LIVE UPDATES
Politike

"Do të përgjysmojmë çmimin e ujit"/ Berisha: Çmimi i energjisë do jetë 7 lekë për konsumatorin, 6 lek për biznesin

Lideri i opzitës theksoi se do bëjë çdo gjë që Shqipëria të shndërrohet në një epiqendër të teknologjive më të larta.

20 Mars 2025, 15:13 Nga E. D
"Do të përgjysmojmë çmimin e ujit"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë 8 në Tiranë tha se me ardhjen e PD në pushtet do të përgjysmojnë çmimin e uji dhe çmimi i energjisë do jetë 7 lekë për konsumatorin dhe 6 lek për biznesin. Lideri i opzitës theksoi se do bëjë çdo gjë që Shqipëria të shndërrohet në një epiqendër të teknologjive më të larta. Po ashtu Berisha premtoi se Shqipëria do të bëhet epiqendra e dataqendrave, e internetit 3, e inteligjencës artificiale, e blockchain dhe kriptomonedhave. 

"Ne jemi vendi me ditë më të shumta dielli në rajon. Çfarë do bëjmë ne? Së bashku me bankat do instalojmë në çatitë e të gjithë shtëpive të shqiptarëve që duan, jo me detyrim, do t’u instalojmë panelet fotovoltaikë. Tani nuk kushtojnë më siç kushtonin. Dikur ishin të paprekshëm. Sot janë krejtësisht tjeter. Do instalohen që 3 vite të paguani qiranë, pas 3 viteve e keni falas.. Ta marrësh energjinë falas. Do të përgjysmojmë çmimin e ujit. Nuk ka fatkeqësi, saqë të mos mundet Shqipëria ta japë ujin falas. Pse? Se ka ujë plot. Austria e jep ujin falas. Kemi ujë plot.

Dhe ne, absolutisht kemi ujë sa Austria, padyshim, por kemi problemet e menaxhimit. Por, të paktën taksa e ujit do përgjysmohet. Energjia. Çmimi do jetë 7 lekë për konsumatorin, 6 lek për biznesin. Taksa 10%. Është taksa e Kuranit, është taksa e Biblës, është taksa e drejtësisë së vërtetë. Po. Në qoftë se është transmetuar nga gjenerata në gjeneratë si taksë e pranueshme nga njeriu dhe taksë e drejtë. Ne kthehemi tek 10%, mos e pak më e ulët. Do bëjmë çdo gjë që Shqipërinë ta shndërrojmë në një epiqendër të teknologjive më të larta. Po pse zotohemine? Po ne zotohemi.

Se ne gjer në vitin 2008, Shqipëria në shekuj kishte qenë në grupin e vendeve me të ardhurat më të ulëta dhe doli në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Në vitin 2005 ne e kishim Shqipërinë me një penetrim interneti në popullatë 4.9%. Arritëm në 63%. Nuk jemi ne të paaftë e të pazotë, përkundrazi. Ndaj dhe, ju siguroj se Shqipëria do të bëhet epiqendra e dataqendrave, e internetit 3, e inteligjencës artificiale, e blockchain dhe kriptomonedhave. Këto janë ëndrrat e të rinjve tanë. Ata ëndërrojnë një Shqipëri të tillë dhe ata do ta kenë një Shqipëri të tillë. Pra, duhet të bëjmë gjithçka, të ndahemi nga kjo e keqe që i ka rënë vendit, që ka larguar shqiptarët në 10 vjet më shumë se çdo pushtues dhe çdo regjim," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj