LIVE UPDATES
Bota

Dodik kundërshton Deklaratën e Sarajevës kundër islamofobisë: Antikushtetuese dhe shqetësuese ndaj popullit serb si popull i krishterë

Këtë deklaratë në Sarajevë e kanë nënshkruar 33 përfaqësues nga fusha akademike, politike, kulturore, shoqërore dhe fetare të boshnjakëve.

19 Mars 2026, 21:53 Nga D.S

Dodik kundërshton Deklaratën e Sarajevës kundër

Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, deklaroi më 19 mars në Banjallukë se “Deklarata për dënimin e gjuhës së urrejtjes, islamofobisë dhe narrativëve të rremë për boshnjakët dhe Bosnje e Hercegovinën”, e cila u nënshkrua një ditë më parë në Sarajevë, është “antikushtetuese dhe shqetësuese nga këndvështrimi i popullit serb si popull i krishterë”.

Këtë deklaratë në Sarajevë e kanë nënshkruar 33 përfaqësues nga fusha akademike, politike, kulturore, shoqërore dhe fetare të boshnjakëve.

Nënshkruesit e deklaratës dënojnë përpjekjet për imponimin e narrativëve për të ashtuquajturin “përplasje të civilizimeve”, duke paralajmëruar për pasojat e tij potencialisht të rrezikshme.

Dodik tha se kjo është “dëshmi se boshnjakët kurrë nuk e kanë pranuar Marrëveshja e Dejtonit”, si dhe ai “refuzoj çdo mundësi që dikush ka kryer agresion ndaj Bosnje e Hercegovinës”.

“Po përpiqen të mbrohen nga islamofobia, të luftojnë kundër asaj se në Bosnje e Hercegovinë ka një përplasje civilizimesh. Nuk është e vërtetë që ne urrejmë boshnjakët. Partia ime nuk është separatiste, ne jemi patriotë serbë që duam të ruajmë të drejtat kombëtare serbe”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi se do të nxisë përfaqësuesit e pushtetit në entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinës, Republika Srpska, që të shprehen për këtë dokument, si dhe se për këtë do të diskutojë edhe Kuvendi i këtij entiteti.

Në “Deklaratën për dënimin e gjuhës së urrejtjes, islamofobisë dhe narrativëve të rreme për boshnjakët dhe Bosnje e Hercegovinë” theksohet edhe përkushtimi për t’iu kundërvënë “kërcënimeve shoviniste ndaj paqes në Bosnje e Hercegovinë dhe për të dënuar çdo manifestim të gjuhës së urrejtjes ndaj boshnjakëve, serbëve, kroatëve dhe hebrenjve, romëve apo pjesëtarëve të çdo komuniteti tjetër në Bosnje e Hercegovinë”.

Duke dënuar imponimin e narrativit për “përplasje të civilizimeve”, në dokument thuhet se bëhet fjalë “për një fushatë dashakeqe demonizimi të boshnjakëve për shkak të faktit se ata në aspektin kulturor i përkasin edhe rrethit civilizues islam”.

“Nuk pranojmë krijimin e një diskursi për përplasjen e civilizimeve. Nuk e konsiderojmë identitetin islam si pengesë në rregullimin laik të shtetit. Boshnjakët i përkasin Evropës, prandaj mbështesim fuqishëm politika që na çojnë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Aty thuhet po ashtu se Bosnje e Hercegovina “nuk është dhe nuk mund të jetë një poligon për përplasje civilizimesh”.

“Historia e saj dëshmon për takimin e traditave, kulturave dhe feve. Për boshnjakët, Bosnja dhe Hercegovina është një shoqëri pluraliste dhe laike, ku identitetet e ndryshme fetare dhe etnike përbëjnë pjesë legjitime të qenies së saj historike dhe shoqërore. Nuk pranojmë polarizimin e shoqërisë boshnjake dhe krijimin e një diskursi për përplasje civilizimesh”, theksohet në deklaratë, duke shtuar se “Bosnja dhe Hercegovina dhe boshnjakët i përkasin Evropës dhe traditës së saj kulturore dhe historike”.

“Jemi të përkushtuar për të mbrojtur paqen dhe bëjmë apel që nënshkruesit e Marrëveshja e Dejtonit të ndajnë me ne këto vlera”, thuhet në dokument.

Në mesin e nënshkruesve janë edhe Denis Beqiroviq, kryesues i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ministër i Punëve të Jashtme, Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes, Zllatko Lagumxhija, ambasador i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, si dhe Husein Kavazoviq, udhëheqës i Bashkësisë Islamike në Bosnje. Nënshkrues janë edhe përfaqësues të pushtetit shtetëror dhe atij federal, udhëheqës të partive politike dhe institucioneve kulturore.

Iniciatorët për nënshkrimin e deklaratës janë Bashkësia Islame në Bosnje e Hercegovinë, Shoqata Kulturore Boshnjake “Preporod”, Shoqata Bamirëse Myslimane “Merhamet” dhe Këshilli i Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë (VKBI)./REL

millorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj