LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTI/ Berisha lexon urdhërin e gjykatës: Edi Rama është nën hetim dhe përgjim nga FBI për lidhjet e tij me McGonigal dhe Nezën

Kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë. 

30 Janar 2023, 12:26 Nga f.g
DOKUMENTI/ Berisha lexon urdhërin e gjykatës: Edi Rama është
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar sot një dokument të "Jurisë së Madhe" që ka marrë në ngarkim çështjen në ngarkim të ish-zyrtarit tëe FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. Berisha tha se Rama është në përgjim dhe hetim nga autoritetet amerikane, për çështjen McGonigal. Në dokumentin e cituar nga Berisha, i cili disponohet edhe nga Dosja.al, kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë. 

"Këto ditë, moria e lakejve kanë bërë gjithçka për t’u dezinformuar jo në mënyrën më të turpshme.
Ata ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt.
Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet.
Sidoqoftë, ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar.
Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.
Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës.
Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt.
Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:
-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon,
Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë:
Agron Neza, Lou Bladel- paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.
Pra, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, çdo person i lidhur me të, dhe kryeministri Edi Rama.
Çfarë do të thotë kjo? Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në historinë e saj.
Të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi.-tha Berisha ndër të tjera, referuar dokumentit që shihni më poshtë./Dosja.al

DOKUMENTI/ Berisha lexon urdhërin e gjykatës: Edi Rama është

edi rama charles mcgonigal sali berisha arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj