do bëhet për këtë do vendosë partia. Shikoni ne jemi parti që vendosim në bazë të procedurave.

A ju ja gjetur të papërgatitur Z.Rama me Ogerta Manastirliun?

Sali Berisha: Mos bëj shaka! Mos me këtë.... Po të vesh re kompozimin, cfare po përfundon aty? Shiko, mos më fusni të bëj analizë frojdiane, se unë do mbetem gjithnjë në rrafshin politik, se kështu më takon mua. Mua nuk më takon të futem në labirinthe të tjera. Ju gazetarët duhet të futeni në të gjitha këto. Si mund të më gjejë mua të befasuar?

Berisha a e keni të projektuar në mendje rivalin e znj.Manastirliu?

Sali Berisha: Unë mendoj se Partia Drmokratike ka figura, personalitete të shquara për t'i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër përveçse "Korba e Covid-it".

Berisha a mund të ishte Ilir Alimehmeti kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh, por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t'u promovuar për shumë funksione.

Z.Berisha, emri i kandidates për zgjedhjet e Bashkisë se Tiranës ju ka zënë pak në befasi?

Sali Berisha: Jo, jo. Tani, Ramaduro do të mbulojë me skupe mediatike atë palo kabinet që paraqiti, që është më i dobëti në historinë e këtij vendi. Filloni që nga Lubi Tuneli, pëfundoni te Kumbaro. A e dëgjuat Kumbaron? Gjirokastra, Spanja, Kumbaro. Tani Rama, meqenëse ka paraqitur kabinetin më qesharak, më të dobët dhe më të korruptuar ndonjëherë, sepse të themi të vërtetën ka vjedhur Lefter Koka, por sa ka vjedhur Lubi Balluku, as dy qeveri sëbashku nuk bëhen sa ka vjedhur Rama me Lubinë. Ndaj dhe Rama për të larguar diskutimet nga kabineti, nga Lubia, nga Kumbaro, nga Pirro Vengu, etj etj me rradhë, kërkon tani ta spostojë tek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, tek Veliaj, tek gjërat e konsumuara. Këto duhet t'i bëjë me të tjerët por jo tek unë. Nuk shkojnë këto me mua. Asnjëherë!

Mos jeni të vonuar për emrat e kryetarëve të bashkisë?

Sali Berisha: Po si ndodhi vonimi, me orë?

Cërriku është pa kryetar. Janë tri bashki. Ju e dinit që do kishte zgjedhje në Berat, Tepelenë dhe në Mat. Për këto tre bashki, a keni emra?

Sali Berisha: Kush tha se ne nuk kemi emra? Ne nga balta nuk do t'i nxjerrim.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj