LIVE UPDATES
Politike

Dosja e Charles McGonigal/ PS me qëllim të qartë e deklarata të ndryshme, Balla 'pranon me kushte', Spiropali: S'ka çështje! Rama: Zero shanse

Një ditë më parë, drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni, pasi ekziston një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

17 Shkurt 2023, 15:17 Nga F.M
Dosja e Charles McGonigal/ PS me qëllim të qartë e deklarata
Charles McGonigal dhe Edi Rama

TIRANË- Skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka pushtuar mediat, Opozita ka organizuar protesta të fuqishme, ndërsa maxhoranca ka vetëm një qëllim: Si të shmangë ngritjen e Komisionit Hetimor për këë dosje!

Fokusi duket se është i qartë, por mënyra se sip o përpiqen ta shmangin këtë gjë, jo. Nga vetë kryeministri Edi Rama deri tek më ‘besnikët’ e tij, deklaratat kanë qenë kontradiktore.

I ftuar një natë më parë në “Opinion”, Rama deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai u shpreh se opozita nuk mund ta përdorë parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë bazë.

"Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës, por i Satanait. Por ta mbajnë për vete. Nuk kanë shans ta përdorin parlamentin në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme pa asnjë bazë. Nuk ka shans të pranohet Komisioni Hetimor se ka një cak,"-tha Rama.

Por ndryshe mendon Taulant Balla…

Një ditë më parë, drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni, pasi ekziston një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

Kryetari i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëdrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqarur se cilit vendim i referohej. Ai tha se çështja e kërkesës për komision hetimor është ende në Konferencën e Kryetarëve dhe se aty ka marrë pjesë vetëm Enkelejd Alibeaj, i cili nuk është as firmëtar.

“Vendimet e Gjykates Kushtetuese zbatohen automatikisht. Ndaj është ngritur një komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime. Pyetja që shtrohet është a do respektohen rregullat në Kuvendin e Shqipërisë? Sot të gjitha kërkesat e opozitës kanë marrë rrugë. Çështja e kërkesës për komision hetimor është ende në Konferencën e Kryetarëve. Kam pasur komunikim me ju dhe komunikimet me ju e bëjmë për të komunikuar edhe me ata që nuk i gjejmë që janë opozita. Në atë seancë të konferencës së kryetarëve ka marrë pjesë vetëm zoti Alibeaj dhe në fakt nuk ishte as firmëtar i asaj kërkese. Jemi gjendur përballë një fakti që me thënë të drejtën ne nuk bëjmë kurrë leksione gazetarie, sepse ju jeni pushtet i pavarur, por do kisha një pyetje publike për zotin Belind Këlliçi. Ai është deputet i Kuvendit. Në atë kërkesë për komision hetimor ka firmosur vetë? Sepse është dokument zyrtar. Nëse ka firmosur vetë, kam një pyetje për zotin Belind Këlliçi, di ta shkruash emrin tënd”, tha Balla.

Ndërsa për ministren Elisa Spiropali, nuk do të ketë komision hetimor, pasi nuk ka një çështje për tu hetuar. Ajo tha se kryeministri Edi Rama do të japë shpjegime në mocionin për debat për qytetarët, por çështje për ngritjen e një komisioni, nuk ka.

“Ju nuk po lejoni që zhvillimi i një mocioni me debat për këtë temë t'i vërë një kapak njëherë e mirë kësaj historie që nuk ka të bëjë me ne, por me situatën tuaj. Ju jeni bërë një ndihmës i 'Non grata'. Jeni kthyer në qiriun e një njeriu që nuk ka mundësi të kthehet kurrë në piramidën e lidershipit të vendit. Ju nuk meritoni përgjigje kështu siç jeni katandisur. Ai do të vijë për qytetarët shqiptarë për tu dhënë shqiptarë sepse ata meritojnë ta dijnë. Ju grupi i bilbilave që drejtoheni nga Spaho nuk meritoni asnjë përgjigje,”- tha Spiropali.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si bojekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

taulant balla edi rama ermonela felaj elisa spiropali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj