LIVE UPDATES
Politike

Dosja McGonigal/ Rama: Se di ç'ka përfituar me Nezën, me mua nuk kanë folur kurrë. Duçkën e mora se kishte njohje, i kërkova ti shfrytëzonte...

Edi Rama tha se në takimet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI nuk ka pasur komunikime për oligarkun rus dhe vetë ai nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-ve. 

2 Shkurt 2023, 21:12 Nga k.m.
Dosja McGonigal/ Rama: Se di ç'ka përfituar me Nezën, me
Charles McGonigal dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar që ai personalisht apo qeveria të ketë pasur lidhje me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili është i përfshirë në çështjen e ish-agjentit të Charles McGonigal. Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Rama tha se në takimet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI nuk ka pasur komunikime për oligarkun rus dhe vetë ai nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-ve. 

"Mediat nuk thonë asgjë të tillë. Nuk kanë sesi ta bëjnë kur aktakuza nuk e ka. Nëse unë apo ne na ka shpëtuar ndonjë resht mund ta shfaqni. Unë iu siguroj që nuk ka asnjë rresht për këtë. Madje për herë të parë e kam marrë vesh kur jam pyetur nga një gazetar amerikan. Rasti i ish-zyrtarit të FBI, aktakuza ka të bëjë sesi i ka zbatuar ai rregullat dhe kodet etike të FBI. Jo sesi i kam zbatuar unë apo ne. A është etike që unë ta takoj me dy biznesmen? Kjo nuk ka ndodhur. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. I kam thënë byjrum mirë se keni ardhur. Së pari unë flas këtu për çfarë marrëdhënie kam pasur unë me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Nuk jam njeriu që duhet të pyetet nëse ka përfituar gjë ai tjetri. Ai ka qënë kështilltari im, e kam ftuar unë duke e njohur në kushtet e njohjes si zv.ministër i Energjisë. Ka njohje dhe kontakte që i kam thënë që t'i vendosë në të mirë të vendin tonë,"-tha Edi Rama.

PJESË NGA INTERVISTA E PLOTË:

Grida Duma: Oligarku shfaqet bashkë me kompaninë te Shushica, fonde, investitor strategjik në Divjak etj. Ju nuk keni ditur që ka qen një oligark rus, nuk keni ditur që Agron Neza është biznesmen, që Duçka që fiton nga tenderimet shqiptare. Këta nuk kanë fituar?

Rama: Nga cili tenderim ka fituar Duçka, unë skam dijeni por ju duhet të më provoni të kundërtën. Në rastin e personit tjetër, ai ka ardhur këtu me ish zyrtarin e lartë të FBI, skam pasur njohje më parë. Në aktakuzë flitet për një borxh të marrë mes të dyve dhe asgjë tjetër nga ato që thuhen këtu prej ditësh. Kjo është mbarsja e një mali të madh do të pjellë një bisht miu.

Duma: Në atë që Zëri i Amerikës thotë, që nuk dihet pse kryeministri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI në prani të personave privatë, në faktin që këta individë, zoti Nezaj thuhet se informacionet për partinë tjetër i ka marrë në zyrën tuaj.

Rama: Unë nuk komentoj komentatorët, Zëri i Amerikës është komentar, në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë. Është interesant si pikturohet kjo panoramë gënjeshtrash. Duke aluduar se ajo ç’ka ka ndodhur me hetimin dhe skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë këtu është një sajesë që lidhet me takimin tim me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Së pari, unë atë skandal e kam marrë vesh në publikimin e BIRN. Edhe në aktakuzë nëse e shihni, datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur këtu në Shqipëri bëhej nami në media për atë skandal. Po e them troç dhe copë, nuk kam pasur asnjë lloj dokumenti më shumë dhe ne këtu nuk kemi pasur ndonjë gjë tjetër se që ka zbuluar BIRN. Po ta kishim do t’ja jepja zyrtarit të lartë të FBI-së, apo nëse do më thoshin kjo nuk është për mua, do thoja për kë është kjo dhe ku duhet ta çoj. Bëhet fjalë për iinfluencë ruse përmes PD për të rrëzuar qeverinë. Nuk e kam bërë se nuk kam pasur asnjë informacion më shumë sesa kanë dalë nëpër media

Duma: Pra ajo që thuhet në aktakuzë, nuk ka lidhje me çështjen Muzinë dhe me atë që opozita ju thotë juve që nongrata është financuar nga ju?

Rama: Nuk ka lidhje me mua apo me qeverinë që un drejtoj, se kush ka lobuar, kjo nuk është çështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj. Asnjë herë nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë se nuk kam pasur, po ta kisha do e bëja.

Duma: Ju thatë që s’është diskutuar kurrë me zyrtarin e FBi dhe prezencë të këtyre personave për çështje biznesi, ndërkohë në aktakuzë thuhet që ju ka thënë kujdes me dhënë koncesione me biznese ruse se është e rrezikshme.

Rama: Kemi folur për influencën ruse, por nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë.

edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit